LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Ukraina druhet për lodhje prej luftës në Perëndim

Vëmendja ndërkombëtare është zhvendosur nga lufta në Ukrainë në konfliktin në Lindjen e Mesme. Ndërkohë mbështetësit perëndimorë të Ukrainës po tregojnë shenja rraskapitjeje. A do ta braktisin ata Kievin?

21 Tetor 2023, 08:26 Nga I.A
Analiza e DW: Ukraina druhet për lodhje prej luftës në
Zelensky dhe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA, Joe Biden ka premtuar të mbështesë Ukrainën "për aq kohë sa është e nevojshme". Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri jehonë kësaj deklarate, e cila u përfshi edhe në komunikatën përfundimtare të samitit të fundit të NATO-s.

Por që nga sulmi terrorist i Hamasve kundër Izraelit më 7 tetor, është shfaqur një krizë e re ndërkombëtare që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik global. Dhe konflikti në Lindjen e Mesme mund të lidhë burimet e atyre që mbështesin veçanërisht Ukrainën, për shembull, SHBA.

Nga kjo do të përfitonte Rusia. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski së fundmi u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të mos e ndërpresin mbështetjen e tyre, duke deklaruar se Rusia do të përpiqet të shfrytëzojë situatën në Lindjen e Mesme.

Si do të ndikojë konflikti mes Hamasve dhe Izraelit në luftën në Ukrainë

Sigurisht, SHBA mund të përballen me të dyja krizat njëkohësisht, ishte përgjigja e Bidenit ndaj pyetjes së një gazetari, duke shtuar: "Nëse nuk e bëjmë ne, kush do ta bëjë?" Bideni, megjithatë, është në mosmarrëveshje me republikanët në vend, të cilët duan të shkurtojnë ndihmën për Ukrainën. Në çdo rast, me kaosin që mbretëron aktualisht në Kongres, tani për tani nuk do të arrijnë më para të reja në Ukrainë.

Politologu Johannes Varwick i Universitetit të Halle-s beson se vëmendja qe zhvendosur në SHBA shumë kohë përpara se të shpërthente kriza e fundit në Lindjen e Mesme. Ka "konkurrencë për vëmendje dhe burime. Nuk mendoj se lojtarët kryesorë do të ndalojnë së mbështeturi Ukrainën tani, por përparësitë do të ndryshojnë," tha ai për DW.

Mbështetja dobësohet edhe në Evropë

Solidariteti me Ukrainën është gjithashtu në rënie në Evropë. Qeveria polake kërcënoi përkohësisht se do të pezullonte dërgesat e armëve, e zemëruar nga importet e lira të grurit ukrainas. Sllovakia, e cila deri tani ishte gjithashtu një mbështetëse e fortë e Ukrainës, së fundmi ka parë fitoren elektorale të Robert Ficos, i cili gjatë fushatës së tij premtoi se nën udhëheqjen e tij Sllovakia nuk do ta furnizonte me "asnjë të shtënë municioni" Ukrainën, ndërsa bëri thirrje për marrëdhënie më të mira me Rusinë. Hungaria nuk i pranoi kurrë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe vazhdon të blejë gaz rus. Kryeministri Viktor Orban po përpiqet gjithashtu në mënyrë aktive të bllokojë BE-në që të sigurojë ndihmë të mëtejshme financiare për Ukrainën.

Në Perëndim në tërësi, "mbështetja për Ukrainën tashmë është zbehur, kohezioni po shkatërrohet, zërat po rriten duke bërë thirrje për një "paqe të diktuar'", ku një Ukrainë më e dobët do të detyrohej të pranonte kushtet e vendosura nga një Rusi më e fortë, tha eksperti i politikave dhe deputeti konservator Roderich Kiesewetter për DW. Ndërsa Roman Goncharenko i seksionit ukrainas të DW tha gjithashtu së fundi për programin "To the Point" të DW: "Ka zhgënjim në Ukrainë që Perëndimi është lodhur".

A është e mundur një fitore ushtarake ukrainase?

Dorëzimi i armëve perëndimore i ka lejuar Ukrainës që në mënyrë të përsëritur të arrijë sukses të kufizuar ushtarak në kundërofensivat e saj, por deri tani asnjë përparim nuk është materializuar.

Edhe një herë, Presidenti Zelenski i kërkon Perëndimit armë, si avionë luftarakë. Nga Gjermania ai kërkon raketa Taurus. Por kancelari Scholz nuk është i gatshëm t'i japë ato. Dhe një shumicë prej 55% e gjermanëve të anketuar së fundmi nga instituti demoskopik YouGov mbështesin vendimin e tij.

Por hezitimet e vazhdueshme janë pikërisht problemi, beson Kiesewetter: "Ofensiva çlirimtare po pengohet nga vetë Perëndimi, sepse po jep shumë pak, shumë vonë," argumenton ai. "Një numër i mjaftueshëm i armëve superiore dhe precize mund të kthejë valën."

Rusia pret kthimin e Trumpit

Kremlini, nga ana e tij, po luan me kohën, duke shpresuar që Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA dhe se kjo do të sjellë fundin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën.

Për evropianët, kompensimi i kësaj humbjeje "thjesht nuk është i mundur në aspektin e përmasave", thotë Johannes Varwick, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë pothuajse 50 miliardë euro vetëm ndihmë ushtarake, ndërsa Gjermania mbështetja e dytë më e rëndësishme, ka kontribuar me rreth 12 miliardë euro.

"Nëse SHBA ndalon ose redukton masivisht mbështetjen e saj, Ukraina do të ketë një problem që evropianët nuk do të jenë në gjendje ta mbulojnë”, pranoi i dërguari i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell.

Ukraina refuzon marrëveshjen e paqes në këmbim të tokës

Lodhja nga lufta në Perëndim ushtron presion mbi politikanët dhe diplomatët që kërkojnë përfundimin e luftës përmes negociatave. Johannes Varwick beson se një paqe e negociuar është gjithsesi e pashmangshme. Në këtë proces, thotë ai, duhet të ketë gjithashtu negociata "për ndryshime territoriale në Ukrainë, për neutralitetin e Ukrainës". "E gjithë kjo duhet të hidhet në tryezë sot dhe jo nesër. Në fakt, duhet të kishte ndodhur dje. Por tani është koha për të nisur ato iniciativa."

Megjithatë, sipas Roman Goncharenkos të DW, një zgjidhje e bazuar në formulën "tokë për paqe" nuk do të kishte asnjë shans për t'u pranuar në Ukrainë: "Shumë gjëra kanë ndodhur, vuajtjet kanë qenë shumë të mëdha. Ky do të ishte një shpërblim për Rusinë. "

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi johannes varwick joe biden

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë