LIVE UPDATES
Bota

Ndotja e Badocit me mangan: Çka e shkaktoi dhe çfarë pasojash mund të ketë?

Vlerat e shtuara të manganit në ujin e Liqenit të Badocit vijnë si pasojë e faktorëve natyrorë dhe njerëzorë, thotë eksperti i ujërave, Skënder Bublaku. Bublaku thotë se si “liqen relativisht i vjetër”, janë disa faktorë që bëjnë që në Liqenin e Badocit të mund të shfaqet herë pas here mangani në vlera më të larta.

21 Tetor 2023, 09:50 Nga I.A
Ndotja e Badocit me mangan: Çka e shkaktoi dhe çfarë pasojash
Badoci

PRISHTINË- Rreth 18 kilometra rrugë e ndajnë qendrën e Prishtinës nga Liqeni i Badocit, prej ku bëhet furnizimi me ujë të pijshëm. Ky liqen artificial ishte ndërtuar në vitet e 60-ta për ta furnizuar me ujë qytetin e Prishtinës. Por, më 19 tetor, sasia e madhe e detektuar e elementit kimik, mangan, bëri që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të kërkojë nga qytetarët që furnizohen me ujë nga fabrika e ujit e këtij liqeni, të mos e përdorin atë për pije dhe gatim.

Vlerat e shtuara të manganit në ujin e Liqenit të Badocit vijnë si pasojë e faktorëve natyrorë dhe njerëzorë, thotë eksperti i ujërave, Skënder Bublaku. Bublaku thotë se si “liqen relativisht i vjetër”, janë disa faktorë që bëjnë që në Liqenin e Badocit të mund të shfaqet herë pas here mangani në vlera më të larta.

“Fillimisht, ajo është një zonë relativisht e pasur me minerale. Liqeni e ka pasur një problem teknik prej fillimit, marrja e ujit bëhet relativisht ulët, afër fundit të liqenit. Dhe kjo e bën gjithmonë problematike prezencën e metaleve në tokë, në krahasim me liqenet e tjera”, thotë Bublaku për Radion Evropa e Lirë.

Bublaku thotë se, për t’u zgjidhur ky problem, Kosova duhet të investojë në atë mënyrë që të “mundësohet ndërrimi i marrjes së ujit nëpër nivele të ndryshme të liqenit”.

Por, deri kur të bëhet një investim i tillë, ai paralajmëron se duhet të bëhet më shumë kujdes.

“Aktivitetet njerëzore duhet të reduktohen, për shkak se në kuptimin natyror, ky liqen është pak më i rrezikuar si pasojë e përbërjes gjeologjike të tokës”, thotë Bublaku.

Ambientalistja Valbonë Mustafa ka tentuar disa herë ta zhbëjë një dëm të shkaktuar nga njerëzit përreth këtij liqeni – duke hequr mbeturina.

Bashkë me një grup ambientalistësh, ajo ka pastruar katër herë liqenin dhe ka shpërndarë në rrjete sociale rezultatin: grumbuj thasësh të mbushur përplot me mbeturina.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur IKPSHK-në lidhur me shkaqet që kanë çuar në ngritjen e nivelit të manganit dhe rreziqet që mund t’i sjellë ai, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Bublaku thotë se mangani “shfaqet pothuajse në të gjitha resurset dhe aty ku nuk i kalon vlerat, nuk është problematik”.

“Pra, mangani është shfaqur edhe më herët, do të shfaqet edhe më vonë, por varet se sa është përqendrimi i tij në ujë”, thotë Bublaku.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mangani është një element esencial për shumë gjallesa, përfshirë këtu edhe njerëzit. Por, “efekte të padëshirueshme në shëndetin e njerëzve mund të shkaktohen nga marrja e pamjaftueshme ose ekspozimi i tepërt [ndaj manganit]”.

Departamenti qeveritar i Kanadasë për Shëndetësi, HealthCanada, thotë se mënyra më e lehtë e absorbimit të këtij elementi është përmes ujit të pijes.

Por, ky departament shton se nëse uji që ka nivele më të larta të manganit sesa që lejohet konsumohet vetëm për periudha të shkurtra kohore, “nuk ka gjasa të shkaktohet ndonjë problem shëndetësor”.

E nëse pirja e ujit të kontaminuar me nivele më të larta të manganit bëhet për një periudhë më të gjatë kohore, atëherë mund të shfaqen probleme shëndetësore.

“Fëmijët dhe të rriturit që pinë ujë me nivele të larta mangani për një kohë të gjatë, mund të kenë probleme me kujtesë, përqendrim dhe aftësi motorike. Foshnjat (nën një vjeç) mund të kenë probleme të të mësuarit dhe sjelljes nëse pinë ujë me shumë mangan në të”, thuhet në uebfaqen e Departamentit të Shëndetësisë në Minesota të SHBA-së.

IKPSHPK-ja nuk ka treguar se për sa kohë mund të ketë ekzistuar ky problem me nivele më të larta të manganit në ujë dhe se në çfarë niveli ka qenë përqendrimi i këtij elementi.

Edhe në të kaluarën, banorëve të Kosovës u është kërkuar që të mos e pinë ujin e ujësjellësit – veçanërisht kur ka pasur vërshime.

Vitin e kaluar, rreth 450 qytetarë të Kaçanikut dhe Hanit të Elezit kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga pirja e ujit të ujësjellësit, që ka pasur nivel të lartë të baktereve.

Në atë kohë, Burbuqe Nushi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka thënë për REL-in se në disa prej fshatrave të asaj zone, ujësjellësi nuk është në menaxhim të askujt. E ndërkohë, në vitin paraprak, më 2021, rreth 1.600 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar gjithashtu ndihmë mjekësore shkaku i ujit të konsumuar.

Marrë nga REL

liqeni i badocit valbonë mustafa ikpshk

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë