LIVE UPDATES
Bota

Lufta Izrael-Hamas, vazhdojnë protestat pro-palestineze të studentëve në SHBA dhe Evropë

Studentët e Universitetit Kolumbia po vazhdojnë protestën të premten. Administratorët dhe policia në universitete nga Kalifornia në Konektikat po bëjnë përpjekje t’u japin fund protestave gjatë të cilave ka pasur edhe përleshje me policinë dhe janë bërë qindra arrestime.

27 Prill 2024, 07:53 Nga M.B
Lufta Izrael-Hamas, vazhdojnë protestat pro-palestineze të
Foto ilustruese

SHBA- Protestat e studentëve pro-palestinezë po vazhdojnë edhe sot në universitetet amerikane. Ndërsa protesta në Universitetin e Kolumbias hyri në ditën e 10, Universiteti i Kalifornisë Jugore anuloi ceremoninë e diplomimit. Protestat që janë përhapur në gjithë vendin kanë përfshirë tashmë edhe universitetet e Uashington. Kolegia jonë Keida Kostreci ndodhet në Universitetin George Washington, ku që dje janë mbledhur studentë nga disa universitete, në protestën më masive në kryeqytetin e vendit.

Studentët e Universitetit Kolumbia po vazhdojnë protestën të premten. Administratorët dhe policia në universitete nga Kalifornia në Konektikat po bëjnë përpjekje t’u japin fund protestave gjatë të cilave ka pasur edhe përleshje me policinë dhe janë bërë qindra arrestime.

Zyrtarët e Kolumbias po negociojnë me studentët protestues të cilët nuk duket se do të tërhiqen. Universitete të tjera kanë vendosur të kërkojnë ndërhyrjen e policisë. Në Universitetin e Indianës në Blumington, pas ngritjes së kampit me tenda të enjten, policia ndërhyri me dhunë dhe arrestoi 33 studentë.

Disa orë më vonë, policia shkatërroi një kamp me tenda në Universitetin e Konektikatit dhe arrestoi një person. Protesta të ngjashme po mbahen edhe në vende të tjera. Studentët bllokuan të premten hyrjen e universitetit 'Sciences Po' të Parisit, duke kërkuar që institucioni të dënojë veprimet e Izraelit.

Duke brohoritur në mbështetje të palestinezëve, studentët vendosën flamuj palestinezë në dritare dhe mbi hyrjen e ndërtesës. Zyrtarët e Universitetit nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

"Ne kërkojmë, ashtu siç është traditë në universitetin tonë, të dënohet shkelja e ligjit ndërkombëtar, mirëpo ata nuk kanë thënë gjë për atë që Izraeli po bën me palestinezët”, thotë Hichami, student në këtë universitet.

Në përpjekje për të mos lejuar situata të ngjashme, Universiteti i Harvardit në Masaçusets ka mbyllur shumicën e hyrjeve para fillimit të mësimit të hënën dhe ka kufizuar qasjen në hapësirat e saj edhe të njerëzve që kanë karta identiteti të kësaj shkolle. Universiteti i Harvardit gjithashtu ka vendosur tabela që paralajmërojnë kundër ngritjes së kampeve pa leje.

"Kjo është tepër zhgënjyese. Kjo ka qenë ndoshta një nga kohët më të këqija që myslimanët, komuniteti arab, komuniteti i Azisë Jugore kanë përjetuar përsa i përket shtypjes së zërit të tyre", thotë Asmer Safi, student i Harvardit nga Pakistani.

Disa studentë hebrenj thonë se protestat janë kthyer në antisemitizëm dhe i kanë bërë ata të kenë frikë të shkojnë në universitet. Kjo, pjesërisht, ka nxitur thirrjet për ndërhyrjen e policisë.

"Unë mendoj se problemi është se nuk po bëhet dallimi mes kritikave të arsyeshme ndaj Izraelit me mbështetjen e sulmit të Hamasit të 7 tetorit. Nëse në këto protesta ka thënie të tilla si 'nga lumi në det' ose 'globalizoni Intifadën' që është antisemite për studentët hebrenj, dhe fakti që disa nga këta njerëz vazhdojnë t'i thonë këto gjëra është pak shqetësues për mua", thotë Ely Hahami, student hebre i Harvardit nga Nju Jorku.

Përpjekjet e administratës të Harvardit nuk i penguan protestuesit që megjithatë të ngrinin një kamp me 14 tenda të mërkurën, pas pezullimit nga universiteti të Komitetit të Solidaritetit për Palestinën në Harvard. Protestuesit që kanë ngritur kampe në universitete në të gjithë vendin po kërkojnë që shkollat të ndërpresin lidhjet financiare me Izraelin dhe të largohen nga kompanitë që ata thonë se po mundësojnë konfliktin në Gazë. Në disa raste po kërkohet distancim edhe nga shteti i Izraelit.

Ndërsa vazhdojnë protestat, po afrohet koha për mbajtjen e ceremonive të diplomimit që zakonisht mbahen në fillim të muajit majit, duke ushtruar trysni mbi shkollat për të larguar kampet e demonstruesve. Zyrtarët e Universitetit 'Columbia' në Nju Jork thanë se negociatat me studentët demonstrues po tregonin përparim ndërsa ata i afroheshin afatit të tyre që përfundon sot për të arritur një marrëveshje për heqjen e kampit të protestuesve.

Megjithatë, dy autobusë të policisë ishin parkuar pranë Universitetit dhe kishte një prani të dukshme të sigurimit privat dhe policisë në hyrje të Universitetit. Universiteti Politeknik Shtetëror i Kalifornisë, 'Humboldt', ka negociuar me studentët që janë bllokuar brenda një ndërtese që nga e hëna, duke kundërshtuar përpjekjen e policisë për t'i larguar ata./ VOA

protestat pro-palestineze

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj