LIVE UPDATES
Bota

Nënshkruhet në Paris! Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Gjatë ceremonisë në Paris më 26 prill, ministrat e Mbrojtjes të Francës dhe Gjermanisë, Sebastien Lecornu dhe Boris Pistorius, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, që parasheh ndarje 50-50 në prodhimin e tankeve të avancuara luftarake që quhen Sistemi Kryesor i Luftimeve Tokësore (MGCS).

26 Prill 2024, 19:02 Nga M.B
Nënshkruhet në Paris! Franca dhe Gjermania arrijnë
Ministrat e Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Francës, Boris Pistorius dhe Sebastien Lecornu gjatë ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit.

PARIS- Franca dhe Gjermania arritën pajtim për të prodhuar së bashku gjeneratën e re të tankeve luftuese, të pajisura me inteligjencë artificiale dhe teknologji të laserit, tanke që besohet se do të ndryshojnë luftimet. Gjatë ceremonisë në Paris më 26 prill, ministrat e Mbrojtjes të Francës dhe Gjermanisë, Sebastien Lecornu dhe Boris Pistorius, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, që parasheh ndarje 50-50 në prodhimin e tankeve të avancuara luftarake që quhen Sistemi Kryesor i Luftimeve Tokësore (MGCS).

Shtyrja përpara e këtij projekti ndodh në kohën kur Berlini dhe Parisi duan që të tregojnë unitet pas një sërë mosmarrëveshjes lidhur me mënyrën se si të mbështetet Ukraina në luftën e saj kundër Rusisë. Më 2017, Gjermania dhe Franca ishin pajtuar që të zhvillonin gjeneratën e re të tankeve luftuese si pasardhës të tankeve franceze, Leclerc, dhe atyre gjermane, Leopard, duke nisur nga viti 2040.

Por, planet për tanke u përballen me vonesa dhe me rivalitet mes kompanive franceze dhe gjermane, përderisa Berlini dhe Parisi kishin edhe prioritete të ndryshme. Në mars, dy ministrat njoftuan në Berlin se ata kanë arritur të zhbllokojnë projektin që kishte ngecur, duke u pajtuar që të ndanin punën mes dy shteteve.

“Nënshkrimi i sotëm është një arritje e madhe”, tha Pistorius për gazetarët.

“Kjo nuk ka të bëjë me tanket e së ardhmes, por për të ardhmen e tankeve”, shtoi Lecornu.

Ky sistem tankesh do të ketë teknologjinë e fundit dhe mund të nxisë një epokë të re të luftimeve tokësore. Tanket MGCS nuk janë vetëm autoblinda, por një sistem makinash që mund të manovrohen edhe me telekomandë. Po ashtu, tanket do të pajisen edhe me dronë, por do të përdorin edhe inteligjencën artificiale dhe teknologjinë e laserëve.

Me shtetet e tjera që dëshirojnë të kenë teknologji të tillë dhe t’i bashkohen një projekti të tillë, Pistorius tha se projekti do të jetë i hapur për partnerët, por që shtetet tjera duhet të arrijnë marrëveshje kontraktuese me prodhuesit francezë dhe gjermanë./ REL

franca gjermania

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës