LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Iran bllokon ndihmën humanitare private të SHBA-së për Ukrainën

Organizata nis zakonisht një deri në dy kontejnerë me ndihma nga Shtetet e Bashkuara, dhe secila i ka nga 20 tonë me ndihma.

7 Prill 2026, 08:15 Nga D.S

Lufta në Iran bllokon ndihmën humanitare private të SHBA-së

Fluksi i ndihmës humanitare vullnetare nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë – linjë kritike për komunitetet në vijën e frontit – është në presion në rritje, pasi komplikimet që i ka shkaktuar lufta në Iran janë duke ndikuar në rrjetin global të transportit.

Organizatat bamirëse me seli në Shtetet e Bashkuara dhe grupet tjera vullnetare i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se dërgesat me furnizime janë shtyrë me javë dhe çmimet e transportit janë rritur dukshëm – duke rezultuar me zgjedhje të vështira, mes financimit të transportit dhe blerjes së pajisjeve thelbësore.

Për disa organizata, sistemi është në pikën e thyerjes.

Konflikti që po vazhdon në Iran e ka goditur rëndë transportin ndërkombëtar, sidomos përmes Ngushticës së Hormuzit, pikë kritike përmes së cilës transportohet 20 për qind e naftës dhe gazit botëror.

Cenimi i sigurisë në Detin e Kuq i ka detyruar anijet që të marrin rrugë më të gjata, çka ka shkaktuar vonesa dhe rritje të kostove të transportit të mallrave.

“Shpresë për Ukrainën”, një organizatë joqeveritare me seli në Nju Xhersi, e cila dërgon ndihma humanitare dhe mjekësore për civilët dhe pjesëtarët në zonat e zonës, ka thënë se dërgesat po marrin shumë më shumë kohë për të arritur në Ukrainë.

Kontejnerët me furnizime mjekësore dhe pajisje të energjisë po vonohen për tri javë shtesë, duke i zgjatur periudhat e transitit për pothuajse një muaj.

“Këto pajisje janë thelbësore”, ka thënë Yuriy Boyechko, shef i organizatës, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ato pajisje i mbajnë gjallë klinikat dhe zonat e strehimit. Kur ka vonesa të tilla atëherë krijohen hapësira shumë të rrezikshme”.

Organizata nis zakonisht një deri në dy kontejnerë me ndihma nga Shtetet e Bashkuara, dhe secila i ka nga 20 tonë me ndihma. Për dallim prej ndihmës qeveritare, këto dërgesa varen prej donacioneve private dhe rrjeteve të vullnetarëve.

Por, paqartësitë tani sa shkojnë e rriten. “Rrugët e transportit janë ndryshuar krejtësisht”, ka thënë Boyechko.

“Anijet duhet të bëjnë rrugë më të gjata. Kjo do të thotë më shumë vonesë për njerëzit që nuk e kanë luksin të presin”.

Në mesin e furnizimeve më kritike janë gjeneratorët me energji diellore – marrë parasysh që infrastruktura e energjisë shënjestrohet vazhdimisht nga Rusia.

Organizata “Shpresë për Ukrainën” i shpërndan gjeneratorët në rajonet ku ka luftë dhe zona ku ka ndërprerje të mëdha të energjisë, pra ku qasja në rrymë është e kufizuar.

“Ne nuk dërgojmë ushqim, atë e blejmë në zonat lokale”, ka thënë Boyechko.

“Ne dërgojnë pajisje në të cilat nuk kanë qasje ukrainasit, sidomos pajisje të energjisë”.

Sipas tij, çdo vonesë ka pasoja humanitare.

“Çdo javë shtesë nënkupton që njerëzit mbeten pa rrymë”, ka thënë ai. “Pas dimrit që patëm, me aq shumë infrastrukturë të shkatërruar, kjo shndërrohet në krizë të energjisë për këto komunitete”.

Pa rrymë, klinikat punojnë me vështirësi, dhe bëhet e vështirë që të gjenden edhe gjërat më bazike.

Vonesat po ndikojnë gjithashtu në dërgesat e skuterëve elektrikë për lëvizje - një burim kyç për popullsinë në rritje të të amputuarve të luftës në Ukrainë.

Sipas Boyechkos, Ukraina u ka më shumë se 120.000 të amputuar si rezultat i luftës së nisur nga Rusia më 2022.

“Për ata, çdo vonesë nënkupton më shumë kohë pa pavarësi. Është sikur të presësh për diçka thelbësore në përditshmëri”.

Në të njëjtën kohë, rritja e çmimeve të transportit sa shkon e rritet. Pas më shumë se dy vjetëve të normave më stabile, organizata “Shpresa për Ukrainën” është njoftuar për rritje çmimesh prej 1 prillit.

“Po shohim 10-25 për qind rritje”, ka thënë Boyechko.

Për organizatat që operojnë me buxhet të kufizuar, ndikimi është i menjëhershëm.

“Kjo nënkupton që duhet t’i ridrejtojmë fondet. Paratë që do të shkonin për gjeneratorë dhe pajisje mjekësore tani duhet ta mbulojnë koston e transportit”.

Kështu zvogëlohet shkalla e ndihmës për Ukrainën, pavarësisht rritjes së kërkesës.

Krejt kjo situatë po e prek edhe prokurimin. Komponentët që sigurohen prej jashtë shtetit po vonojnë më shumë për të arritur në depot e SHBA-së, duke ngadalësuar të gjithë zinxhirin e furnizimit.

“Nuk po vonohen vetëm dërgesat nga SHBA-ja në Ukrainë. Edhe sigurimi i pajisjeve në depo po bëhet me vështirësi. Vonesa ka në gjithë zinxhirin”.

Edhe organizatat tjera vullnetare me seli në SHBA, që mbështesin Ukrainën, tregojnë se janë të shqetësuara për pasojat që mund t’i shkaktojë kjo situatë.

Aktivistët amerikano-ukrainas, grup që ofron pajisje mbrojtëse dhe pajisje tjera për rajonet e linjës së frontit, veçse është në hall.

“Së fundmi na është dashur të bëjmë porosi për pajisje mbrojtëse, të cilat kanë kaluar nëpër shumë faza para se të arrinin në Ukrainë”, ka thënë Nadia Shaporynska, presidente e grupit.

Aranzhime të tilla i rrezikojnë dërgesat, pasi ato janë të ekspozuara në faza të ndryshme.

Edhe dërgesat me aeroplanë – që realizohen më shpejt dhe janë më të qëndrueshme – kanë treguar shenja të ngadalësimit.

“Ne shpresojmë që dërgesat e radhës do të arrijnë në kohë”, ka shtuar ajo.

Tani për tani, ndihma po shkon, por më ngadalë dhe me çmime më të larta, në një situatë që sa shkon e bëhet më e paqartë./REL

iran shba ukraine

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët