LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Rripin e Gazës, OKB: Gjendja humanitare, më shumë se katastrofike

Luftës mes Izraelit dhe Hamasit terrorist nuk po i duket fundi, me pasoja të tmerrshme për palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës. Mungojnë ushqimet. OKB-ja vë alarmin.

7 Shtator 2024, 08:00 Nga M.B
Lufta në Rripin e Gazës, OKB: Gjendja humanitare, më shumë
Foto ilustruese

GAZA- Gjendja humanitare në Rripin e Gazës, sipas OKB-së, vazhdon të jetë "më shumë se katastrofike". Mbi një milionë palestinezë që nga gushti nuk kanë marrë më racione ushqimi përmes rrugëve humanitare, vuri në dukje zdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric në Nju Jork. Si rrjedhojë numri i vakteve të gatuara në ditë krahasuar me muajin korrik është ulur me 35 përqind në 450.000. Dujarric pakësimin e furnizimeve e lidh pjesërisht me urdhërat e shpeshta për evakuuim të ushtrisë së Izraelit. Si rrjedhojë të paktën 70 nga 130 kuzhina janë detyruar, ose ta ndërpresin punën ose ta zhvendosin atë në vende të tjera.

Partnerët e OKB-së në muajin e dytë radhazi nuk kanë më rezerva të mjaftueshme ushqimore, për të plotësuar nevojat në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës. Si arsye për mungesat kritike me ndihma Dujarric përmendi edhe rrugët e dëmtuara, kufizimet në akses si dhe shkatërrimin e rendit në këtë rajon. Zëdhënësi i OKB-së tërhoqi vëmendjen gjithashtu, se përfaqësuesit ndërkombëtar të mediave edhe njëmbëdhjetë muaj pas luftës ende e kanë të ndaluar të udhëtojnë në Rripin e Gazës, për të raportuar lidhur me pasojat e luftës.

Lufta Izrael-Hamas pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, ku sipas të dhënave u vranë 1205 vetë dhe 251 u morën peng. Sipas të dhënave të fundit izraelite ende 97 pengje ndodhen në duart e Hamasit dhe grupimeve të tjera militante palestineze, 33 prej tyre sipas këtyre të dhënave kanë vdekur. Si reagim ndaj sulmit të HamasitIzraeli është kundërvënë në mënyrë masive ushtarakisht kundër objekivave në Rripin e Gazës. Sipas Hamasit gjatë kësaj periudhe janë vrarë mbi 40.800 vetë. Këto shifra nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura. Hamasi klasifikohet nga Izraeli, SHBA dhe Bashkimi Europian si organizatë terroriste.

"Fare pranë" një armëpushimi?

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken, insistoi ndaj Izraelit dhe Hamasit, që më në fund të bien dakord për armëpushim në Rripin e Gazës. "Pas asaj që pashë, kjo është arritur gati 90 përqind", tha Blinken duke iu referuar përparimeve të bëra në bisedime. "Varet nga të dyja palët që më në fund të thonë një Po", shtoi ai gjatë një konference shtypi në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince. SHBA gjatë ditëve të ardhëshme do të japin propozime përmes ndërmjetësuesve Katarit dhe Egjipitit, me shpresë për marrëveshje.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu i hodhi poshtë vlerësimet e Blinkenit: "Ne nuk jemi pranë marrëveshjes", theksoi ai në televizionin e SHBA-së, Fox News duke iu referuar mundësisë për një marrëveshje armëpushimi.

Baerbock: Të mos nxitet spiralja e dhunës

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, deklaroi gjatë një vizite në Izrael, se vetëm strategjia ushtarake në Rripin e Gazës nuk e zgjidh konfliktin. Kjo ka treguar, se një strategji e tillë e rrezikon edhe më shumë jetën e pengjeve të mbetura atje, tha Baerbock. Duhet bërë gjithçka, që pengjet të lirohen. Ajo tha, se e kupton dilemën e sigurisë që ka Izraeli, por mund të gjenden zgjidhje për këtë. "Eshtë i nevojshëm një armëpushim", theksoi Baerbock. Fundjavën e kaluar u gjetën të vdekur gjashtë nga pengjet e rrëmbyera.

Baerbock kritikoi hapur qendrimin e qeverisë së Izraelit në Jordanin Perëndimor. Izraeli duhet të reagojë më "fuqishëm dhe hapur kundër akteve të dhunës të kolonëve radikalë", kërkoi Baerbock në bisedë me homologun e saj në Tel Aviv Israel Katz. "Kush sulmon njerëzit, i dëbon ata nga shtëpitë e tyre apo i vret, duhet të përgjigjet dhe të dënohet ashpër." Izraeli duhet të heqë dorë nga projektet e shtrirjes së vendbanimeve në  Jordanin Perëndimor, këto janë "ilegale", theksoi Baerbock./ DW

gaza

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën