LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë, Biden: Agresioni rus ka shkaktuar pasoja që ndikojnë në sigurinë ushqimore

Biden do të merret edhe me shqetësimet e hemisferës jugore, duke përfshirë krizën e klimës, varfërinë dhe gjendjen e refugjatëve.

16 Shtator 2023, 19:35 Nga f.i
Lufta në Ukrainë, Biden: Agresioni rus ka shkaktuar pasoja që
Joe Biden

SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden shkon në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork javën e ardhshme, ku ai do të përpiqet të konsolidojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, shumë vende të pjesës jugore të globit kërkojnë të tërheqin vëmendjen drejt sfidave të zhvillimit dhe krizave të tjera ndërkombëtare.

Pas vizitës së tij historike në Vietnam dhe takimit të 20 vendeve më të zhvilluara të botës në Indi, Presidenti Joe Biden do të angazhohet përsëri me udhëheqësit botërorë, kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ai pritet të kërkojë mbështetje për Ukrainën, siç bëri vitin e kaluar.

“Kjo luftë synon të shuajë të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si shtet, dhe të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si popull”, tha Presidenti Biden gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, vitin e kaluar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy planifikon të marrë pjesë në takimin e këtij viti në kërkim të mbështetjes për vendin e tij. Ai do të takohet me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Megjithëse Ukraina është shqetësimi kryesor, Presidenti Biden do të merret edhe me shqetësimet e hemisferës jugore, duke përfshirë krizën e klimës, varfërinë dhe gjendjen e refugjatëve.

“Këto janë çështje të lidhura sepse agresioni rus në Ukrainë ka shkaktuar pasoja që ndikojnë në sigurinë ushqimore, energjetike dhe dëme të tjera për vendet në mbarë botën. Përfundimi i kësaj lufte në mënyrë të drejtë, mbi parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, do t'i shërbente jo vetëm popullit ukrainas, por popujve kudo”, thotë Jake Sullivan, Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare.

Zoti Biden planifikon gjithashtu të takohet me udhëheqësit e Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit. Udhëheqësi kinez Xi Jingping u takua me krerët e Azisë Qendrore në fillim të këtij viti.

“Ne nuk e shohim këtë si konkurrencë me Kinën për ndikim në këto vende. Ne e shohim atë si forcimin e një marrëdhënieje që tashmë e kemi”, thotë Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.


Presidenti Biden do të zhvillojë takime dypalëshe me disa udhëheqës botërorë, përfshirë me presidentin e ardhshëm të G20-ës, Presidentin brazilian Lula da Silva. Ai do të takohet edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. SHBA-ja ka kritikuar politikat e vijës së ashpër të qeverisë së zotit Netanyahu, përfshirë planin për reformat në gjyqësor, për të cilin kritikët thonë se është rrezik për demokracinë e Izraelit.

Marrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet