20 Shtator 2024, 15:26
Nga E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se “Plani i fitores” i Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga vendimet e shpejta që do të merren nga aleatët këtë vit.
Zelenskyy ka deklaruar në një konferencë të përbashkët për media me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kiev të premten, se Ukraina planifikon ta përdorë një hua të propozuar prej shumë miliardë dollarësh nga Bashkimi Evropian, për mbrojtjen ajrore, energjinë dhe blerjet e armëve.
Gjithashtu Zelenskyy veçoi rëndësinë e presidentit amerikan Joe Biden lidhur me planin e fitores, për të cilin ai tha se të dy liderët do të diskutojnë kur të takohen. Udhëheqësi ukrainas do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.
Zelensky ka dhënë pak të dhëna për përmbajtjen e planit, duke treguar vetëm se ai synon të krijojë kushte të pranueshme për Ukrainën pas më shumë se 2 vjet e gjysmë lufte.
“Shumica e vendimeve nga plani varen veçanërisht nga ai. Edhe nga aleatët e tjerë, por ka disa pika që varen nga vullneti i mirë dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara. I gjithë plani bazohet në vendime të shpejta nga partnerët tanë. Plani bazohet në vendime që duhet të ndodhin nga tetori në dhjetor dhe jo duke vonuar këto procese”, ka thënë Zelensky.
volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi
Bota
20 Shtator 2024, 15:20
E. D
fotot ilustruese
LIBAN- Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, ka kryesuar një takim urgjent COBRA për të diskutuar situatën n...
Bota
20 Shtator 2024, 15:15
r.ll
foto ilustruese
LIBAN- Hezbollah – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – e ka goditur veriun e Izraelit...
Bota
20 Shtator 2024, 14:31
S.B
titan
SHBA- Nëndetësja që u shpërtheu në një udhëtim vdekjeprurës drejt rrënojave të Titanikut, duke...
Bota
20 Shtator 2024, 13:29
M.B
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova
RUSIA- Rusia ka paralajmëruar Perëndimin dhe Ukr...
Bota
20 Shtator 2024, 13:27
M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me S...
Bota
20 Shtator 2024, 11:32
S.B
Carly Gregg
SHBA- Carly Gregg, një 15-vjeçare nga Misisipi, aktualisht është në gjyq për vrasjen e nënës s&e...
Bota
20 Shtator 2024, 11:03
r.ll
foto ilustruese
LIBAN- Një pushtim tokësor izraelit i Libanit mund të sjellë skena "apokalipsi" dhe lufte gjithëpërfshir...
Bota
20 Shtator 2024, 10:31
r.ll
foto ilustruese
SOFIE- Bullgaria nuk ka importuar, eksportuar apo prodhuar pajisje të llojit që shpërthyen të martën në Liban...
Bota
20 Shtator 2024, 10:28
r.ll
alsu kurmasheva
SHBA- Alsu Kurmasheva, gazetarja e Radios Evropa e Lirë që u lirua nga burgu në gusht gjatë një këmbimi t&eum...
Bota
20 Shtator 2024, 10:16
S.B
pamje nga shishja e gjetur
FRANCË- Një ekip studentësh vullnetarë në një gërmim arkeologjik në Francën ve...