Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas presidentit rus, Vladimir Putin, qëllimi i operacionit ushtarak është çmilitarizimi i Ukrainës, “denazifikimi” dhe mbrojtja e popullatës ruse që banon në pjesë të Ukrainës lindore, e cila, sipas tij ishte ekspozuar ndaj gjenocidit nga Kievi.
UKRAINË- Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë rajonin ukrainas të Sumy (lindje) përgjatë gjithë kufirit të tij me Rusinë, kështu pretendon të paktën kreu i administratës ushtarake rajonale, Dmytro Zhyvytskyi, i cili raportoi gjithçka në Telegram.
“Armiqtë rusë duket se janë çmendur,”- ka shkruar Zhyvytskyi, duke shpjeguar se sulmet me artileri të rënda i kanë ardhur në rajonin e tij nga territori rus. Megjithatë për momentin nuk raportohet për viktima. Ndërkohë që lufta vazhdon në terren, Rusia gjithashtu dëshiron të angazhojë studentë nga territoret e pushtuara të Ukrainës, për shembull nga Donetsk për të luftuar kundër bashkëatdhetarëve të tyre.
Sipas presidentit rus, Vladimir Putin, qëllimi i operacionit ushtarak është çmilitarizimi i Ukrainës, “denazifikimi” dhe mbrojtja e popullatës ruse që banon në pjesë të Ukrainës lindore, e cila, sipas tij ishte ekspozuar ndaj gjenocidit nga Kievi.
Pas gati një muaji e gjysmë lufte, ushtria ukrainase bëri rezistencë të fortë dhe forcat ruse u detyruan të tërhiqen nga veriu dhe verilindja e Ukrainës, kështu që fronti drejt Kievit u mbyll dhe ushtria ruse u tërhoq nga Sumy. Por duket se rusët kanë rigrupuar forcat e tyre dhe tashmë vunë nën kontroll të plotë Mariupolin.
Por dita e sotme ka sjellë edhe një zhvillim të rëndësishëm diplomatik. Ish-presidenti i SHBA-së George W. Bush (75 vjeç) pranoi se pushtimi i Irakut ishte precedenti që lejoi pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke e cilësuar vendimin e tij të marrë vite më parë si "brutal dhe të pajustifikuar". Por shpejt e ndryshoi rrjedhën e fjalimit, duke pretenduar se në fakt e kishte fjalën për Ukrainën.
"Rezultati është një mungesë kontrolli dhe ekuilibri në Rusi, dhe vendimi për të nisur një pushtim të Irakut është krejtësisht i pajustifikuar dhe brutal. Doja të thoja Ukraina," tha Bush, duke tundur kokën.
Për ngatërrimin e vendeve, Bush ia hodhi fajin moshës së tij, por duket se i foli më shumë ndërgjegjia. Kur Bush ishte president, në vitin 2003, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën pushtimin e Irakut me dyshimin se kishte armë të shkatërrimit në masë, të cilat nuk u gjetën kurrë. Qindra mijëra njerëz u vranë në konfliktin e nisur dhe po aq të tjerë u zhvendosën nga vendi i tyre.
Dje, pas tre muajsh, Ambasada amerikane është rihapur në Kiev. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se ky është një hap i rëndësishëm. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vijon të kundërshtojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Së fundmi ai akuzoi se këto dy vende strehojnë terroristë. Në një fjalë të mbajtur në parlament, Erdogan u kërkoi që të ekstradojnë terroristët në këmbim që të mos i vënë veto për anëtarësimin në aleancë. Sipas Erdogan, dy vendet nuk kanë pranuar.
Moska ditën e djeshme vendosi të dëbojë 24 diplomatë italian, 34 diplomatë francezë dhe 27 diplomatë spanjollë. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë rihapur ambasadën e tyre në Kiev. Po ashtu, dje, BE tha se planifikon të shpenzojë deri në 300 miliardë euro për t'i dhënë fund varësisë së saj nga importet e gazit dhe naftës ruse deri në vitin 2027. Blloku, i cili merr 40% të gazit të tij nga Rusia, do të marrë furnizime me energji nga vendet e tjera dhe do të nxisë burimet e rinovueshme.
(k.m/dosja.al)
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në mes të një bumi të madh të blerjes së armëv...
Ciaran Cuffe BRUKSEL- Veshja e eurodeputetit irlandez, Ciaran Cuffe ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Gjatë seancës s&e...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani festoi ditëlindjen e saj, krejt ndryshe nga çdo herë tjetër. 40-vj...
Foto Ilustruese UKRAINË- Nëse jeni duke lexuar mbi pushtimin rus të Ukrainës të mërkurën, ja çfarë duhet t&e...
Zoran Milanovic KROACI- Presidenti i Kroacisë Zoran Milanovic dëshiron që vendi i tij të ndjek shembullin e Turqisë në pë...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dekrete për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin për 90 ditë...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se SHBA-ja do të japë 215 milionë dollarë shtesë në...
Foto Ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po propozon zgjatjen e ligjit ushtarak në vend, por çfarë pë...
ambasada UKRAINË- Ambasada amerikane është rihapur në Kiev, tre muaj pasi u mbyll dhjetë ditë para fillimit të pushtimit...
Ben Hodges SHBA- Rusia ka zero interes në një Ballkan të qëndrueshëm dhe do të pengojë integrimin e tij në struktur...