LIVE UPDATES
Bota

“Luftë në prag të shtëpisë”/ Kur konflikti zgjerohet në qytete e qyteza ruse

Bombardimet dhe sabotazhi e kanë zgjeruar luftën edhe në kufijtë e Rusisë në muajt e fundit, sidomos sulmet e fundit të milicive të ndryshme kundër Moskës, të cilat kanë lënë mbrapa vetes shkatërrim, dhe kanë nxitur përpjekjet më të mëdha për evakuim ushtarak në Rusi, në dekada.

20 Qershor 2023, 07:35 Nga I.A
“Luftë në prag të shtëpisë”/ Kur konflikti
Foto ilustruese

RUSI- Pas raportimeve për një mori sulmesh, Sergei ka thënë se ka vendosur që të niset nga shtëpia e tij në Shën Petersburg, për në qytetin rus Belgorod, i cili gjendet vetëm 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Atje, ai synon që t’i bashkohet njësitit lokal për mbrojtje territoriale.

Bombardimet dhe sabotazhi e kanë zgjeruar luftën edhe në kufijtë e Rusisë në muajt e fundit, sidomos sulmet e fundit të milicive të ndryshme kundër Moskës, të cilat kanë lënë mbrapa vetes shkatërrim, dhe kanë nxitur përpjekjet më të mëdha për evakuim ushtarak në Rusi, në dekada.

Sergei – sikurse shumica e personave tjerë me të cilët ka biseduar Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë, dhe që kanë insistuar të identifikohen vetëm me emra – ka thënë se ka dashur që t’i bashkohet luftës dhe të luftojë në Ukrainë, mirëpo nuk është pranuar për shkak të sëmundjeve kronike që i janë shfaqur në të 50-at.

Pasi ka dëgjuar për përshkallëzim të sulmeve në kufi, ai ka vendosur të niset nga Shën Petersburgu për të parë nëse njësitet vullnetare për mbrojtje territoriale në Belgorod apo Shebekino – qytezë ruse vetëm 10 kilometra larg kufirit ukrainas – do ta lejojnë t’iu bashkohet.

“Dua të jem i dobishëm”, ka thënë Sergei.

“Dua të ndihmoj në ruajtje të rendit dhe të ofroj mbrojtje kundër sulmeve”.

Shebekino, qytezë me 40.000 banorë, është kthyer në zonë të re lufte, prej intensifikimit të sulmeve brenda Rusisë, përfshirë zonat e banuara me civilë. Sulmet e kanë zgjeruar luftën në derë të Rusisë, 15 muaj pasi raketat e para ruse e kanë bombarduar Kievin, për të nisur luftën në Ukrainën fqinje.

Guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, ka thënë që më shumë se 2.500 banorë janë evakuuar, si pasojë e sulmeve të fundit, dhe se ata janë dërguar nëpër strehimore të përkohshme, në zona më larg kufirit. Rreth 4.000 janë evakuuar nga rajoni edhe në fillim të qershorit dhe mijëra të tjerë janë larguar vetë, sipas disa intervistave të realizuara nga Radio Evropa e Lirë.

Numri total i viktimave, si pasojë e sulmeve, nuk dihet, mirëpo zyrtarët kanë thënë që të paktën 13 persona kanë vdekur prej nisjes së bombardimeve në rajonin Belgorod, dhe më shumë se 50 persona janë plagosur.

Në Belgorod, i nxehti i verës ka nisur të shpërndahet dhe shenjat e para të jetës normale vërehen gjithandej: fëmijët luajnë nëpër parqe, pensionistët shesin lule dhe studentët nguten për provime.

Mirëpo frika e nisjes së luftës vërehet te secili.

Radhët e gjata në rrugën Koroleva e deri te Stadiumi Kosmos, vënë në pah personat e prekur nga sulmet, apo ata që janë detyruar të evakuohen nga qytete tjera kufitare.

Në bilborde bëhen thirrje për ofrim të mbështetjes për “operacionin special ushtarak” – shprehje e Moskës për të përshkruar luftën në Ukrainë – bashkë me pamje të zymta të shënimit të Ditës së Fitores në muajin maj.

Jashtë një tende me vullnetarë, një çift shihet me ushqime në duar – burri e ka të veshur një bluzë me shkronjën Z – simbol i luftës së Rusisë, ndërsa gruaja e ka një bluzë me mbishkrimin “Dukem mirë, ndihem mirë”.

Shumë prej atyre që kanë pritur në rend për të marrë ndihma, e mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë, ndonëse disa janë të zemëruar pse forcat ruse janë larguar nga Harkivi, rajoni i Ukrainës, që gjendet në kufi me Belgorodin.

Ajo zonë tani është nën kontrollin ukrainas, dhe zyrtarët rusë kanë thënë se Kievi e shfrytëzon tani atë territor për të nisur sulme.

Për rritje të tensioneve dhe bombardime kufitare mes forcave ukrainase dhe atyre ruse raportohet vazhdimisht, prej kur ka nisur lufta.

Sulmet e fundit në Belgorod raportohet të jenë kryer nga dy grupe paramilitare – Legjioni Rusia e Lirë dhe Trupa Vullnetare Ruse – të cilat pretendojnë se përbëhen nga rusët që luftojnë për kauzën ukrainase.

Grupet kanë thënë se shënjestrojnë vetëm infrastrukturën e sigurisë, dhe e kanë përshkruar luftën e tyre për çlirim të Rusisë nga regjimi i presidentit rus, Vladimir Putin. Mirëpo materialet e siguruara nga dora e parë shpërfaqin shkatërrimin e zonave të banueshme brenda Rusisë. Trupa Vullnetare Ruse e ka pranuar se e ka bombarduar zonën e banuar me civilë në Shebekino.

Ukraina e ka mohuar se ushtria e saj është e përfshirë në luftimet në Belgorod. Megjithatë, ende nuk dihet se si formohen këto grupe dhe kush i furnizon me armë. Në një tjetër qendër për ndarje të ndihmave, qendër tregtare në Belgorod, radha është shumë e gjatë dhe ec ngadalë. Disa banorë të Shebekinos kanë thënë të kenë pritur mbi tri orë atje.

“Mund ta shihni se nuk jemi të lumtur”, ka thënë Viktori, një burrë në moshë, i cili ka pritur në rend me ata që janë larguar nga Shebekino dhe tani qëndron te disa familjarë në Belgorod.

“Është nxehtë këtu, askush nuk sjell ujë të pijshëm, nuk ka as mjekë. Qindra njerëz janë lënë këtu në pritje”, ka thënë Viktori.

“Qasja e autoriteteve ka qenë më e mirë ndaj refugjatëve nga Ukraina”.

Për Viktorin dhe disa të tjerë në rajon, sulmet në Shebekino – më të mëdhatë në një qytezë ruse prej nisjes së luftës – e kanë bërë të qartë se Moska nuk shqetësohet për fatin e banorëve të asaj zone.

“[Shebekino] ka vdekur. Është pothuajse i zbrazët tani”, ka thënë Viktori.

“Vetëm një person ka mbetur në lagjen time”.

Shumë analistë kanë spekuluar se sulmet në Belgorod janë duke u motivuar nga dëshira për të thyer moralin rus dhe për të zvogëluar mbështetjen e brendshme për luftën në Ukrainë. Bazuar në udhëtimet e fundit të ekipit të REL-it në Shebekino dhe Belgorod, shumica e banorëve ende e përkrahin luftën në Ukrainë, ndonëse banorët janë të zemëruar me mediat shtetërore ruse. Qeveria u ka kushtuar pak vëmendje televizive shkatërrimeve në Shebekino, dhe diçka e tillë i ka alarmuar njerëzit.

Disa banorë me të cilët ka biseduar REL-i në Shebekino, janë shprehur të zemëruar me mënyrën sesi moderatorët mezi e kanë shqiptuar emrin e qytezës. Pavarësisht sulmeve, sondazhet tregojnë se shumica e rusëve nuk po i kushtojnë vëmendje luftës në Ukrainë, apo sulmeve në tokën ruse.

Sipas sondazheve të majit, të kryera nga Qendra e pavarur me bazë në Moskë, Levada, vetëm një në katër rusë janë duke e vëzhguar luftën nga afër dhe kërkojnë informacion tjetër përveç atij të mediave shtetërore, për të kuptuar më shumë për konfliktin. Pothuajse gjysma e respodentëve kanë thënë se ose mësojnë për luftën në shpejtësi, ose nuk ju intereson fare. Si përgjigje ndaj sulmeve, autoritetet lokale kanë nisur të ofrojnë 650 dollarë për familjet e prekura nga sulmet. Shuma e vogël i ka nervozuar ata që presin në linjë për të marrë ndihma.

“Secili mendon për veten”, ka thënë Viktori.

“Njerëzit në Shebekino janë duke vdekur. Neve nuk na duhen sloganet qeveritare”.

Marrë nga REL

vyacheslav gladkov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet