LIVE UPDATES
Politike

Mandati i Olta Xhaçkës/ Noka nga Gramshi: Edi shpalli dje se, drejtësia jam unë, ligji jam unë, gjykata jam unë

Noka u tha se ky vendim prek çdo qytetar shqiptar, sepse një investitor strategjik mund ti marrë pronën kujt të dojë, nëse i vë syrin.

12 Prill 2024, 19:05 Nga E. D
Mandati i Olta Xhaçkës/ Noka nga Gramshi: Edi shpalli dje se,
Flamur Noka

GRAMSH- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë takimit me simpatizantët demokrat në qytetin e gramshit deklaroi se, me votimin kundër heqjes së mandatit të Olta Xhaçkës, Edi Rama shpalli dje se, drejtësia, ligji dhe gjykata jam unë. Noka u tha se ky vendim prek çdo qytetar shqiptar, sepse një investitor strategjik mund ti marrë pronën kujt të dojë, nëse i vë syrin. Më tej Noka shtoi se Gramshi është shpopulluar dhe është i zhytur në varfëri dhe mjerim, sepse si gjithë Shqipëria dhe Gramshi është viktimë e pushtetit. 

Pjesë nga fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Nokës:

Ndragheta ishte një nga investimet kryesore të huaja që erdhi dhe bëri një marrëveshje me Erion Veliajn për plehrat.

Ndonëse në Itali, ortaku i Erion Veliajt, një nga krerët e Ndraghetas është në burg, në Shqipërinë e Edi Ramës, ortaku i Ndraghetas vazhdon të jetë kryetar bashkie.

Ky është sistemi që ngriti Edi Rama dhe rilindja në Shqipëri, që kishte vetëm një mision, jo qeverisjen, por vjedhjen.

Ky ishte kontrasti i madh mes dy qeverive.

Dje ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në parlament, për secilin prej nesh. Mos kujtoni miq se mandati i Olta Xhaçkës nuk ka lidhje me ju, me Gramshin. Ka lidhje me Gramshin dhe çdo qytetar të Shqipërisë.

Po pse? Sepse të dashur miq, nesër Olta Xhaçka apo një Oltë tjetër mund ti verë syrin, siç edhe ju e dini që ja kanë vënë, një prone, një pylli apo kodre, pishave, mund ti vënë syrin dhe me firmën e Edi Ramës ua rrëmben dhe vjen si investitor strategjik dhe investon me paratë që ju ka vjedhur ju.

Ky është modeli dhe prandaj jemi sot shumë të shqetësuar.

Pse? Sepse me vendimin e djeshëm, Edi Rama dhe banda e tij që quhet rilindje, nuk ka të ndalur dhe nuk kanë pengesë.

Pengesa e fundit në Shqipëri ishte Gjykata Kushtetuese dhe Kushtetuta.

Ata dje me forcën e kartonëve Gjykatën Kushtetuese e rrëzuan përdhe, Kushtetutën e kthyen në një copë lecke dhe ky është një kërcënim i madh, kërcënim i madh për shoqërinë dhe demokracinë. Prandaj ju them se dita e djeshme ishte një ditë e keqe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edi Rama dje me votim në parlament vendosi dhe shpalli; drejtësia jam unë, ligji jam unë, gjykata jam unë dhe kjo e djeshmja shpjegon edhe arsyen se pse Sali Berisha mbahet i burgosur pa fakte e prova dhe pa asnjë akuzë.

Sepse ligji është Edi Rama në Shqipëri, sepse gjykata është Edi Rama në Shqipëri sepse drejtësia është Edi Rama.

Edi Rama do të likujdojë opozitën dhe për ta realizuar këtë ka gjetur një rrugë, të rrëmbejë, të mbajë peng e të burgosur pa ligj, kreun  e saj.

Ndërkohë që është Edi Rama rrit pushtetin, fuqinë e tij, del mbi ligjin dhe kushtetutën, këtu në Gramsh siç e tha dhe Kodheli, shohim një realitet krejt tjetër nga ajo që propagandohet, një realitet të zymtë.

Prandaj Gramshi është shpopulluar, është i zhytur në varfëri dhe mjerim, sepse si gjithë Shqipëria dhe Gramshi është viktimë e babëzisë së pushtetit, babëzisë qeveritare.

Ky pushtet asnjë ditë nuk i ka kushtuar shërbimit të qytetarëve dhe popullit të vet.

Ka patur vetëm një mision, përfitime për vete dhe një grusht njerëzish rreth tij.

flamur noka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet