LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut/ Akuza për fshehjen e ndotjes së ajrit

Organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësor në Maqedoninë e Veriut, thonë se një pjesë e madhe e pikave matëse, jo vetëm në Shkup, por edhe në Strumicë, Kavadar, Kumanovë, Manastir, Gostivar, Veles, Berovë, Ohër, Tetovë, Gostivar, Gjevgjeli e Koçan, qëllimisht mbeten jashtë funksionit me ditë të tëra, për të kamufluar shifrat enorme për sa i përket ndotjes së ajrit.

19 Janar 2024, 09:35 Nga Zërijeta Hajro Jajaga
Maqedonia e Veriut/ Akuza për fshehjen e ndotjes së ajrit
Smogu në qytetin e Shkupit

MAQEDONIA E VERIUT- Në rrugët e Shkupit gjithnjë e më shumë vërehen qytetarë të cilët bartin maska mbrojtëse, për shkak të shkallës së lartë të ndotjes së ajrit. Organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësor në Maqedoninë e Veriut, thonë se një pjesë e madhe e pikave matëse, jo vetëm në Shkup, por edhe në Strumicë, Kavadar, Kumanovë, Manastir, Gostivar, Veles, Berovë, Ohër, Tetovë, Gostivar, Gjevgjeli e Koçan, qëllimisht mbeten jashtë funksionit me ditë të tëra, për të kamufluar shifrat enorme për sa i përket ndotjes së ajrit.

“Në shumë qytete të vendit qytetarët nuk janë në dijeni se çka thithin gjatë frymëmarrjes. Sistemi i monitorimit gjatë pjesës më të madhe të kohës mbetet jofunksional dhe vazhdimisht një sensor në stacionet matëse nuk funksionon”, thotë Gorjan Jovanovski, aktivist njëherësh këshilltar në Qytetin e Shkupit dhe krijues i aplikacionit My Air.

Nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë për Radion Evropa e Lirë kanë pranuar se një pjesë e konsiderueshme e pikave matëse, për sa i përket cilësisë së ajrit, është jashtë funksionit.

“Gjatë vitit 2023 kanë ndodhur mbi 120 defekte të natyrave të ndryshme, në instrumente të ndryshme matëse, në të gjitha pikat matëse”, kanë theksuar për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Mjedisit, duke mos dhënë detaje se nëse do të ketë përgjegjësi dhe nga kush për mosfunksionimin e stacioneve matëse.

Organizatat joqeveritare që në fokus kanë ambientin jetësor kanë ngritur dyshimet se mosfunksionimi i stacioneve matëse është i qëllimshëm. Iniciativa O2, më 17 janar, në rrjetin social Facebook ka shkruar se shkalla e lartë e ndotjes së ajrit vjen nga djegiet industriale, të cilat nuk kontrollohen.

“[Fabrika e Çimentos] Usje sigurisht është ndotësi më i madh industrial në Shkup. Tymi i oxhaqeve të larta formon re të errëta që lëvizin mbi qytet. Përveç kësaj, ne nuk e dimë nivelin e dyoksideve dhe furaneve më të rrezikshme, metaleve të rënda, fluorideve të hidrogjenit, klorureve të hidrogjenit që çlirohen në masë më të madhe gjatë djegies së mbeturinave”, thuhet ndër tjerash në postim.

Aty theksohet se në bazë të standardeve evropiane, në hyrje të fabrikës “Usje” duhet të funksionojë stacioni matës, të dhënat e të cilit duhet të jenë të qasshme për opinionin. Problem më vete mbetet dhe mungesa e kuadrit të duhur për monitorimin e ambientit jetësor. Komunat në Maqedoninë e Veriut kanë të punësuar vetëm nga një inspektor mjedisor, i cili duhet të kontrollojë tërë komunën, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Mjedisit punon me gjysmë kapaciteti nga viti 2022 me gjithsej 24 inspektorë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, nga organizata joqeveritare, Eco Guerila, thonë se Maqedonia e Veriut ndodhet para sfidës më të vështirë, sa i përket përmbushjes së standardeve që kanë të bëjnë me kujdesin për ambientin jetësor, duke vënë theksin në përfshirjen e kuadrit profesional në institucionet e shtetit. Sipas saj, këtë problem bashkë me organizata të tjera që veprojnë në fushën e mjedisit në Maqedoninë e Veriut, e kanë adresuar edhe në zyrën e misionit të Bashkimit Evropian në Shkup./ REL

maqedonia e veriut ndotje ajri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj