LIVE UPDATES
Bota

SHBA sulmon sërish rebelët Huthi në Jemen

Presidenti amerikan, Joe Biden, e pranoi se bombardimet amerikane dhe britanike ende nuk kanë ndaluar sulmet e rebelëve jemenas ndaj anijeve në Detin e Kuq që kanë penguar transportin botëror.

19 Janar 2024, 09:07 Nga M.B
SHBA sulmon sërish rebelët Huthi në Jemen
Një avion i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja duke u nisur për të kryer sulme ndaj caqeve ushtarake në jemen. 12 janar 2024.

LINDJE E MESME- Forcat amerikane kanë kryer sulmet e pesta ajrore në Jemen kundër lëvizjes rebele Huthi, që mbështetet nga Irani. Presidenti amerikan, Joe Biden, e pranoi se bombardimet amerikane dhe britanike ende nuk kanë ndaluar sulmet e rebelëve jemenas ndaj anijeve në Detin e Kuq që kanë penguar transportin botëror. Sulmet e fundit të kryera më 18 janar shkatërruan dy raketa kundër anijeve të Huthëve që “synonin jugun e Detit të Kuq dhe ishin bërë gati të hidheshin”, tha Komanda Qendrore amerikane përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter. Pentagoni tha se sulmet u kryen nga një avion i Marinës amerikane i llojit, F/A-18. Biden tha se SHBA-ja do të vazhdojë sulmet, edhe pse ato deri më tani nuk i kanë ndaluar Huthët që të vazhdojnë të pengojnë anijet tregtare dhe ushtarake.

“Kur thoni nëse ato [sulmet] po funksionojnë, a po i ndalojnë Huthët, jo. Por, sulmet do të vazhdojnë”, tha Biden për gazetarët gjatë nisjes nga Shtëpia e Bardhë për në Karolinën e Veriut.

Disa orë pas kësaj deklarate të Bidenit, gjenerali i Huthëve, Yahya Saree, tha përmes një deklarate se lëvizja rebele ka kryer një sulm tjetër me raketa kundër një anijes Chem Ranger, që është në pronësi të SHBA-së. Sipas Saree, sulmi ndodhi në Gjirin e Adenit, në ujërat në jug të Jemenit. Komanda Qendrore amerikane tha se sulmi nuk pati ndikim tek anija.

“Ekuipazhi pa që raketat ranë në ujërat afër anijes”, tha Komanda amerikane, duke shtuar se nuk është raportuar për të lënduar apo dëme dhe se anija vazhdoi lundrimin e saj.

Sulmet e Huthëve në Detin e Kuq kanë detyruar SHBA-në dhe partnerët e saj ndërkombëtarë të ndërmarrin hapa për të mbrojtur anijet përmes një operacioni të përbashkët, duke penguar raketat apo dronët që i shënjestrojnë anijet. SHBA-ja dhe Britania po ashtu kanë kryer sulme ndaj vendeve ku rebelët kanë raketat, radarët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore, me qëllim që të shkatërrojnë aftësinë e tyre për të sulmuar. Për muaj të tërë, Huthët kanë thënë se po sulmojnë anije në Detin e Kuq që janë të lidhura me Izraelin apo që lundrojnë drejt porteve izraelite. Ata kanë thënë se sulmet kanë për synim që të ndalin ofensivën e Izraelit në Gazë. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit. Por, sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq janë rritur dhe kanë rritur frikën për zgjerimin e konfliktit në rajon./ REL

shba rebelët houthi jemen

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë