LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut/ Asnjë grua nuk udhëheq listat zgjedhore shqiptare

Megjithëse afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë është 2 prilli, partitë politike kanë dorëzuar emrat e bartësve të listave në gjashtë njësitë zgjedhore.

31 Mars 2024, 17:15 Nga M.B
Maqedonia e Veriut/ Asnjë grua nuk udhëheq listat zgjedhore shqiptare
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Aktivistët për të drejtat e grave thonë se është për të ardhur keq që asnjë nga dy blloqet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare më 8 maj - Fronti Evropian dhe Koalicioni VLEN - nuk kanë marrë guximin që të garojnë me një grua në krye të listave për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore. Megjithëse afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë është 2 prilli, partitë politike kanë dorëzuar emrat e bartësve të listave në gjashtë njësitë zgjedhore.

Në to nuk është lakuar emri i as edhe një gruaje për deputete nga partitë shqiptare. Partitë politike shqiptare që janë pjesë e Frontit Evropian, si dhe Koalicioni VLEN janë arsyetuar se përfaqësimi i grave në listat zgjedhore do të jetë madje më i lartë se obligimi ligjor prej 40 për qind. Lidhja Social-Demokrate në njësinë zgjedhore numër tre ka bërë të ditur se do të garojë me Sanja Lukarevskën, e cila drejton Drejtorinë e të Hyrave Publike, ndërsa partia maqedonase në opozitë, VMRO DPMNE, në njësinë zgjedhore numër 6 do të synojë të fitojë besimin e qytetarëve në këtë zonë me Dafina Stojanovskën.

Deputetët në Maqedoninë e Veriut zgjidhen në bazë të modelit të listave të mbyllura, përkatësisht deputetë zgjidhen ata që janë në krye të listave në përputhje me numrin e votave të fituara sipas metodës së D'Hontit. Nafije Selmani, aktiviste për të drejtat e grave, e cila ka garuar dhe në zgjedhjet lokale si kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit, duke komentuar listat për kandidatë për deputetë të partive politike shqiptare, ku nuk i është besuar asnjë gruaje detyra si bartëse liste thotë se kjo tregon se edhe pas 30 vjetëve nga pluralizmi i shtetit, te shqiptarët politika mbetet fushë mejdani vetëm e burrave.

“Partitë politike shqiptare nuk e kanë marrë seriozisht pjesëmarrjen e grave në jetën politike dhe njëherësh nuk janë mjaftueshëm të ndërgjegjshëm se janë vetë partitë politike ato që kanë përfitime kur gratë marrin pjesë në proceset zgjedhore, janë pjesë e institucionit ligjvënës, por edhe drejtojnë pozitat qeverisëse. Pjesëmarrja e grave nuk duhet parë nga dimensioni i përmbushjes së obligimit ligjor, por duke pasur një pjesëmarrje aktive në jetën politike duke artikuluar kërkesat e gjysmës së popullsisë në vend”, thotë Selmani.

Nga ana tjetër, Rita Beadini nga platforma Mollëkuqja, që në fokus ka të drejtat e grave, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se gratë vetë duhet të tregohen më luftarake për të marrë terrenin politik në mënyrë të barabartë me burrat.

“Nëse u lihet në dorë vetë partive politike që janë të drejtuara nga burrat, të vendosin për këtë çështje, veçanërisht partitë politike shqiptare as që e kanë parasysh çështjen e barazisë gjinore, përkatësisht përfshirjen e grave jo vetëm në listat zgjedhore, por në përgjithësi në pozitat vendimmarrëse, partitë politike nuk e shohin si problem mungesën e grave në pozitat udhëheqëse”, thotë Beadini.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të përfaqësuar me 30 deputetë të shpërndarë në 8 parti politike të përfaqësuara në institucionin ligjvënës nga gjithsej 120 deputetë, por prej tyre vetëm 9 janë gra nga blloku politik shqiptar. Për të rritur numrin e grave deputete në Kuvendin e Maqedonisë në vitin 2002, në Ligjin për zgjedhjen e deputetëve u përfshi kuota për garantimin e 30 për qind të ulëseve për gratë, dhe më pas kjo përqindje në vitin 2o15 u rrit në 40 për qind. Por, partitë vazhdojnë ta shmangin zbatimin e kësaj dispozite ligjore duke vendosur në listat zgjedhore çdo të tretën pozitë për gratë, dhe në krye të listave vendet e garantuara mbeten për burrat./ REL

zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj