Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kurti shkruan në rrjetet sociale se me Shqipërinë 'nuk jemi' kurrë mjaftueshëm afër dhe se ka gjithmonë vend për përafrim, tema për përbashkim dhe fusha për përfitim të dyanshëm.
KOSOVA- Teksa ka reditur arrtjet e radhës gjatë qeverisjes së tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ndalur dhe në një analizë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kurti shkruan në rrjetet sociale se me Shqipërinë 'nuk jemi' kurrë mjaftueshëm afër dhe se ka gjithmonë vend për përafrim, tema për përbashkim dhe fusha për përfitim të dyanshëm. Ai shton se me hapjen e dy zyrave doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, ata fituan qasje në det nga e cila përfitojnë bizneset dhe ekonomia e tyre. Kurti thotë se në 2023, Shqipëria u bë partneri kryesor tregtar i Kosovës.
Sipas Kurtit, ndër projektet më të rëndësishme mbarëkombëtare, është marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës. Ai thotë se Abetarja e unifikuar dhe fillimi i punës për Enciklopedinë Shqiptare, vulosin vlerat e historinë tonë të përbashkët.
Postimi i Kurtit:
Me Shqipërinë nuk jemi kurrë mjaftueshëm afër. Ka gjithmonë vend për përafrim, tema për përbashkim dhe fusha për përfitim të dyanshëm. Sot, marrëdhëniet tona ekonomike janë forcuar më shumë se ndonjëherë më parë. Me hapjen e dy zyrave doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det nga e cila përfitojnë bizneset dhe ekonomia jonë. Investimet nga Shqipëria dhe shkëmbimet tregtare janë rritur e po rriten. Në 2023, Shqipëria u bë partneri ynë kryesor tregtar. E këtë vit, shënuam një moment historik në bashkëpunimit tonë në sektorin energjetik. Funksionalizuam dhe përuruam bursën shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, e cila na mundëson të rrisim shumëfish shkëmbimet përmes kësaj burse të përbashkët.
Po aq historike ishte edhe kandidatura e suksesshme e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ajo u bë e mundshme pikërisht me ndihmën dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Bregdeti shqiptar do të mirëpresë sportin e lundrimit në kuadër të këtyre lojërave. Prej marrëveshjeve bilaterale që ekzistojnë mes nesh, 58 u nënshkruan gjatë këtyre tri viteve, e në kuadër të së cilave i kemi mbajtur edhe dy mbledhje fizike të përbashkëta të qeverive tona. Thjeshtësimi i procedurave burokratike, lehtëson qasjen e qytetarëve tanë në shërbime por edhe jetën e tyre të përditshme. Pajisja me leje qëndrim tashmë merret më shpejt e me më pak procedura. Kurse sa i përket legalizimit të dokumenteve, kemi hequr mes nesh kërkesat për vulë apostile.
Gjithashtu kemi nënshkruar marrëveshje me Republikën e Shqipërisë për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësuesit në të dy vendet. Për mbi 200 mijë banorët e brezit tonë të përbashkët kufitar lëvizin më lirë me funksionalizimin e 26 vendkalimeve të veçanta. E ndërmjet fshatrave ndërkufitare kemi filluar të ndërtojmë rrugë që na lidhin edhe më shumë, edhe më lehtë, për më shumë shkëmbime e më shumë turizëm malor.
Ndër projektet më të rëndësishme mbarëkombëtare, është marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës. Ajo do të jetë infrastruktura e radhës fizike që i përgjigjet vullnetit, dëshirës dhe nevojës për të qenë me afër. Ndërkohë që hapja e korridoreve ajrore me Republikën e Shqipërisë, e afron Kosovën me vendet tjera. Shkurtohet koha e udhëtimit dhe ruhet mjedisi sepse zvogëlohet trajektorja e fluturimeve për dhe nga Kosova.
Kosova dhe Shqipëria janë gjuhë dhe kulturë, arte dhe tradita, të mishëruara në brendi të kombit tonë. Abetarja e unifikuar dhe fillimi i punës për Enciklopedinë Shqiptare, i vulosin vlerat e historinë tonë të përbashkët.
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se shqiptarët e Preshev&eum...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pret që Millosh Vuçevi&ccedi...
Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, gjatë një mbledhjeje të Grupit të Kontaktit për ndihmën për Kievin....
Foto ilustruese KIEV-Ukraina është përballur edhe me një natë të bombardimeve ruse, me dronë dhe raketa që godit&e...
Foto ilustruese MOSKË-Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për fushatën e zakonshme pranverore të rekrut...
Foto ilustruese BRUKSEL-Bullgaria dhe Rumania zyrtarisht i janë bashkuar – të paktën pjesërisht – zonës evropiane t&e...
Foto ilustruese ITALI-Kreu i Kishës Katolike Papa Françesku kryesoi vigjiljen e Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit n&eum...
Foto ilustruese TURQI-Vota është një barometër i popullaritetit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, pasi ai kërkon të ...
Foto ilustruese BRUKSEL-Disa studime në Evropë dhe SHBA tregojnë se llogaritja verore e kohës (DST) ka shumë pak efekt në ru...
Foto ilustruese SERBI-Prej disa ditësh Serbia është tronditur nga humbja e një 2-vjeçarje në qytetin Bori. E mitura e quaj...