LIVE UPDATES
Bota

Me kryeministër të ri dhe me parashikimin për detyra të vështira, Vuçiç: Kurti kërkon të përdorë KiE për të paditur Serbinë për gjenocid

Millosh Vuçeviç, ish-ministër i Mbrojtjes dhe udhëheqës i subjektit në pushtet, Partisë Progresive Serbe (SNS), u mandatua për formimin e Qeverisë së re serbe një ditë më parë nga Vuçiç.

31 Mars 2024, 16:09 Nga M.B
Me kryeministër të ri dhe me parashikimin për detyra të
Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pret që Millosh Vuçeviç, të cilin e ka mandatuar për kryeministër, të marrë mbështetjen në Parlament për formimin e Qeverisë së re, e cila sipas tij, do të ketë para vetes detyra të mëdha e të vështira. Millosh Vuçeviç, ish-ministër i Mbrojtjes dhe udhëheqës i subjektit në pushtet, Partisë Progresive Serbe (SNS), u mandatua për formimin e Qeverisë së re serbe një ditë më parë nga Vuçiç.

“Ne jemi në një pozicion specifik sepse jemi të vetmit që kemi statusin e një shteti që është neutral ushtarakisht në këtë pjesë të rajonit. Ne gjithmonë jemi gati të mbrojmë veten, por nuk e kërcënojmë askënd”, tha Vuçiç më 31 mars, gjatë një vizite te Forcat e Armatosura të Serbisë në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Ai paralajmëroi për furnizim me avionë luftarakë, armë të artilerisë dhe raketahedhës. Vuçiç tha se po në ushtri po bëhen investime si kurrë më arë dhe njoftoi se dronët e prodhuar brenda vendit do të testohen në poligonin në Peshter më 20 prill. Mandatari për kryeministër, Vuçeviç, tha se ushtria do të ketë mbështetjen maksimale në Qeverinë e re, dhe së bashku me Vuçiç, thanë se ushtria është garantuese e mbijetesës së sovranitetit dhe pavarësisë së Serbisë.

Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili tha se një Serbi e fuqishme nënkupton siguri për serbët në këtë entitet, të cilët “po e shohin Serbinë”.

“Ne jemi të shtyrë në një strukturë artificiale të quajtur Forcat e Armatosura të Bosnje e Hercegovinës”, tha Dodik.

Ndërkaq, Vuçiç foli edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili, sipas liderit serb, ka kërcënuar Serbinë se do ta padisë për gjenocid dhe tani do që të përdorë institucionet e Këshillit të Evropës për të iniciuar padi ndaj Serbisë. Më 30 mars, Kurti deklaroi se autoritetet po përgatiten që Serbia të akuzohet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Kjo është pjesë e një sulmi masiv për sulme dhe presione ndaj popullit serb dhe Serbisë. Ne do t’iu rezistojmë atyre dhe do të fitojmë”, tha Vuçiç.

Ai tha se një sjellje e tij iu mundësua Kurtit për shkak se në një komitet në Këshillin e Evropës u miratua një raport i raportueses, Dora Bakoyannis, që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Vuçiç tha se Kurti deri më tani ka pritur që një shtet tjetër të ngreh padi për gjenocid sepse Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk mund të paraqesë padi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

“Dikush tjetër mund ta bëjë këtë në emër të tij, gjë që është një çështje e vështirë politike”, tha Vuçiç, duke shtuar se tani Kurti dëshiron të përdorë institucionet e Këshillit të Evropës për të paditur Serbinë.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut. Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strasburg, Francë, bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut./ REL

serbia

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë