SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka kërkuar garanci për njohjen e gjuhës maqedonase dhe të kaluarën historike para se të pranojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Përmes një postimi në Facebook, Kovaçevski ka bërë të ditur se qeveria maqedonase ende nuk ka pranuar propozimin e Francës por në mënyrë që ai të jetë i pranueshëm ai kë thënë se “duhet respektuar dhe njohur gjuhën maqedonase, në kornizën negociuese dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas.
“Çështjet historike nuk mund të jenë kriter në kuadrin e negociatave. Negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para fillimit të procedurës për ndryshime kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në preambulën e Kushtetutës. Çdo zgjidhje do të duhet të konsultohet me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Kovaçevski.
Reagimi i tij vjen pas kritikave të shumta në opinionin maqedonas se marrëveshja është e dëmshme, por edhe kërcënimit të disa partive të vogla që janë pjesë e qeverisë se do të largohen nga koalicioni qeveritar nëse pranohet propozimi francez.
Nga propozimi francez varet nëse do të hiqet ose jo vetoja bullgare për Shkupin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Vetoja do të mbetet në fuqi nëse Shkupi apo Sofja e refuzojnë propozimin që synon të zgjidh mosmarrëveshjet mes dy vendeve për gjuhën, historinë dhe statusin e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.
Parlamenti i Bullgarisë por edhe qeveria bullgare ende nuk kanë vendim nëse do të pranojnë propozimin francez.
Ndërkohë, të mërkurën, qeveria gjashtëmujore e kryeministrit bullgar Kiril Petkov është rrëzuar në një votë mosbesimi lidhur me mosmarrëveshjet mbi ekonominë dhe nëse Sofja duhet të heqë dorë nga kundërshtimi ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Paraprakisht, partia opozitare, GERB, e ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, i ka dhënë mbështetje propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të këtij vendi.
Ai propozimin e ka vlerësuar si “shumë të mirë” , meqë, siç ka thënë, i përmban të gjitha kërkesat e palës bullgare.
Marr nga REL
Joanna Gomulska dhe Maros Tancos ANGLI- Një çift është burgosur me një total prej 25 vitesh pasi mbajti skllevërit modern&e...
protesta ne Ekuador EKUADOR- Tetëmbëdhjetë oficerë policie janë raportuar të zhdukur pas një sulmi në një stac...
Vadim Zimin RUSI- Një kolonel i shërbimit sekret rus ,Vadim Zimin, i cili mbante kodet bërthamore të presidentit rus Vladimir Puti...
Foto nga seanca e sotme SOFJE- Rrëzohet qeveria e kryeministrit Kiril Petkov! Me 121 vota pro, Kuvendi ka rrëzuar qeverinë në Bull...
John Sullivan SHBA- Ambasadori amerikan në Moskë thotë se sulmi i Rusisë në Ukrainë ishte një "akt agresioni masiv". I s...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të marrë pjesë në një telekonferencë në...
Mustafa Karadayi BULLGARI- Kreu i partisë MRF, Mustafa Karadayi njoftoi në sallën e parlamentit se një projektvendim i grupit ishte dor...
Hristo Ivanov BULLGARI- Menjëherë pas votimit të mosbesimit në seancë plenare, krerët e grupeve parlamentare kanë bë...
Kiril Petkov BULLGARI- Sapo i rrëzuan qeverinë, ish-kryeministri Kiril Petkov del në shesh, flet me popullin. Para gazetarëve, kry...
Kiril Petkov SOFJE- Tashmë ish-kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov ka reaguar pas rrëzimit të kabinetit të tij qeveritar. N&eu...