LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori amerikan në Moskë: Sulmi i Rusisë në Ukrainë është një akt agresioni masiv

Ndërsa në Rusi vazhdon shtypja ndaj aktivistëve opozitarë dhe mediave të pavarura, Ambasadori Sullivan u takua rishtazi në ministrinë e jashtme ruse për të protestuar ndaj kërcënimeve për gazetarët që punojnë në agjencitë amerikane të lajmeve në Rusi.

22 Qershor 2022, 19:39 Nga d.a.
Ambasadori amerikan në Moskë: Sulmi i Rusisë në Ukrainë
John Sullivan

SHBA- Ambasadori amerikan në Moskë thotë se sulmi i Rusisë në Ukrainë ishte një "akt agresioni masiv". I sapoardhur nga Moska në Uashington për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme të ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara, Ambasadori John Sullivan tha në një intervistë për shërbimin në gjuhën ruse të Zërit të Amerikës se gjithçka i atribuohet vendimit të një personi, Presidentit rus Putin, për të filluar këtë luftë.

"Sapo u ktheva javën e kaluar nga Moska për këtë konferencë dhe është e habitshme se si bota është përmbysur që nga lufta e Rusisë, agresionit që filloi në fund të muajit shkurt. Është subjekti i kësaj konference të ambasadorëve amerikanë nga e gjithë bota, për t'u siguruar se bota e di dhe i përgjigjet këtij akti agresioni masiv dhe lufte të dhunshme në kontinentin evropian, me predha artilerie dhe raketa që bien mbi qytete të lashta në Evropë, pamje që menduam se i lamë pas në shekullin e 20-të, me të pafajshëm që vriten, gra dhe fëmijë, spitale dhe shkolla. Të gjitha këto për shkak se qeveria ruse dhe Presidenti Putin vendosën të fillonin një luftë agresioni, në përpjekje për të pushtuar një vend të pavarur dhe sovran, ose pjesë të tij, një vend anëtar të OKB-së", tha Ambasadori Sullivan.

Ndërsa në Rusi vazhdon shtypja ndaj aktivistëve opozitarë dhe mediave të pavarura, Ambasadori Sullivan u takua rishtazi në ministrinë e jashtme ruse për të protestuar ndaj kërcënimeve për gazetarët që punojnë në agjencitë amerikane të lajmeve në Rusi.

"Kam qenë në Moskë për mbi dy vite e gjysëm tashmë, dhe që nga dita kur mbërrita, ka qenë një ortek i pandalshëm shtypje graduale ndaj të drejtave të njeriut, shoqërisë civile, gazetarëve, shoqatave joqeveritare. U miratua një ligj, për individë dhe organizata, që përcaktohen si agjentë të huaj, apo ekstremistë dhe njerëzit janë shtrënguar të largohen nga vendi. Këta janë rusë besnikë, që kanë jetuar në atdhe gjatë gjithë jetës së tyre, që e duan vendin e tyre dhe që nuk janë dakord me veprimet, që ka ndërmarrë qeveria e tyre. Detyrohen të largohen nga vendi, nëse janë me fat. Nëse jo, i dërgojnë në kampe pune për ca kohë", tha Ambasadori Sullivan.

Për të diskutuar situatën me aleatët, Presidenti Joe Biden do të udhëtojë këtë fundjavë drejt Gjermanisë për takimin e G-7ës dhe në vazhdim drejt Madridit për takimin e NATO-s. Ambasadori Sullivan thotë se pritshmëritë janë të larta.

"...në çdo moment, Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët, kanë demonstruar unitet të jashtëzakonshëm. Kam besim tek rezultati i takimit të G-7ës dhe i takimit të udhëheqësve të NATO-s. Ishte gabimi i qeverisë ruse dhe i Presidentit Putin që nënvlerësoi unitetin e aleancës së NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tanë në BE. Ishte një gabim, pasi ne jemi të bashkuar, dhe do t'i rezistojmë këtij agresioni", tha ai.

Ambasadori Sullivan është optimist edhe për sa i përket debatit për të ulur ndërvarësinë e Evropës nga furnizimi me karburant dhe gaz nga Rusia.

"Është një problem afatshkurtër që do ta zgjidhim së bashku, dhe nuk do të gabojmë sërish duke u mbështetur më shumë se ç'duhet tek një vend kaq i paqëndrueshëm, agresiv dhe armiqësor si Rusia", thotë ai.

Megjithëse Ambasadori Sullivan është i shqetësuar prej faktit se propaganda në Rusi i ka paraqitur popullit një pamje krejt të ndryshme të luftës në Ukrainë, ai ka ndjesinë se diçka po fillon të ndryshojë.

"Mendoj se ekziston një ndjesi jo shumë e dukshme në Rusi, se diçka nuk shkon dhe se ajo që po ndodh në Ukrainë është gabim. Ata e mbështesin vendin e tyre. E duan ushtrinë e tyre. Por diçka nuk shkon, dhe ata e dinë këtë gjë; mund ta ndjesh këtë ndjesi të fshehtë. Njerëzit duan të dinë: Kur do të ndalet? Kur do të rikthehen gjërat siç ishin më parë? Dhe mesazhi është se, fatkeqësisht, nuk do të ndodhë së afërmi", thotë Ambasadori Sullivan.

Marrë nga VOA.

john sullivan lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë