LIVE UPDATES
Bota

Në prag të Samitit, kancelari gjerman shpreh mbështetjen: Ballkani Perëndimor na duhet dhe e duam në BE

Në deklaratën qeveritare në prag të samitit të BE-së, Olaf Scholz, u pozicionua qartë në anën e gjashtë vendeve të rajonit dhe i bëri thirrje Bullgarisë të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut

22 Qershor 2022, 18:15 Nga d.a
Në prag të Samitit, kancelari gjerman shpreh mbështetjen:
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, mirëkuptues ndaj pakënaqësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Ai tha të mërkurën pasdite se nuk është i sigurt nëse do të zhvillohet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE, i paraparë për të enjten paradite, 23.06. në Bruksel.

"Unë po e them shumë qartë: Shpresoj që samiti të mbahet. Sipas informatave tona, nuk është e sigurt që do të mbahet. Dhe që të jem i sinqertë, kjo nuk më çudit. Sepse kur ngjall shpresa, kur i ke futur këto vende në një rrugë dhe kur i bind se ia vlen që të ecin në rrugën drejt BE-së, dhe ata i bëjnë të gjitha përpjekjet, rrezikojnë konflikte politike brenda vendit, madje, një vend, Maqedonia e Veriut, ndryshon edhe emrin që të mos jetë në grindje me Greqinë, atëherë është konsekuente që vendimmarrësit dhe qytetaret dhe qytetarët e tyre ta shprehin pakënaqësinë që kanë". 

Scholz megjithatë nënvizoi se nëse samiti do të mbahet, ai nuk do të jetë i lehtë. Por për Gjermaninë është e rëndësishme që të pozicionohet. Gjermania është në anën e tyre. 

Heqja e parimit të unanimitetit

Më parë kancelari socialdemokrat ishte shprehur për heqjen e parimit të unanimitetit në politikën e jashtme dhe kishte thënë se, sikurse Ukraina dhe Moldavia, që do të marrin një përgjigje të fortë ndaj kërkesës së tyre për status kandidati, edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, meritojnë një përgjigje të qartë. "Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme për mua të vizitoja rajonin përpara udhëtimit tim në Ukrainë", theksoi kancelari. 

Politikani socialdemokrat përshkroi me ton dhe fjalë emocionale, të pazakonta për të, gjendjen në të cilën ndodhet Ballkani Perëndimor sot, duke sjellë para deputetëve një mbresë që kishte marrë nga takimi i tij i fundit me liderët e Ballkanit në Selanik.

"Kanë kaluar gati 20 vjet që kur në Selanik BE-ja u ofroi këtyre vendeve perspektivën e anëtarësimit. Unë isha atje para disa ditësh. Dhe të gjithë ma kujtuan këtë, se si u vendos. Atëherë në Selanik të gjithë mendonin se do të ishin anëtarë të BE-së pas pesë ose tetë vjetësh. Dhe kjo nuk është realizuar deri më sot", tha kancelari.

Më tej ai tha se ka ardhur koha që ne e duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ky ishte mesazhi im në udhëtimin tim në rajon. Dhe ky do të jetë gjithashtu mesazhi që duhet të vijë nga takimi i nesërm i BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kritikë ndaj Bullgarisë 

Scholz lavdëroi kryeministrin bullgar, Kirill Petkov, dhe tha se ai luan një rol tejet konstruktiv në bisedat me Shkupin. Ne e dimë se edhe sot ka debate në vend. "Sepse kjo është ajo që shumë shpesh e bën kaq të vështirë bashkëpunimin në Evropë, që çështje që e kanë bazën në ngjarje të ndodhura shumë kohë më parë, përdoren papritur për të ngatërruar gjithçka që sjell një të ardhme paqësore." 

Prandaj edhe unë shpresoj që Bullgaria të zgjedhë një rrugë, që e bën të mundur ta shpalosë forcën e saj, në Bashkimin Evropian, por edhe e bashkuar me fqinjin e saj më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. 

Scholz tha se i mbështet përpjekjet e kryesisë franceze të BE-së, për të ndërmjetësuar një kompromis dhe u shpreh optimist që Bullgaria do të gjejë një zgjidhje: "Në fund të fundit, një Ballkan Perëndimor evropian i qëndrueshëm dhe i begatë është në të mirën tonë" 

Edi Rama konfirmon pjesëmarrjen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më parë kishte paralajmëruar me anë të një mesazhi në Twitter se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë ç'kërkojnë në Bruksel, nëse Bullgaria do të vijonte të bllokonte çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, po me anë të një mesazhi në Twitter ai të mërkurën ishte shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor do të shkojnë në Bruksel. 

"Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për pengmarrjen tonë nga Bullgaria që shkatërron atë,", shkruante kryeministri i Shqipërisë.

Marrë nga DW.

olaf scholz samiti i brukselit

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion