LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut shënon 32-vjetorin e pavarësisë, SHBA-ja i ofron mbështetje për integrim

Refuzimi i kërkesave të tyre çoi në një konflikt të armatosur në vitin 2001 që përfundoi me arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, pas çka Maqedonia e Veriut ndryshoi Kushtetutën e saj për të avancuar të drejtat e shqiptarëve.

8 Shtator 2023, 11:58 Nga k.m.
Maqedonia e Veriut shënon 32-vjetorin e pavarësisë, SHBA-ja i
Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut shënon 32-vjetorin e pavarësisë nga ish-Jugosllavia, përderisa Shtetet e Bashkuara thanë se Shkupi ka bërë hapa të mëdhenj për të siguruar prosperitet për qytetarët. Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut i parapriu një referendum që u organizua më 8 shtator të vitit 1991, në të cilin mbi 95 për qind e votuesve u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran. Referendumi u bojkotua nga popullata shqiptare e cila kërkonte të jetë e barabartë në shtetin e ri, pasi sipas tyre “Maqedonia po krijohej si shtet monoentik që nuk pasqyron karakterin shumetnik të saj”.

Refuzimi i kërkesave të tyre çoi në një konflikt të armatosur në vitin 2001 që përfundoi me arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, pas çka Maqedonia e Veriut ndryshoi Kushtetutën e saj për të avancuar të drejtat e shqiptarëve.

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, në mesazhin e tij në ditën e pavarësisë më shumë u përqendrua në zhvillimet e fundit, aferat dhe abuzimet me pushtetin, që sipas tij, “minuan besimin tek institucionet dhe zhvlerësuan vetë shtetin dhe pritjet e atyre që luftuan për shtet demokratik dhe në shërbim të popullatës”.

“Dhe çmimin po i paguajnë abuzimet që po bëhen, studentët në arsim, të sëmurët në shëndetësi, të varfrit dhe të rinjtë. Gjithnjë e më shumë, solidariteti dhe ndjeshmëria kanë filluar t'i lënë vendin egoizmit dhe apatisë dhe ky është një mjedis në të cilin njerëzit nuk duan të jetojnë. Është koha të konfirmojmë se jemi të aftë në praktikë dhe jo vetëm me fjalë, të përballojmë problemet serioze me të cilat po përballemi në tunelin e gjatë të tranzicionit që nuk mund ta përfundojmë”, tha ai.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në mesazhin e tij foli për integrimin evropian të shtetit. Ai tha se “ëndrra e atyre që vendosën themelet e pavarësisë, por edhe të gjeneratave të mëhershme dhe popullatës në përgjithësi do të realizohet me rrumbullakimin e integrimit evropian të vendit”.

“Me vendime të arsyeshme dhe të guximshme, vendi ynë e arriti pavarësinë në mënyrë paqësore dhe në të njëjtën kohë ruan unitetin e tij...U bëmë anëtare e Kombeve të Bashkuara. Ne kemi kapërcyer një konflikt ushtarak. U bëmë anëtare e NATO-s. Kemi filluar negociatat me Bashkimin Evropian…Për ne, integrimi në BE do të thotë paga edhe më të larta, vende të reja pune dhe më shumë zgjedhje, kopshte, shkolla dhe spitale më moderne, mbështetje shumë më e madhe shtetërore për sipërmarrjet vendase, akoma më shumë investime të huaja. Qytetarët sot duan të jetojnë në një vend kaq modern, i cili është pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Në 32-vjetorin e pavarësisë, drejtuesit e institucioneve kanë marrë mesazhe të shumta urimi nga liderë botërorë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në mesazhin e dërguar theksoi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit, për prosperitetin dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe promovimin e shtetit ligjor.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Maqedoninë e Veriut në zbatimin e reformave për integrim në Bashkimin Evropian dhe vendosjen e marrëdhënieve edhe më të forta me vendet fqinje evropiane. Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj për të siguruar prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj ndërsa përballet me sfidat globale dhe ne qëndrojmë me ju në përpjekjet tuaja për të promovuar sundimin e ligjit. Mezi presim të forcojmë partneritetin tonë me Maqedoninë e Veriut dhe të avancojmë vlerat tona të përbashkëta demokratike në vitet në vijim, thuhet në një mesazhin e Blinkenit.

Ndërkaq, kritika për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut ka drejtuar edhe lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Ai tha se “aferat korruptive të Qeverisë aktuale po shuajnë gjitha shpresat e rilindësve dhe të qytetarëve”.

“Ëndrra e tyre u shua ngadalë me kalimin e viteve, sidomos tani, po i njëjti brez po jeton vitet më të errëta të pavarësisë, vitet e krimit pa sy, të korrupsionit të kudondodhur, të një qeverie që e konsideron biznesin personal më të rëndësishëm se jetën e një njeriu të zakonshëm. Vitet e fundit tragjeditë janë bërë përditshmëria jonë, mungojnë ilaçet, mungojnë tekstet, mungon drejtësia, por mbi të gjitha mungojnë qytetarët që largohen nga vendlindja për shkak të dështimeve”, theksoi Mickoski.

Përvjetori i pavarësisë së shtetit po shënohet në kohën kur vendi është përfshirë në një krizë të thellë politike për shkak të procesit të ndryshimeve kushtetuese, të domosdoshme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ndryshimet duhet të bëhen për zbatimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, bazuar në propozimin francez për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës së saj, si popull shtetformues. Maqedonia e Veriut në vitin 2018 ka nënshkruar Marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit të saj, nga Maqedoni në Maqedoni në Veriut, si domosdoshmëri për anëtarësim në NATO./REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj