LIVE UPDATES
Bota

Portugali: Debat kundër konsumit të drogave të forta

Në vitin 2001 Portugalia legalizoi të gjitha drogërat, pavarësisht nga rrezikshmëria e tyre. Por tani është ndezur debati kundër konsumit të drograve të forta, lejuar legalisht prej më shumë se dy dekadash.

8 Shtator 2023, 09:07 Nga A.B

Portugali: Debat kundër konsumit të drogave të forta

Meqenëse përdoruesit e drogave i injektojnë drogat me shiringa në mjedise publike si oborret e shkollave, apo pranë zonave të banimit shumë vetë po kërkojnë tani mbrojtje më të madhe për pjesën tjetër të popullsisë, që shqetësohet nga imazhet e pakëndshme: Letra të djegura alumini, pjesë shiringash, gjak, këto janë dëshmi të konsumit të drogës në rrugët dhe parqet e Portos.

Me skena të tilla përballet thuajse përditë Cristiano Silva jeton në një lagje të mirë të Portos, qytetit të dytë për nga madhësia të Portugalisë. Por drogaxhinjtë kanë vërshuar edhe në këtë lagje: „Kjo tregon mungesë respekti ndaj pjesës tjetër të shoqërisë. Drogaxhinjtë konsumojnë drogra në mes të rrugës. Po të mos të të pëlqejë një gjë e tillë, duhet të ndryshosh rrugën. Dhe nëse thua se kjo gjë nuk shkon, atëherë ata bëhen të dhunshëm.”

Në vitin 2001, Portugalia legalizoi të gjitha drograt, pavarësisht nga rrezikshmëria e tyre. Kush ka me vete më shumë se dhjetë racione ditore, rrezikon të gjobitet. Vetëm kush bën biznes me drogën, futet në burg.

Ofertat për trajtimin e të droguarve të pamjaftueshme

Tregtia e drogave është e ndaluar, prandaj ajo zhvillohet kryesisht me dyer të mbyllura. Edhe konsumi në publik nuk lejohet, por ai rrallë ndiqet me pasoja ligjore. Sindikalisti i policisë Hugo Moreira: „Problemi hasim gjithnjë e më shpesh situata të tilla, që kur nuk lejohemi më t’i arrestojmë konsumatorët. Policia i ka duart e lidhura.”

Atij që kapet i mundësohen oferta terapie. Dhe qendrat e drogës, mendohet se mund t‘i nxisin konsumentët të largohen nga rruga. Por në Porto ka vetëm një qendër të tillë.

Psikologia, Diana Castro, është krenare për ligjin portugez të drograve. Ajo thotë, se ky ligj është një nga rrugët për të larguar të prekurit nga zonat e errëta. E tek e fundit numri i të vdekurve nga drogat është tani më i ulët: „Kur konsumi i drogave kriminalizohet, atëherë të varurit prej drograve nuk shihen nga shoqëria dhe nuk përfitojnë nga shërbimi mjekësor, thjesht sepse ata shihen si kriminelë dhe jo si njerëz në nevojë.” Por me sa duket nuk ka oferta të mjaftueshme të kujdesit shëndetësor. Kritikët druhen për sigurinë publike.

Për Patricia Rapazote-n gjendja është e padurueshme. Ajo është kryetare e lagjes Ramalde, një nga lagjet me probleme të Portos. „Kjo ndjenja e frikës, që njeriu kthen kokën dhe sheh nëse ka dikë nga mbrapa, është e padurueshme. Ne kemi nevojë për më shumë polici dhe më shumë patrullim në rrugë.”

Sindikata e policisë kërkon po ashtu marrjen e masave më të ashpra. Hugo Moreira: „Ne bëjmë punën tonë, dalim në rrugë. Por kjo nuk ka pasoja. Unë mendoj se ne na duhet një institucion që të marrë të prekurit dhe t’i detyrojë të trajtohen, një institucion me mjetet e nevojshme financiare dhe me profesionistët e duhur, që të shoqërojnë këta njerëz.”

Pas 20 vjet politike liberale droge, ka ardhur koha për të vepruar, thotë banori Cristiano Silva. Për shkak të kujdesit të madh për të varurit nga droga, nuk duhet harruar mbrojtja e pjesës tjetër të popullsisë. „E gjithë kjo çon në ndjenjën e mungesës së ligjit dhe që dikush mund të bëjë çfarë të dojë. Kjo është një spirale shumë e rrezikshme.” Ndërkohë qetësia është shtuar në lagjen e tij, që kur policia ndërmori një aksion të gjerë. Por një pjesë e skenës së drogës ka shkuar në një lagje tjetër. Kështu, Porto nuk po shpëton nga ky problem./DW

portugali

Sondazh

Poll
Bota 7 Shtator 2023, 22:19 I.A

OKB: Bota po i braktis gratë

SHBA- Duke nisur nga lufta kundër varfërisë e deri të qasja në edukim, apo përfaqësimi në politikë, bota ësh...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj