7 Shtator 2023, 22:48
Nga I.A

ITALI- Kisha Katolike në Romë i ka fshehur më shumë se 3.000 hebrenj nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas disa dokumenteve të publikuara të enjten. Dokumentet e Institutit Biblik Papnor përshijnë emrat e 3.600 personave, të cilët janë ndihmuar nga urdhrat katolikë. Një krahasim me dokumentet nga arkivat e komunitetit të hebrenjve në Romë sugjerojnë se 3.200 prej tyre kanë qenë hebrenj.
Dokumentet janë përpiluar nga të krishterët pas çlirimit të kryeqytetit italian nga nazistët, në qershor të vitit 1944. Ato janë përdorur si bazë për studim nga historiani italian Renzo de Felice më 1961, mirëpo më vonë janë konsideruar si të humbura për dekada. Roli i Vatikanit gjatë periudhës së nazizmit në Gjermani dhe Austri, si dhe fashizmit së Benito Mussolinit në Itali, ende konsiderohet kontrovers.
Papa Pius XII, i cili ka qenë në krye të Selisë së Shenjtë në periudhën 1939 – 1958, është kritikuar nga historianët për marrëveshjet me Gjermaninë naziste dhe është akuzuar se ka qenë i heshtur gjatë Holokaustit. Megjithatë, disa historianë tjerë e mbrojnë trashëgiminë e tij. Papa Françesku ka urdhëruar hapjen e të gjitha arkivave prej vitit 2020.
Konsiderohet se deri në nisje të Luftës së Dytë Botërore, në Romë kanë jetuar 10-15.000 mijë hebrenj. Më shumë se 2.000 prej tyre janë vrarë nga trupat naziste. Qyteti është pushtuar nga ushtarët nazistë për nëntë muaj, deri kur është çliruar nga të ashtuquajturat forca aleate, në qershor të vitit 1944.
Marrë nga REL
instituti biblik papnor kisha katolike
Bota
7 Shtator 2023, 22:19
I.A
SHBA- Duke nisur nga lufta kundër varfërisë e deri të qasja në edukim, apo përfaqësimi në politikë, bota ësh...
Bota
7 Shtator 2023, 21:17
I.A
Microsoft
SHBA- Kompania amerikane ‘Microsoft’ tha të enjten se ka identifikuar një rrjet profilesh të rreme në rrjete soci...
Bota
7 Shtator 2023, 20:43
I.A
Apple
SHBA- Aksionet e Apple ranë ndjeshëm për një seancë të dytë radhazi pas raporteve për kufizime të r&eum...
Bota
7 Shtator 2023, 20:29
I.A
Grafite
KOSOVË- Pas kërcënimeve me jetë ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, Brigada e Veriut është aktiv...
Bota
7 Shtator 2023, 19:59
I.A
Ushtarët e Azerbajxhanit
ARMENI- Ani Kirakosyani zbuloi se ishte shtatzënë një muaj pasi filloi bllokada e Nagorno-Karabakh. N&eum...
Bota
7 Shtator 2023, 19:40
I.A
Foto ilustruese
FRANCË- Gjykata Supreme e Francës e ka miratuar ndalesën kontroverse për veshje të kostumit abaja në shkolla....
Bota
7 Shtator 2023, 19:22
I.A
Votimi
KOSOVË- Me Udhëzimin Administrativ që ka nxjerrë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës për...
Bota
7 Shtator 2023, 19:12
I.A
Policia italiane
ITALI- Tetë arrestime dhe 10 kilogramë kokainë të sekuestruar. Ky është bilanci i policinë italiane pas...
Bota
7 Shtator 2023, 18:53
I.A
Foto Ilustruese
FRANCË- Mësuesit dhe studentët e një shkolle të mesme franceze kanë hyrë në grevë në shen...
Bota
7 Shtator 2023, 18:39
I.A
Greg Delawie
SHBA- Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, iu ka bërë thirrje pes&eu...