LIVE UPDATES
Bota

Microsoft: Kina dyshohet se përdor inteligjencën artificiale për të ndikuar tek votuesit amerikanë

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington tha se akuzat se Kina, duke përdorur IA, ka krijuar llogari të rreme në rrjete sociale janë ‘të mbushura me paragjykime dhe spekulime dashakeqe’ dhe se Kina punon që Inteligjenca Artificiale të përdoret në mënyrë të sigurt.

7 Shtator 2023, 21:17 Nga I.A
Microsoft: Kina dyshohet se përdor inteligjencën artificiale për
Microsoft

SHBA- Kompania amerikane ‘Microsoft’ tha të enjten se ka identifikuar një rrjet profilesh të rreme në rrjete sociale të kontrolluara nga Kina, në përpjekje për të ndikuar tek votuesit amerikanë duke përdorur inteligjencën artificiale.

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington tha se akuzat se Kina, duke përdorur IA, ka krijuar llogari të rreme në rrjete sociale janë ‘të mbushura me paragjykime dhe spekulime dashakeqe’ dhe se Kina punon që Inteligjenca Artificiale të përdoret në mënyrë të sigurt.

Në një raport të ri studimor, ‘Microsoft’ tha se llogaritë e rrjeteve sociale ishin pjesë e një operacioni për mbledhje informacioni që dyshohet se kryhet nga Kina. Fushata ka ngjashmëri me aktivitetin që Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka atribuar ‘një grupi elitar brenda Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës’, tha ‘Microsoft’.

Ekspertët e kompanisë amerikane nuk thanë se cilat platforma të rrjeteve sociale u përdorën, por fotografitë që shoqëronin raportin dukej të tregonin publikime nga ‘Facebook’ dhe ‘Twitter’ që tani njihet si X.

Raporti e vë theksin tek një mjedis mediash sociale që paraqet rrezikshmëri për t’u keqpërdorur, ndërsa amerikanët përgatiten për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Qeveria amerikane ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 me një fushatë të fshehtë në rrjete sociale dhe ka paralajmëruar për përpjekjet e mëvonshme të Kinës, Rusisë dhe Iranit për të ndikuar tek votuesit.

Raporti jep shembuj të kufizuar të aktivitetit më të fundit dhe nuk shpjegon në detaje se si ekspertët e ‘Microsoft-it’ ia atribuan publikimet Kinës.

Një zëdhënës i ‘Microsoft-it’ i tha agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ se ekspertët e kompanisë përdorën një ‘model të shumëplanësh për të verifikuar lidhjen’ me Kinën, i cili mbështetet në ‘prova teknike dhe prova kontekstuale’.

Sipas raportit fushata filloi të përdorte Inteligjencën Artificiale rreth marsit të vitit 2023 për të krijuar përmbajtje politike në anglisht dhe për të ‘imituar votuesit amerikanë’, tha Microsoft.

IA mund të krijojë imazhe, tekst dhe media të tjera nga e para. Përmbajtja e publikimeve të reja është shumë më tërheqëse sesa pamjet vizuale të pakëndshme të përdorura në fushatat e mëparshme nga grupet shtetërore kineze, të cilat mbështeteshin në vizatime dixhitale, grupe fotografish që mund të blihen nga interneti dhe dizajne të tjera grafike manuale, shkruan ekspertët e ‘Microsoft-it’.

Raporti përmend një shembull të një imazhi të krijuar nga IA, për të cilin ‘Microsoft’ tha se vinte nga një profil kinez, ku shihet Statuja e Lirisë duke mbajtur një pushkë me mbishkrimin: ‘Gjithçka po hidhet tutje. PERËNDESHA E DHUNËS’.

Zëdhënësi i ‘Microsoft-it’ tha se profilet e identifikuara ishin përpjekur të shfaqeshin si amerikanë duke publikuar vendndodhjen e tyre si brenda Shteteve të Bashkuara dhe duke publikuar slogane politike amerikane.

Marrë nga VOA

microsoft ai

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë