LIVE UPDATES
Bota

Çështja ndaj ish presidentit Trump në Xhorxhia, prokurorja kërkon mbrojtjen e jurisë

Lëvizja e prokurores së qarkut Fulton Fani Willis vjen pasi anëtarët e jurisë së madhe që ngritën 41 akuza ndaj ish presidentit Trump dhe të pandehurve të tjerë u bënë pre e sulmeve kur të dhënat e tyre u postuan në internet.

7 Shtator 2023, 23:00 Nga I.A
Çështja ndaj ish presidentit Trump në Xhorxhia, prokurorja
Fani Willis

SHBA- Prokurorja e Xhorxhias që ka ngritur aktpadi ndaj ish presidentit Donald Trump dhe 18 të tjerëve për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet, po i kërkon gjykatësit të çështjes të ndërmarrë hapa për të mbrojtur anëtarët e jurisë. Lëvizja e prokurores së qarkut Fulton Fani Willis vjen pasi anëtarët e jurisë së madhe që ngritën 41 akuza ndaj ish presidentit Trump dhe të pandehurve të tjerë u bënë pre e sulmeve kur të dhënat e tyre u postuan në internet.

Është një reflektim i polarizimit të opinionit publik në Shtetet e Bashkuara rreth çështjeve penale kundër ish-presidentit. Prokurorja Willis shkroi në kërkesën e paraqitur të mërkurën se informacioni rreth jurisë së madhe ishte publikuar "me qëllimin për t'i ngacmuar dhe frikësuar anëtarët e jurisë". Për më tepër, thuhej në kërkesë, të dhënat personale për zonjën Willis, një grua me ngjyrë, të familjes dhe stafit të saj janë postuar në internet “të ndërthurura me komente nënçmuese dhe raciste”.

Kamerat televizive lejohen vazhdimisht në sallat gjyqësore në Xhorxhia, por kameramanët dhe fotografët udhëzohen rregullisht të mos shfaqin imazhe të jurisë. Gjatë procesit të përzgjedhjes së jurisë, anëtarët identifikohen kryesisht me numër dhe jo me emër. Prokurorja Willis po i kërkon gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Scott McAfee, që të ndalojë të pandehurit, mediat ose këdo tjetër që të krijojë ose publikojë imazhe, përfshirë video, fotografi dhe skicime të anëtarëve të jurisë, ose anëtarëve të mundshëm të saj.

Ajo po kërkon gjithashtu që gjyqtari të ndalojë publikimin e çdo informacioni që do të ndihmonte në identifikimin e tyre, “veçanërisht përshkrimet fizike, numrat e telefonit, adresat, emrat e punëdhënësve”. Ekspertët ligjorë kanë thënë se është procedurë standarde për rastet e padive në shtetin e Xhorxhias që të përfshihen emrat e anëtarëve të jurisë së madhe, pjesërisht sepse u jep mundësi të pandehurve për të kundërshtuar përbërjen e jurisë. Pra, emrat e 23 anëtarëve të jurisë së madhe që dëgjuan provat e prokurores së qarkut dhe votuan për miratimin e akuzave, u përfshinë në aktakuzë. Ata u bënë menjëherë viktima të “doxxing”, që është shkurtim i fjalës “dropping dox” që i referohet postimit në internet të informacionit për dikë, përgjithësisht në përpjekje për ta ngacmuar, kërcënuar, turpëruar ose për t’u hakmarrë ndaj tij.

Marrë nga VOA

fani willis donald trump

Sondazh

Poll
Bota 7 Shtator 2023, 22:19 I.A

OKB: Bota po i braktis gratë

SHBA- Duke nisur nga lufta kundër varfërisë e deri të qasja në edukim, apo përfaqësimi në politikë, bota ësh...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen