LIVE UPDATES
Bota

Zgjerimi i BE-së! Ministrja e Jashtme sllovene: Angazhimi me shpejtësi për integrimin e Ballkanit Perëndimor deri në 2030

BE-ja me më shumë se 30 shtete anëtare në tryezë thjesht nuk mund të jetë efikase siç duhet. Një reformë e tillë nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por është e domosdoshme. Dhe është e një rëndësie strategjike për BE-në, në të njëjtin nivel rëndësie si zgjerimi.

8 Shtator 2023, 11:00 Nga f.i
Zgjerimi i BE-së! Ministrja e Jashtme sllovene: Angazhimi me shpejtësi
Tanja Fajon

SLLOVENI- Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon vlerësoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfitojnë “me shpejtësi të plotë” nga mundësia që lidhet me zgjerimin e BE-së. Në një shkrim të saj lidhur me deklaratën e kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, ajo shprehet se duhet të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030 dhe nëse të dyja palët mund të jenë vërtet gati për zgjerim deri në atë datë, ajo thotë se përgjigja e saj për këtë pyetja është shumë e qartë.

Gjithashtu Fajon sqaron se kjo natyrisht nuk do të thotë se kriteret e zgjerimit të BE-së do të refuzohen dhe se Ballkani Perëndimor mund të hyjë në bashkim pa përmbushjen e tyre, raportojnë mediat e huaja.

Shkrimi i plotë:

Javën e kaluar, në Slloveni, u organizua Forumi Strategjik i Bled-it (BSF), një konferencë e njohur për diskutimet e saj tradicionale rreth Ballkanit Perëndimor. Edhe pse këtë vit diskutimet dukshëm tejkaluan vëmendjen rajonale dhe patën një shtrirje globale, interesi më i madh u drejtua tek e ardhmja e Ballkanit Perëndimor brenda BE-së. Ideja e paraqitur nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë gati për zgjerimin deri në vitin 2030, bëri jehonë të madhe. I ashtuquajturi ‘premtimi i Bled-it’ nuk la askënd me zemër të ftohtë, por ngriti një pikëpyetje për të gjithë nëse të dyja palët mund të jenë vërtet gati për zgjerimin deri në atë datë.

Përgjigja ime për të gjitha këto pyetje është e qartë: mundësia është këtu dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë me shpejtësi të plotë. Ne duhet të punojmë drejt gjetjes së një vullneti të mjaftueshëm politik në Ballkanin Perëndimor për reforma dhe vullnetit politik në BE për t’u zgjeruar. Duhet të fokusohemi në destinacionin përfundimtar, por nuk duhet të anashkalojmë udhëtimin.

Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, zgjerimi i BE-së padyshim është rikthyer në agjendë. Peizazhi gjeopolitik e bën të qartë se zgjerimi i BE-së nuk ka alternativë. Lufta në Ukrainë ka rritur oreksin për zgjerim, si dhe ka afirmuar nocionin se zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për BE-në. Me fjalë të thjeshta – është tani ose kurrë.

Kjo, sigurisht, që nuk do të thotë se kriteret e zgjerimit të BE-së do të hiqen dhe se Ballkani Perëndimor mund të hyjë në Bashkim pa i përmbushur ato. Kjo do të thotë se rajonit do t’i kushtohet më shumë vëmendje politike dhe se vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u kërkohet që ta bëjnë këtë në mënyrë të përshtatshme.

Për BE-në kjo do të thotë një vetëangazhim për të reformuar procesin e saj të vendimmarrjes dhe për t’u përgatitur, në aspektin institucional dhe financiar. BE-ja me më shumë se 30 shtete anëtare në tryezë thjesht nuk mund të jetë efikase siç duhet. Një reformë e tillë nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por është e domosdoshme. Dhe është e një rëndësie strategjike për BE-në, në të njëjtin nivel rëndësie si zgjerimi.

Skeptikët do të argumentonin se të gjitha këto detyra duken të jenë shumë të vështira deri në vitin 2030. Por, nga pikëpamja realiste, nuk do të ketë ndonjë ofertë më të mirë në tryezë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një mundësi më të mirë për Bashkimin për t’u përmirësuar dhe përshtatur ndaj realiteteve të reja globale.

Në Bled, unë zbulova një formulë për BE-në e ardhshme në 2030, të quajtur në anglisht “3E by 3E”, që përfshin këto synime. BE-ja e vitit 2030 duhet të jetë më e angazhuar (engaged) me botën, të zgjerohet (enlarged) me Ballkanin Perëndimor dhe partnerët tanë në Lindje, si dhe duhet të ketë zhvilluar (evolved) procesin e vendimmarrjes për t’u bërë më efikas. BE-ja duhet t’u qaset këtyre proceseve me këmbëngulje (eagerness), përshtatshmëri (expedience) dhe të bazuar në përvojë (experience). Besoj se nuk ka asgjë për të shtuar.

Vitet që do të vijnë nuk do të kenë të bëjnë as me perceptime dhe as mashtrime. Ato do të kenë të bëjnë me punën e vështirë nga të dyja palët: Ballkani Perëndimor dhe BE-ja, në mënyrë që të përgatisin të dyja palët për zgjerimin e BE-së deri në vitin 2030.

Këto kohë të vështira do të kërkojnë liderë të guximshëm nga të dyja palët. Udhëheqës që do të shikojnë drejt të ardhmes. Liderë të cilët do të ishin të gatshëm ta vendosnin zgjerimin në krye të agjendës së tyre dhe të merrnin vendimet e nevojshme për të mundësuar zgjerimin. Prandaj, zgjedhjet evropiane do të jenë një moment historik i rëndësishëm për objektivin e vitit 2030.

Pavarësisht zgjedhjeve, Ballkani Perëndimor gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen e Sllovenisë. Ne do të mbetemi një mbështetës i vendosur i procesit të zgjerimit të BE-së me shpejtësi të plotë. Një mik i rajonit në të mirë dhe të keq. Për shembull, Sllovenia tashmë mbron hapjen e negociatave të pranimit në BE të Bosnje-Hercegovinës deri në fund të këtij viti.

Koha do ta tregojë nëse Presidenti Michel mbajti një fjalim historik në Bled. Shpresoj se zotimi i Bled-it do të materializohet edhe për shkak të Bledit tonë magjik. Vendi ku peizazhet e bukura malore alpine takohen me ujin e liqenit të pastër kristal, është vendi më i mirë ku mund të ndodhin mrekullitë.

bashkimi evropian ballkani perendimor tanja fajon

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës