LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut zotohet se do të vazhdojë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës

Autoritetet maqedonase i kanë blerë këto tanke pikërisht në Ukrainë më 2001, gjatë konfliktit të armatosur me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Me kalimin e kohës disa prej këtyre pajisjeve nuk janë përdorur për shkak të nevojës për servisim.

15 Gusht 2022, 22:40 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut zotohet se do të vazhdojë ndihmën ushtarake
Sllanjanka Petrovska

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut i ka dhuruar Ukrainës tanke dhe pajisje tjera ushtarake, prej kur kjo e fundit përballet me agresionin rus. Megjithatë, ende nuk janë konfirmuar burimet qeveritare që Maqedonia e Veriut i ka dërguar Ukrainës edhe katër aeroplanë, Su-25 dhe helikopterë luftarakë, Mi-24. Ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Sllanjanka Petrovska, ka thënë të hënën se Qeveria ka miratuar tri vendime për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës, porse vendimet janë të klasifikuara, andaj edhe nuk mund të publikohen.

Ajo është deklaruar vetëm për tanket, të cilat janë parë duke u transportuar në Ukrainë. Autoritetet maqedonase i kanë blerë këto tanke pikërisht në Ukrainë më 2001, gjatë konfliktit të armatosur me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Me kalimin e kohës disa prej këtyre pajisjeve nuk janë përdorur për shkak të nevojës për servisim.

“Deri tani kemi miratuar tri vendime për donacione ushtarake dhe për momentin këto vendime janë të klasifikuara për shkaqe sigurie. Ajo që dukej ishte transporti i tankeve. Tani nuk do të bëjmë të ditur se për çfarë sasie apo për sa tanke bëhet fjalë, por është e qartë se pjesë e donacioneve janë edhe tanket. Ato tashmë nuk janë pjesë e ushtrisë sonë, nuk janë të nevojshme. Dhe më duhet të them se të gjitha vendimet janë marrë në konsultim me shtabin e përgjithshëm të ushtrisë, pasi ai është përgjegjës për sigurinë e shtetit. Me këtë i hedhim poshtë të gjitha spekulimet se me këto donacione kemi dobësuar gatishmërinë luftarake të ushtrisë tonë”, ka deklaruar ministrja Petrovska.

Zyrtarët ukrainas, në disa raste, kanë falënderuar Maqedoninë e Veriut për donacionet. Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në rrjetet sociale në gjuhën ukrainase, kishte falënderuar vendimin e Shkupit për tanket dhe fluturaket e dhuruara, pa specifikuar nëse ishin avionë apo helikopterë. Vendimi i Qeverisë maqedonase është kritikuar nga Moska si “gabim i madh” në mbështetje të “aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev". Por, ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska ka thënë se bëhet fjalë për “vendime të pavarura të një shteti sovran, në ndihmë të një shteti tjetër sovran të pushtuar”.

“Janë vendime të një shteti sovran dhe të pavarur. Pa marrë parasysh se jemi anëtare e NATO-s, dhe pjesë e sistemit kolektiv të mbrojtjes, Qeveria ka vlerësuar se kur sulmohet një shtet tjetër i pavarur, sovran dhe demokratik, siç është rasti me Ukrainën, duhet t’i ndihmohet duke u nisur nga parimet e pavarësisë. Të motivuar nga këto parime, morëm edhe vendimin për të ndihmuar këtë vend me pajisje ushtarake. Ukraina është shteti që ishte sulmuar dhe që po mbrohet nga agresioni”, ka deklaruar Petrovska. Që në ditët e para të agresionit rus, Maqedonia e Veriut i ka dhënë mbështetje Qeverisë në Kiev, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa ka mbështetur të gjitha vendimet për sanksione ndaj Rusisë. Ndërkohë, Rusia e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në “grupin e shteteve jomiqësore”.

Zyrtarët maqedonas në disa raste kanë akuzuar Moskën për ndërhyrje në punët e brendshme dhe për veprimtari spiunazhi, andaj në dy vjetët e fundit ka dëbuar 11 diplomatë rusë. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Marrë nga REL

sllanjanka petrovska

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet