21 Mars 2023, 20:28
Nga a.l
Besnik Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i kosovës Besnik Bislimi është qëlluar me tortë dhe pije 'milkshake' nga disa aktivistë të Partisë SocialDemokrate teksa ai i drejtohej hyrjes së një ndërtese. Incidenti ka ndodhur pasditen e sotme në shenjë revolte nga partia opozitare lidhur me marrveshjen që arriti kryeministri Albin Kurti në takimin në Ohër për zbatimin e planit të BE-së ku përfshihet edhe Asociacioni. Pamjet janë publikuar nga vetë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili krahas videos shkruan se 'Zajednica' (Asociacioni i Komunave Serbe në serbisht) është pranuar nga kryeministri Kurti.
“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, shkruan ai.
Takimi në Ohër
Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.
besnik bislimi albin kurti
Bota
21 Mars 2023, 20:09
a.l
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump disa ditë më parë njoftoi se sot do të arrestohej ndërsa bëri thirrje...
Bota
21 Mars 2023, 19:52
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- 7 britanikë që udhëtuan në Turqi për të kryer një operacion për humbje peshe, por ...
Bota
21 Mars 2023, 20:00
a.l
Britani
BRITANI- Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontëështë raportuar në Britani. Mediat e huaja raportojnë se nj&eum...
Bota
21 Mars 2023, 19:48
a.l
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje. Lideri i LDK’së, L...
Bota
21 Mars 2023, 19:36
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin e ard...
Bota
21 Mars 2023, 19:28
a.l
Ali Khamenei
IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se Republika Islamike nuk është “e zemëruar&rdqu...
Bota
21 Mars 2023, 19:19
k.m.
Avdullah Hoti
BEOGRAD- Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Serbi kanë shpërndarë një lajmërim të ...
Bota
21 Mars 2023, 19:16
a.l
Parlamenti i Kosovës
KOSOVË- Nesër do të jetë dita e fundit e Fatmir Humollit si pjesë e Grupit Parlamentar të...
Bota
21 Mars 2023, 18:40
a.l
Pamje pas tërmetit në stacionin e autobusit në Karamasmas
TURQI- Tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit në Turqi që shkaktoi mbi 50...
Bota
21 Mars 2023, 19:02
F.M
Agim Ademi
KOSOVË- Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, njëkohësisht babai i këngëtarit Trim Ademi (Capital T) është shoq...