LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshjet e biznesit në Ukrainë, Prokuroria nuk do të ngrejë akuza ndaj Rudy Giulianit

Prokurorët federalë ka shqyrtuar veprimet e zotit Giuliani, ish-kryetar i bashkisë së Nju Jorkut, ndër të tjera edhe nëse kishte shkelur ligjet për lobizmin në Shtetet e Bashkuara duke shërbyer si një agjent i huaj i paregjistruar, ndërkohë që punonte për ish-Presidentin Donald Trump.

15 Nëntor 2022, 11:16 Nga d.a.
Marrëveshjet e biznesit në Ukrainë, Prokuroria nuk do të
Giuliani

SHBA – Nuk do të ngrihen akuza nga hetimi penal për marrëveshjet e biznesit në Ukrainë të Rudy Giulianit, ish-avokati personal i ish-Presidentit Donald Trump, shprehet prokuroria e Manhatanit në një dokument të dorëzuar në gjykatë të hënën.

Prokurorët federalë ka shqyrtuar veprimet e zotit Giuliani, ish-kryetar i bashkisë së Nju Jorkut, ndër të tjera edhe nëse kishte shkelur ligjet për lobizmin në Shtetet e Bashkuara duke shërbyer si një agjent i huaj i paregjistruar, ndërkohë që punonte për ish-Presidentin Donald Trump.

Agjentët federalë kontrolluan në prill 2021 apartamentin dhe zyrën e zotit Giuliani në Manhattan, duke sekuestruar celularë dhe kompjutera në kuadrin e një hetimi mbi përpjekjet e zotit Giuliani për të gjetur informacion të dëmshëm mbi kandidatin e atëhershëm demokrat për president, Joe Biden, përpara zgjedhjeve të vitit 2020.

Duke sinjalizuar se hetimi po mbyllej, agjentët e FBI-së i kthyen zotit Giuliani pajisjet elektronike të sekuestruara, tha avokati i tij në gusht. Zoti Giuliani ka mohuar të ketë bërë shkelje.

"Hetimi i jurisë së madhe që çoi në lëshimin e urdhrave të lartpërmendur ka përfunduar", shkruajti Damian Williams, prokuror në Manhattan, në një dokument të paraqitur në gjykatë të hënën. “Bazuar në informacionet që aktualisht disponon qeveria, kallëzime penale nuk do të ketë”.

Sipas një urdhri kontrolli, hetuesit amerikanë kishin kërkuar të rishikonin komunikimet e zotit Giuliani me mbi dymbëdhjetë persona, përfshirë një prokuror të rangut të lartë në Ukrainë dhe ish-presidentin e atij vendi, Petro Poroshenko.

Ata po kërkonin gjithashtu komunikime me ndonjë zyrtar apo punonjës të qeverisë amerikane në lidhje me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Marie Yovanovitch, e cila u shkarkua nga ish-Presidenti Trump në vitin 2019 pasi u vu në qendër të kritikave nga zoti Giuliani.

Prokurori Williams i kërkoi gjithashtu gjykatësit të qarkut Paul Oetken të ndërpresë emërimin e gjyqtares federale në pension Barbara Jones si një eksperte e pavarur që do të rishikonte komunikimet e zotit Giuliani për t'u siguruar që hetuesit nuk kishin informacionin e mbrojtur nga konfidencialiteti i marrëdhënies avokat-klient.

Avokatët e zotit Giuliani nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Përpjekja e zotit Giuliani për të gjetur informacion të dëmshëm për zotin Biden u përqendrua pjesërisht tek djali i tij Hunter Biden, i cili kishte qenë anëtar i bordit të kompanisë ukrainase të gazit natyror Burisma. Ata kanë mohuar të ketë patur ndonjë shkelje.

Zotit Giuliani, 78 vjeç, gjithashtu përballet me një hetim penal në nivel shteti në Xhorxhia, lidhur me përpjekjet e ish-Presidentit Trump dhe aleatëve të tij për të zhbërë humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Presidentit Biden. Zoti Giuliani në vitin 2020 u kërkoi ligjvënësve të këtij shteti të mos çertifikonin fitoren e zotit Biden në Xhorxhia. Në gusht, zoti Giuliani dëshmoi para një jurie të madhe të Qarkut Fulton pasi një gjykatës e urdhëroi atë të zbatonte fletëthirrjen për paraqitje./VOA/

rudy giuliani donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet