LIVE UPDATES
Bota

Mbajti të fshehur fëmijën për tre vite brenda një sirtari, dënohet me 7 vite burg nëna britanike: Nuk doja ta zbulonte burri ekzistencën e saj

Vogëlushja, e cila besohet se nuk ka dalë kurrë nga shtëpia, u gjet aksidentalisht nga partneri i gruas vetëm disa javë para ditëlindjes së saj të tretë. Vajza e vogël kishte pamjen e një foshnje 7-muajshe.

27 Nëntor 2024, 18:42 Nga N.F
Mbajti të fshehur fëmijën për tre vite brenda një
Vendi ku fshihej femija

ANGLI- Një nënë fshehu vajzën e saj të vogël në një sirtar krevati për tre vjet për të penguar fëmijët e tjerë dhe partnerin e saj të zbulonin ekzistencën e saj. Ajo është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg nga një gjykatë në Chester. Vogëlushja, e cila besohet se nuk ka dalë kurrë nga shtëpia, u gjet aksidentalisht nga partneri i gruas vetëm disa javë para ditëlindjes së saj të tretë. Vajza e vogël kishte pamjen e një foshnje 7-muajshe. Ajo ishte jashtëzakonisht e kequshqyer dhe e dehidratuar, ndërsa kishte probleme serioze mjekësore për të cilat nëna nuk kishte kërkuar kujdes mjekësor, duke përfshirë skuqjen e lëkurës dhe Likostoma.

Vogëlushja u pikas nga partneri i gruas kur një ditë u kthye në shtëpi pasi ajo ishte larguar. Duke dëgjuar të qara, ai hyri në një nga dhomat e gjumit dhe gjeti vajzën e vogël. Më pas ai ka njoftuar familjen e tij, të cilët kanë telefonuar autoritetet. Kur punonjësja sociale vizitoi shtëpinë, ajo e gjeti vogëlushin brenda sirtarit të krevatit. Në deklaratën e saj ajo thotë se e pyeti nënën: "A është ky vendi ku e mbani vajzën tuaj?" “Ajo m’u përgjigj ftohtë ‘po’.


Gruaja u tha punonjësve socialë dhe më pas policisë se ajo lindi fëmijën papritur në vitin 2020 pa e ditur as që ishte shtatzënë. Ajo tha se ishte shumë e frikësuar, se ishte në një marrëdhënie abuzive me babain e vajzës dhe nuk donte t'i tregonte atij se e kishte sjellë në jetë. Ajo po ashtu ka treguar se vajzën e saj nuk e ka mbajtur gjatë gjithë kohës brenda sirtarit në fjalë dhe se është kujdesur që ai të mos mbyllet kurrë. Megjithatë, ai pranoi se nuk e konsideronte vogëlushen një anëtar normal të familjes.

Në gjyq, gruaja shpërtheu në lot teksa iu referua fëmijëve të saj të tjerë, “për të cilët kujdesej mirë” dhe faktit që ata nuk jetojnë më me të. Avokati i saj përmendi gjendjen e saj të rënduar psikologjike për shkak të marrëdhënies së saj abuzive, e cila përkoi me periudhën e pandemisë. 

Sipas prokurorit Zion Michael, fëmija ushqehej vetëm me një përzierje qumështi me weetabix, të cilin nëna e tij ia dha përmes një shiringe. Nga lindja deri në moshën tre vjeçare, vogëlushja ka qëndruar vetëm për periudha të gjata pa kujdes dhe kur është lokalizuar nuk i është përgjigjur as emrit. Nëna e linte fëmijën vetëm kur i merrte fëmijët e tjerë në shkollë, gjatë orarit të punës ose kur shkonte në shtëpitë e të afërmve për pushime.

angli foshnja e fshehur ne sirtar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet