13 Dhjetor 2022, 09:44
Nga a.l
Brazil
BRAZIL- Mbështetësit e presidentit brazilian Jair Bolsonaro u përleshën me Policinë të hënën, duke i vënë flakën disa automjeteve dhe tentuan të pushtonin selinë e Policisë federale në kryeqytetin e Brazilit, Brazilia. Sipas mediave të huaja, sekretariati i sigurimit publik të Brasilias tha në një deklaratë se përleshjet shpërthyen pasi policia kreu një urdhër arresti. Më herët atë ditë, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, kishte urdhëruar arrestimin e përkohshëm të José Acácio Serere Xavante, i dyshuar për pjesëmarrje në protesta antidemokratike.
Brazil
Që kur Bolsonaro humbi zgjedhjet ndaj da Silva më 30 tetor, shumë nga mbështetësit e tij janë mbledhur jashtë kazermave ushtarake në të gjithë vendin duke refuzuar të pranojnë humbjen dhe duke kërkuar që forcat e armatosura të ndërhyjnë. Më herët të hënën, autoriteti zgjedhor i vendit i dha da Silvës dhe zëvendëspresidentit të tij një certifikatë zyrtare, duke vulosur fitoren e tyre. Bolsonaro, i cili ka pohuar në mënyrë të përsëritur se sistemi elektronik i votimit të vendit është i prirur për mashtrim dhe nuk e ka pranuar humbjen, teksa u tha mbështetësve të premten se e ardhmja e tij politike ishte në duart e tyre.
"Shkatërrimi dhe përpjekja për pushtimin e ndërtesës së Policisë Federale në Brasilia është e papranueshme," tha Flavio Dino, Ministër i ardhshëm i Drejtësisë dhe Sigurisë Publike në administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Luiz Inácio Lula da Silva.Lideri i opozitës në Senat, Randolfe Rodrigues, tha se disa protestues, të cilët ai i quajti "terroristë", ishin përqendruar rreth hotelit ku po qëndron da Silva./Dosja.al
proteste ne brazil jair bolsonaro
Bota
13 Dhjetor 2022, 10:06
d.a.
Qeveria e Kosoves
KOSOVË- Qeveria e Kosovës do të zhvillojë një mbledhje sot në orën 10:00 në lidhje me situatë...
Bota
13 Dhjetor 2022, 09:56
d.a.
Viktima
GREQI- 16-vjeçari i komunitetit rom, i cili u plagos disa ditë më parë nga një punonjës policie në Selanik, ka...
Bota
13 Dhjetor 2022, 09:48
d.a.
Peskov
RUSI- Kremlini bëri thirrje të hënën për një zgjidhje diplomatike të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës...
Bota
13 Dhjetor 2022, 09:38
a.l
Kinë
KINË- Pas lehtësimit të strategjisë strikte "zero covid” në Kinë, shumë spitale po përballen m...
Bota
13 Dhjetor 2022, 09:32
A.B
Amir Nasr-Azadani
IRAN-Futbollisti iranian Amir Nasr-Azadani mund të përballet me ekzekutimin për shkak të fushatës për t&eum...
Bota
13 Dhjetor 2022, 09:37
d.a.
Aleanca Atlantike
MAL I ZI- Aleanca Atlantike e Malit të Zi tha se nisma e Ballkanit të Hapur padyshim hap derën për një fluks m&e...
Bota
13 Dhjetor 2022, 09:26
d.a.
Ministria
IRAN- Irani ka sanksionuar zyrtarë dhe entitete të Bashkimit Evropian për mbështetje të tyre të dyshuar për te...
Bota
13 Dhjetor 2022, 09:15
d.a.
policia greke
GREQI- Një 48-vjeçar shqiptar i plagosur në një aksident trafiku pasditen e djeshme në Skopelos po trajtohet n&eum...
Bota
13 Dhjetor 2022, 09:05
a.l
Francë
FRANCË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë. Medita e huaja bëjnë me dije se një supermarket n...
Bota
13 Dhjetor 2022, 08:47
A.B
Eva Kaili
GREQI-Zhvillimet në çështjen e skandalit të Katar Gate në Parlamentin Europian po marrin formën e nj&e...