LIVE UPDATES
Bota

Mbetet në fuqi vendimi për pezullimin nga detyra të prokurores maqedonase, Vilma Ruskovska

Ruskovska kishte urdhëruar bastisjen bazuar në një thirrje anonime për gjoja “zhvatje” nga drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, por pa pasur asnjë dëshmi dhe duke shkelur procedurat e hetimit, ka thënë institucioni i Prokurorit të Republikës.

24 Gusht 2022, 21:50 Nga e.k
Mbetet në fuqi vendimi për pezullimin nga detyra të prokurores
Vilma Ruskovska

SHKUP- Këshilli i Prokurorëve të Maqedonisë së Veriut të mërkurën, më 24 gusht, ka lënë në fuqi vendimin e Prokurorit të Republikës për pezullimin nga puna të prokurores për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Antonio Jolevski, tha se ka vendosur të lë në fuqi vendimin për pezullimin “me qëllim që Ruskovska të mos mund të ndikojë në punën e prokurorëve tjerë në procedurën që po ndiqet ndaj saj dhe dy prokuroreve tjera”, të cilat me urdhër të Ruskovskën, kishin bastisura zyrat e Policisë Financiare, në mënyrë joligjore, bazuar në vlerësimet e Prokurorit të Republikës.

Ruskovska kishte urdhëruar bastisjen bazuar në një thirrje anonime për gjoja “zhvatje” nga drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, por pa pasur asnjë dëshmi dhe duke shkelur procedurat e hetimit, ka thënë institucioni i Prokurorit të Republikës.

Kjo kishte bërë që drejtori i Policisë Financiare, të ngrehë padi ndaj prokurores së krimit të organizuar, Vilma Ruskovska, e cila në ndërkohë u pezullua nga puna deri në përfundimin e hetimit. Por, nga posti dha dorëheqje edhe kreu i Policisë Financiare për të mos ndikuar në rrjedhën e hetimeve.

Megjithatë, prokurorja e pezulluar, Vilm Ruskovska para mediave më 20 gusht, pezullimin e saj e quajti “pezullim të ligjit dhe të drejtësisë” në Maqedoninë e Veriut duke akuzuar për “presione politike nga qeveritë e kaluara”, duke aluduar nga në atë që drejtohet nga ish-kryeministri, Zoran Zaev.

“Pezullimin tim e konsideroj pezullim të ligjit dhe pezullim të drejtësisë. Pavarësisht se ka pasur njoftime se rastet do të vazhdojnë me intensitet të pandërprerë, pas kësaj që më ndodhi, nuk besoj se ndonjë koleg do të vazhdojë seriozisht të veprojë për to”, ka deklaruar Ruskovska.

“Prokurorët mund të na drejtohen neve dhe të kërkojnë ndihmë në rast se ndaj tyre ka presione. Ne këtë detyrë kemi, dhe jo pretendimet për presione të jepen në media. Nuk është e drejtë të dalësh në media, të thuash se kam presione dhe mos t’i drejtohesh Këshilli të Prokurorëve se kush e bën presionin që të mund të nisim procedurë”, tha Jolevski, duke kritikuar edhe mungesën e komunikimit mes institucioneve të ndjekjes penale.

“Në këtë rast nuk kishte asnjë komunikim mes Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Prokurorit Republikan dhe arsyet për këtë do t’i mësojmë në procedurën në vijim. Nuk kishte asnjë komunikim apo bashkëpunim mes Policisë Financiare që duhet të zbulojë krimin e organizuar dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar që duhet të hetojë apo të ngre padi për raste të tilla...Për këtë duhej të njoftohej edhe Prokurori Republikan që të kapërcehet një situatë e tillë, por kjo nuk ndodhi dhe kishin një luftë mes institucioneve dhe ne akoma nuk kemi asnjë informacion mbi gjithë atë që ka ndodhur”, shtoi Jolevski.

Përplasja mes këtyre institucioneve nuk është komentuar nga Qeveria, ndërsa njohësit e çështjeve juridike kanë thënë se “konfrontimet mes tyre flasin për rrënimin e sistemit i drejtësisë” dhe se për këtë duhet të diskutojnë institucionet më të larta shtetërore, përfshirë Këshillit të Sigurisë që drejtohet nga presidenti, Stevo Pendarovski.

Marrë nga REL

maqedonia e veriut vilma ruskovska

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni