24 Gusht 2022, 19:54
Nga e.k
Superjahti "Axioma".
GJIBRALTAR- Një superjaht në vlerë prej 75 milionë dollarësh, në pronësi të oligarkut të sanksionuar rus, Dmitry Pumpyansky, është shitur në një ankand në Gjibraltar.
Kjo është shitja e parë e aseteve të sekuestruara të oligarkëve rusë, qëkur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Howe Robinson Partners, që mbikëqyri ankandin, tha më 23 gusht se ka pasur 63 oferta për blerjen e superjahtit prej 72.5 metrash, “Axioma”, që ishte sekuestruar nga Pumpyansky.
Pumpyansky është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin. Ologarkut iu sekuestrua jahti pas vendosjes së sanksioneve nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Oferta fituese dhe emri i pronarit të ri nuk është bërë publik. Detajet për shitjet do të bëhen publike pas dy javësh.
Jahti “Axioma” u sekuestrua nga Qeveria e Gjibraltarit pas pretendimeve ligjore nga banka investuese amerikane, JP Morgan, që tha se kompania e Pumpyanskyt, Pyrene Investments, i kishte borxh bankës më shumë se 20 milionë dollarë.
JP Morgan më pas i kërkoi gjykatave të Gjibraltarit që të sekuestrojë dhe më pas të shesë jahtin, duke argumentuar se Pumpyansky ishte subjekt i sanksioneve.
Pumpyansky ka qenë pronar dhe drejtor i prodhuesit të gypave të çelikut, OAO TMK, prodhuesit më të madh në botë. Po ashtu, kjo kompani është furnizuesi kryesor i kompanisë shtetërore të energjisë ruse, Gazprom. Ai u largua nga drejtimi i kompanisë pas sanksioneve të vendosura në mars.
SHBA-ja dhe BE-ja kanë vendosur sanksione ndaj oligarkëve rusë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Shtetet perëndimore kanë sekuestruar prona, superjahte dhe avionë të miliarderëve rusë që kanë lidhje me Putinin.
Marrë nga REL
dmitry pumpyansky
Bota
24 Gusht 2022, 18:28
e.k
Rebecca Aretini
ITALI- Një e re humbi tragjikisht jetën duke u ngjitur në një terren malor! Ajo aksidentalisht ra nga një shteg i ...
Bota
24 Gusht 2022, 18:13
I.A
Protesta
AFRIKA E JUGUT- Njerëzit në të gjithë Afrikën e Jugut po marrin pjesë në një grevë mbarëkomb&eum...
Bota
24 Gusht 2022, 17:40
I.A
Pandat e vogla
KINË- Dy këlyshë panda lindën të martën në një qendër mbarështimi në Kinën jugpe...
Bota
24 Gusht 2022, 17:48
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njoftuar për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën në vler&eu...
Bota
24 Gusht 2022, 17:44
e.k
Sanna Marin
FINLANDË- Sanna Marin ka këmbëngulur se ajo punon shumë si kryeministre e Finlandës, por gjithashtu duhet të...
Bota
24 Gusht 2022, 17:40
I.A
Volodymyr Zelenskyy dhe Olena Zelenska
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha sot se ukrainasit po “luftojnë pë...
Bota
24 Gusht 2022, 17:37
I.A
Lumi Danub
GJERMANI- Lumi i dytë më i gjatë i Evropës ka arritur një nga nivelet më të ulëta në 100 vjet, p&eu...
Bota
24 Gusht 2022, 17:25
I.A
Miroslav Lajcak
KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka folur pas takimeve me presidenten Vjosa O...
Bota
24 Gusht 2022, 17:22
F.M
Takimi me Lajçak dhe Escobar, Osmani: Jemi konstruktiv për njohjen e ndërsjellë
24 Gusht, 17:20
Escobar...
Bota
24 Gusht 2022, 17:05
I.A
Gabriel Escobar, Vjosa Osmani dhe Miroslav Lajçak
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me të dë...