LIVE UPDATES
Bota

Dita e Pavarësisë, DW: Ukraina po gjakoset dhe po vuan, por po qëndron në këmbë

Me një përzierje trishtimi, lotësh dhe sfidash, Ukraina feston Ditën e Pavarësisë më 24 gusht për të tetën herë në mes të luftës. Këtë herë data është një pikë kthese e veçantë, sepse në këtë ditë kaluan gjashtë muaj nga dita që kur Rusia u përpoq të shkatërronte barbarisht pavarësinë e Ukrainës.

24 Gusht 2022, 20:16 Nga e.k
Dita e Pavarësisë, DW: Ukraina po gjakoset dhe po vuan, por po
Pamje nga sheshi i Kievit

UKRAINË- Në zi dhe vuajtje, por me vullnet të fuqishëm Ukraina feston sot Ditën e Pavarësisë, gjashtë muaj pas agresionit të Rusisë. Një Ukrainë e re është shfaqur dhe fuqia e saj po rritet, mendon Roman Goncharenko.

"Pse nuk e vizitova këtë vend para luftës?", shkruante këto ditë një gazetare gjermane në Twitter. Ajo ishte e mërzitur që nuk kishte parë qytetet madhështore të Lvivit ose Odesës pa pengesa. Kjo është një pyetje që e bëjnë shumë në Perëndim, pas agresionit rus në Ukrainë me 24 shkurt. Njerëzit e medias, politikanët dhe ndihmësit e shumtë ishin gjatë kësaj periudhe për herë të parë atje. Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991, ky vend kurrë nuk ka qenë kaq shumë në qendër të vëmendjes.

Kolegja zemërohet me të drejtë. Ajo ka humbur diçka që nuk do të kthehet. Dhe këtu bëhet fjalë për më shumë se vetëm për gjurmët e dukshme të luftës. Ukraina e vjetër, post-sovjetike po vdes nga bombardimet ruse. Po vdesin njerëz, po shkatërrohen shtëpi, fabrika - dhe iluzione. Marrëdhëniet pozitive, pothuajse vëllazërore me Rusinë, nuk do të jenë kurrë të njëjta si para luftës. Nuk mund të ishte më e madhe ndarja mes dy popujve, e cila filloi pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Urrejtja dhe zemërimi do të mbahen mend për breza të tërë.

Kërcënimi më i madh në 100 vjetët e fundit

Me një përzierje trishtimi, lotësh dhe sfidash, Ukraina feston Ditën e Pavarësisë më 24 gusht për të tetën herë në mes të luftës. Këtë herë data është një pikë kthese e veçantë, sepse në këtë ditë kaluan gjashtë muaj nga dita që kur Rusia u përpoq të shkatërronte barbarisht pavarësinë e Ukrainës. Bilanci i deritanishëm: Ukraina po gjakoset dhe po vuan, por po qëndron në këmbë. Ajo po lufton!

Kërcënimi për vendin dhe popullin e tij është po aq i rëndësishëm sa ishte edhe 100 vjet më parë. Në atë kohë, bolshevikët rrëzuan pavarësinë e shkurtër të Ukrainës dhe më pas rusizuan Ukrainën sipas traditës së Rusisë cariste. A mund të përsëritet historia?

Nuk ka fije dyshimi që presidenti rus Vladimir Putin synon të bëjë pikërisht këtë. "Denazifikimi” i shpallur nga ai i Ukrainës si qëllim propagandistik nuk është gjë tjetër veçse de-ukrainizimi. Nga territoret e pushtuara nga Rusia po vijnë raporte se si çdo gjë ukrainase, veçanërisht gjuha, po shtypet dhe shkatërrohet. Plani i çmendur i Putinit është të asgjësojë Ukrainën me një luftë shkatërrimtare. Por ai do të dështojë.

"Brezi i Pavarësisë” po lufton

Bosi i Kremlinit ka nisur fushatën e tij kundër Ukrainës së vjetër. Ajo i dukej Putinit një pre e lehtë: ekonomikisht dhe ushtarakisht shumë më e dobët se Rusia, shpesh në mosmarrëveshje politike, me një shoqëri të ndarë dhe përçarë, e mbështetur vetëm me gjysmë zemre nga Perëndimi. Pjesa më e madhe e kësaj ka qenë fakt, por gabimi i Putinit ishte kolosal. Gjashtë muaj më vonë, Putini po merret me një Ukrainë të re që sapo po shfaqet në sipërfaqe. Konsolidimi ka filluar më herët, por agresioni rus përshpejtoi gjithçka. Ukraina e re po i thotë shpejt lamtumirë gjithçkaje që e ka lidhur vendin me Rusinë për dekada, madje edhe shekuj: gjuhës, emrave të rrugëve, monumenteve. Më e rëndësishmja: Ukraina e re po mëson të mbrohet. Dhe ajo po mëson shpejt.

Kjo Ukrainë e re është ushtarakisht më e fortë se kurrë më parë dhe po bëhet gjithnjë e më e fortë - me ndihmën perëndimore sigurisht, por edhe më mjetet e veta. Ndryshe nga 100 vjet më parë, Ukraina e sotme ka një avantazh vendimtar: "Brezin e pavarësisë". Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj, i lindur në Bashkimin Sovjetik, është vetëm njëri prej të "vjetërve" në moshën 44-vjeçare. Thelbi i rezistencës, megjithatë, janë të rinjtë dhe të rejat 20 deri në 30 vjeç që sakrifikojnë jetën e tyre në front, furnizojnë pa u lodhur ushtrinë si vullnetarë civilë ose kujdesen për personat e zhvendosur brenda vendit. Është një brez për të cilin gjithçka ukrainase është një çështje e qartë. Kjo është ajo për të cilën ky brez lufton dhe që e do, dhe për këto dëshiron të fitojë. Kjo Ukrainë e re është makthi i Putinit.

Marrë nga DW

ukraine

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen