LIVE UPDATES
Bota

Mbeturina shtazore vend e pa vend, fabrika jofunksionale

Se kur do të mund të fillojë me operimet dhe nga kush do të menaxhohet, nuk ka asnjë informacion zyrtar.

26 Shkurt 2023, 12:59 Nga I.A
Mbeturina shtazore vend e pa vend, fabrika jofunksionale
Mbeturina

KOSOVË- Fabrika për trajtimin e mbetjeve shtazore në Kosovë - edhe pse ka më shumë se tre vjet që është ndërtuar - nuk funksionon. Se kur do të mund të fillojë me operimet dhe nga kush do të menaxhohet, nuk ka asnjë informacion zyrtar. Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të vitit 2021 thuhet se ndërtimi i fabrikës në Komunën e Drenasit ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019, por se asaj i mungojnë ende disa pajisje, përfshirë: gjeneratorin elektrik dhe tankun për deponimin e gazit natyror.

Projekti, që kap vlerën e 7.7 milionë eurove, është realizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV), në bashkëfinancim me Zyrën e Komisionit Evropian (ZKE). Nga Zyra e BE-së në Prishtinë thonë për Radion Evropa e Lirë se “ndërtimi i objektit administrativ dhe industrial ka përfunduar në vitin 2017” dhe se ai i është dorëzuar AUV-it, si pronar i fabrikës. Furnizimin me pajisje, më pas, e ka bërë Qeveria e Kosovës.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk japin ndonjë përgjigje konkrete se pse nuk është funksionalizuar fabrika deri më tash dhe as kur pritet të funksionalizohet.

“Përmes projekteve të BE-së është duke u bërë studimi lidhur me këtë impiant, për sa u përket çështjeve teknike, ndikimit në mjedis, kostos financiare të funksionalizimit dhe mbajtjes në punë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it.

Vendimi se kush do ta menaxhojë fabrikën, ai thotë se nuk është marrë ende. Tash për tash, sipas tij, janë disa opsione: me partneritet publiko-privat, me koncesion, me tenderim ose forma të tjera.

“Këtë nuk mund ta paragjykojmë tani, apo të shprehim favore për ndonjërin nga opsionet”, thotë Thaçi.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Qeverinë e Kosovës se kur pritet të funksionalizohet kjo fabrikë dhe në çfarë forme do ta zhvillojë veprimtarinë e saj, por nuk mori përgjigje.

Në mungesë të fabrikës, mbeturinat me origjinë shtazore jo rrallëherë hidhen në kontejnerë të përbashkët në zonat urbane, duke rrezikuar direkt shëndetin publik, thonë ekspertë të fushës.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, e cila mbulon disa komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin Prishtinë, has shpesh në mbeturina të tilla që “mbështillen ose kamuflohen” nga pronarët e mishtoreve dhe thertoreve.

“Kompania ‘Pastrimi’ çdo ditë ballafaqohet me mbetje të kafshëve, të cilat hidhen nga subjekte të paidentifikuara në kontejnerë të qytetit - deri në 4.400 kilogramë për një ditë. Kurse, gjatë festave, sasia e grumbullimit arrin në 18 tonë në ditë”, thuhet në një deklaratë nga “Pastrimi”, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Aty, po ashtu, thuhet se shumë mbeturina shtazore përfundojnë si mbeturina të amvisërisë në Deponinë Sanitare në Mirash - Komuna e Obiliqit. Nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, nën menaxhimin e së cilës bie edhe ajo e Mirashit, thonë se mbeturinat e kamufluara shtazore rrezikojnë që të mbesin në natyrë për një kohë të gjatë, pa u mbuluar me sasinë e duhur të dheut.

Kryeshefi ekzekutiv në këtë kompani, Abdullah Haxhiu, thotë se kur mishtoret kanë marrëveshje me kompanitë e pastrimit, mbeturinat e tyre vijnë në mënyrë të organizuar dhe asgjësohen në vende të caktuara. Por, mungesa e klasifikimit shkakton shpesh probleme, thotë Haxhiu për Radion Evropa e Lirë. Ai u bën thirrje institucioneve që ta funksionalizojnë sa më shpejt fabrikën për trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve shtazore, sepse, siç thotë, deponitë nuk janë adekuate për këtë qëllim. Sipas Haxhiut, vendimi për hedhjen e mbeturinave nëpër zona si ajo e Mirashit ka qenë i përkohshëm.

Vendimi i tillë është marrë qysh në vitin 2013 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës. Skënder Muji, ligjërues i Lëndës Higjiena dhe Mirëqenia e Kafshëve në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se mbeturinat shtazore kërkojnë trajtim të veçantë, për shkak të rrezikut të bartjes së ndonjë sëmundjeje. Sipas tij, funksionalizimi i fabrikës për trajtimin e tyre është i domosdoshëm. Në të kundërtën, thotë Muji, mbetjet e tilla duhet klasifikohen dhe të groposen thellë, jashtë zonave të banuara dhe tokave punuese.

“... sepse, çdo produkt me origjinë shtazore, kur del në ambient të hapur, pas një kohe, mund të jetë i rrezikshëm. Ai kontaminohet dhe mund të jetë edhe bartës i sëmundjeve të ndryshme”, thotë Muji për Radion Evropa e Lirë.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, trajtimi dhe menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë në përgjithësi në Kosovë, pasi në shumë komuna nuk ka kategorizim dhe klasifikim të tyre.

Marrë nga REL

lamir thaçi skënder muji

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron