LIVE UPDATES
Bota

Mbi 300 amendamente në raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën

Për këto amendamente dhe për tekstin në tërësi do të votohet më 26 prill në takimin e Komisionit parlamentar për çështje të jashtme, ndërsa, në muajin maj, raporti duhet të shkojë për miratim në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

24 Prill 2023, 09:20 Nga I.A
Mbi 300 amendamente në raportin e Parlamentit Evropian për
PE

BRUKSEL- Plot 305 amendamente janë paraqitur nga deputetët e Parlamentit Evropian në draft-raportin vjetor për Kosovën, të cilin e ka përpiluar raportuesja nga radhët e Të Gjelbërve, Viola von Cramon. Për këto amendamente dhe për tekstin në tërësi do të votohet më 26 prill në takimin e Komisionit parlamentar për çështje të jashtme, ndërsa, në muajin maj, raporti duhet të shkojë për miratim në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Një numër i madh i amendamenteve pritet të hidhen poshtë apo të tërhiqen, sepse kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky proces tashmë është përmbyllur në Parlamentin Evropian, me miratimin e vendimit përfundimtar dhe me nënshkrimin e aktit ligjor, i cili është bërë më 19 prill mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së. Megjithatë, ka edhe amendamente nga deputetët e së djathtës ekstreme, të cilët kërkojnë që liberalizimi i vizave, por edhe procesi i zgjerimit të BE-së të mos ndodhin, sepse, sipas tyre, paraqesin rrezik për BE-në.

Për shembull, në paragrafin ku thuhet se “zgjerimi i BE-së është dëshmuar të jetë mjeti më i mirë për zgjerimin e paqes në Evropë”, deputeti gjerman nga radhët e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë, Bernhard Zimniok, ka propozuar që të thuhet se zgjerimi “ka dëshmuar të jetë një prej politikave më destabilizuese në 30 vjetët e fundit”.

Deputetët e ekstremit të djathtë nga Franca, Jean-Lin Lacapelle dhe Thierry Mariani, kanë propozuar që në tekst të raportit për Kosovën të thuhet se ”Kosova ka dhënë numrin më të madh te xhihadistëve në Siri dhe Irak nga Evropa, krahasuar me numrin e banorëve”. Edhe në të kaluarën, deputetë të këtyre rrymave kanë tentuar që në raport, Kosova të paraqitet si vend nga i cili vjen rreziku për sigurinë e Evropës, por përpjekjet e tilla nuk kanë gjetur mbështetje nga shumica në Parlamentin Evropian.

Numri më i madh i amendamenteve kërkon që të përshpejtohet procesi i zgjerimit dhe që BE-ja të ecë përpara drejt përfshirjes së Kosovës në këtë proces, po ashtu. Shumica e amendamenteve të propozuara kërkojnë që të mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe që vendet anëtare ta miratojnë vendimin në drejtim të dhënies së statusit të kandidatit.

Sikur edhe viteve të mëhershme, ka një numër të madh të amendamenteve të paraqitura nga deputetët që vijnë nga vendet, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës - sidomos Spanja - përmes së cilave kërkohet që të hiqen të gjitha pjesët e tekstit që Kosovës i referohen si shtet sovran dhe i pavarur. Në tentimet e mëhershme, kërkesat e tilla janë hedhur poshtë, sepse në Parlamentin Evropian vendimet merren me shumicë votash dhe aty ekziston një shumicë e madhe që mbështet sovranitetin e Kosovës. Për më tepër, edhe këtë herë, pritet që me tekstin e këtij raporti të ftohen pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën - Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qiproja - ta bëjnë një gjë të tillë.

Teksti i draftit të raportit, që është paraqitur nga raportuesja von Cramon, përmban pikat e përgjithshme ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por merr parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë. Në tekst, Parlamenti Evropian mirëpret “aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, që reflekton orientimin pro evropian të qytetarëve të saj dhe përcaktimin e qartë gjeopolitik”. Aty “mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës” dhe përsëritet, sikurse edhe viteve të kaluara, thirrja për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Sa i përket situatës në Kosovë, në tekst thuhet se vendi ka pasur një periudhë të stabilitetit politik pas zgjedhjeve të vitit 2021 dhe u bëhet ftesë autoriteteve të Kosovës që të ndërmarrin më shumë veprime për t’u përballur me sfidat në rrugëtimin evropian. Edhe këtu përsëritet se “dinamika e procesit të integrimit do të varet nga sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe normalizimi i raporteve me Serbinë”.

Parlamenti Evropian përshëndet përshtatjen e Kosovës me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, sidomos dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.  Parlamenti Evropian mbështet edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin e vendit për t’u përfshirë në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Në këtë tekst përshëndetet përkushtimi për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por shprehet shqetësim për gjendjen e gjyqësorit në Kosovë, që, sipas tekstit, “vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndërhyrjes së panevojshme politike”. Keqardhje shprehet për “ndikimin negativ që ka pasur atmosfera e polarizimit politik në punën e Kuvendit” dhe u bëhet ftesë deputetëve të opozitës që t’i japin fund praktikës së abstenimit.

Sa i përket lirisë së shprehjes në Kosovë, në tekst përshëndetet fakti se vendi “ka një mjedis të gjallë pluralist medial”, por shprehet shqetësim për fushata të sulmeve ndaj gazetarëve hulumtues. Në veçanti shprehet shqetësim për mungesën e lirisë së shprehjes në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - dhe dënohen ashpër sulmet ndaj gazetarëve atje. Në tekst bëhet thirrje edhe për një angazhim të sinqertë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për dialog, i cili do ta forconte besimin e ndërsjellë.

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, që zhvillohet me lehtësimin e BE-së në Bruksel, përsëritet thirrja që të dyja shtetet të angazhohen në frymën e kompromisit, për të arritur “një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, për normalizimin e marrëdhënieve, të bazuar në njohjen e ndërsjellë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.  Po ashtu bëhet thirrje për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialog, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Marrë nga REL

parlamenti evropian raporti i pe per kosoven viola von cramon

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj