LIVE UPDATES
Bota

Mbi 75 mijë punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor në SHBA nisin grevën

Një ankesë kryesore nga ata që janë në grevë është se mungesa e personelit po mbingarkon punonjësit dhe po vonon kujdesin jetik shëndetësor.

5 Tetor 2023, 08:02 Nga r.ll
Mbi 75 mijë punonjës të sistemit të kujdesit
foto ilustruese

SHBA-Më shumë se 75,000 punonjës të rrjetit të kujdesit shëndetësor Kaiser Permanente në mbarë Shtetet e Bashkuara filluan një grevë tre-ditore të mërkurën, e cila ka të ngjarë të shtyjë vizitat mjekësore, rezultatet e testeve dhe marrjen e recetave për medikamente në të gjithë vendin. Kaiser Permanente, një kompani spitalesh, farmacish dhe klinikash me qendër në Kaliforni, u shërben afro 13 milionë amerikanëve.

Koalicioni i Sindikatave Kaiser Permanente, i cili përfaqëson rreth 85,000 punonjës të kompanisë, njoftoi një grevë tre-ditore në Kaliforni, Kolorado, Oregon dhe shtetin e Uashingtonit, si dhe një grevë njëditore në Virxhinia dhe në Uashington, D.C., pasi negociatat për kontratën e punës ngecën gjatë natës. Mbi 75,000 punonjës të Kaiser Permanente pritet t’i bashkohen grevës. Bisedimet patën rifilluar të mërkurën.

Një ankesë kryesore nga ata që janë në grevë është se mungesa e personelit po mbingarkon punonjësit dhe po vonon kujdesin jetik shëndetësor.

"Po bëjmë grevë për pacientët tanë", tha Mikki Fletchall, infermiere në një klinikë Kaiser në Camarillo, Kaliforni. Rrjeti Kaiser Permanente premtoi se 39 spitalet e tij, përfshirë pavionet e urgjencës, do të qëndrojnë të hapura pasi mjekët dhe shumë infermierë nuk po bëjnë grevë. Por procedurat jo emergjente mund të vonohen dhe koha e pritjes për telefonatat tek shërbimi ndaj klientit mund të rritet.

Sindikatat e punëtorëve të rrjetit Kaiser kërkuan një pagë minimale prej 25 dollarësh për orë në gusht, e pasuar nga rritje prej 7% në dy vitet e ardhshme dhe 6.25% në dy vitet më pas. Anëtarët e sindikatës thonë se mangësitë në personel po e ndihmojnë rrjetin Kaiser Permanente të vjelë fitime masive në dëm të shëndetit të pacientëve, duke i akuzuar drejtuesit për mashtrim në negociata. Rrjeti Kaiser propozoi paga minimale nga 21 deri në 23 dollarë në orë në vitin 2024. Që nga viti 2022, Kaiser ka punësuar 51,000 punonjës dhe po kërkon të shtojë 10,000 të tjerë përpara fundit të muajit.

Të ardhurat operative të sistemit spitalor ishin 25 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të këtij viti, një rritje prej 7% nga shifrat e mëparshme. Rrjeti Kaiser ua atribuon investimeve të mençura fitimin prej 2.1 miliardë dollarësh në atë tremujor, fitim që e ndihmoi kompaninë të rimëkëmbej nga një humbje prej 1.3 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Por kompania gjigande e kujdesit shëndetësor është ende duke u mbrojtur nga fenomeni mbarëkombëtar i vendeve të paplotësuara të punës dhe rritja e inflacionit, tha kompania. Greva vjen në një vit kur janë hedhur në grevë punëtorët në sektorët e argëtimit, hotelerisë dhe transportit. Në fund të shtatorit, Presidenti Joe Biden iu bashkua grevës së punonjësve të prodhimit të automobilëve në Miçigan. Komentatorët politikë thonë se veprimi i tij ka inkurajuar sindikalistët në mbarë vendin./VOA

greve ne shba

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion