Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lirimi i tij ka ndodhur në kuadër të lirimit më të fundit të të burgosurve politikë, në mes të një ngrohje të raporteve ndërmjet Minskut dhe Uashingtonit.
BJELLORUSI- Gazetari i Radios Evropa e Lirë (REL), Ihar Losik, është liruar nga burgu, pasi ka kaluar më shumë se pesë vjet prapa grilave në kushte brutale në Bjellorusi, mbi bazën e akuzave të fabrikuara.
Lirimi i tij ka ndodhur në kuadër të lirimit më të fundit të të burgosurve politikë, në mes të një ngrohje të raporteve ndërmjet Minskut dhe Uashingtonit.
Losik mbërriti në Lituaninë fqinje më 11 shtator, bashkë me 51 të tjerë, disa orë pasi u lirua nga një burg në Bjellorusinë veriore.
"I jemi jashtëzakonisht falënderues presidentit [Donald] Trump për sigurimin e lirimit të një tjetër gazetari trim të REL-it, që mbahej padrejtësisht në burg nga autoritetet bjelloruse", tha presidenti dhe shefi ekzekutiv i REL-it, Steven Capus, nëpërmjet një deklarate nga Vilniusi.
Capus lavdëroi edhe rolin e luajtur nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zëvendësemisari i posaçëm John Coale, qeveria e Lituanisë, dhe organizatat për media të lira për "mbështetjen e tyre të vazhdueshme për gazetarët e burgosur të REL-it".
Losik, 33-vjeçar, ishte dënuar me 15 vjet burgim në dhjetorin e 2021-tës, për gjoja "organizim të trazirave masive, për pjesëmarrje në trazira masive, dhe për nxitje të urrejtjes shoqërore", si dhe për disa akuza të tjera të paspecifikuara në lidhje me trazirat që shpërthyen në Bjellorusi pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të gushtit të 2020-tës.
Losik, REL-i dhe qeveritë perëndimore kanë thënë vazhdimisht se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.
Ai ishte gjykuar bashkë me Syarhey Tsikhanouskin, bloger i popullarizuar dhe kundërshtar i mundshëm i udhëheqësit autoritar bjellorus, Aleksandr Lukashenko, të cilin dukej se mund ta sfidonte seriozisht.
Tsikhanouski u lirua nga burgu në qershorin e sivetjmë, bashkë me 13 të burgosur të tjerë, përfshirë një tjetër ish-gazetar të REL-it, Ihar Karnei.
Lirimi i Losikut ndodhi më pak se një muaj pasi presidenti amerikan, Donald Trump, telefonoi Lukashekon - hera e parë që një president amerikan në pushtet ka biseduar drejtpërdrejt me udhëheqësin e Bjellorusisë gjatë 31 vjetëve të tij në pushtet - për ta falënderuar për lirimin e të burgosurve në qershor.
Trump e përshkroi bisedën telefonike si "shumë të mirë", teksa tha se ishte diskutuar edhe për lirimin e të burgosurve të tjerë.
Në shkurt, Andrey Kuznechyk, tjetër gazetar i Shërbimit të Bjellorusisë të REL-it, u lirua pasi kaloi më shumë se tre vjet prapa grilave mbi bazën e akuzave të ngjashme.
Në më shumë se pesë vjetët që prej arrestimit, Losik, i cili punonte për Shërbimin e Bjellorusisë të REL-it, i njohur si Radio Svaboda, është përballur me izolim, dhe me trysni të mëdha fizike dhe psikologjike./REL
Vendi ku ra droni POLONI- Polonia ka vendosur kufizime në trafikun ajror përgjatë kufijve të saj lindorë me Bjellorusinë dhe ...
Foto Ilustruese SHBA- Matthew dhe Maria Raine nuk po kërkojnë vetëm kompensim financiar për vdekjen e djalit të tyre, Adam, në...
Ursula von der Leyen STRASBURG- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi gjatë fjalimit vjetor "Gjendja e Bashkimit Evro...
BELGJIKË- Kryeministri belg Bart De Wever kërkoi gjatë një takimi me ministren e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi...
RUSI- Që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia zgjodhi të sulmonte Ukrainën dhe të niste luftën më të madhe në Evrop&eum...
Charlie Kirk SHBA- Aktivisti konservator Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në spital, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një...
Charlie KirK SHBA- Pak më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në SHBA, ku në shënjestër ka qen&e...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj lajmit se Charlie Kirk është qëlluar me armë zjarri. Kirk i...
pamje nga vendngjarja SHBA- Pak më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në SHBA, ku në shënjestër...
foo ilustruese SHBA- Një ngjarje e rëndë tronditi sot Universitetin e Utah Valley në SHBA, aktivisti konservator Charlie Kirk ësht...