All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

OpenAI nën akuzë: Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët?

A luajti ChatGPT rol në vetëvrasjen e një 16-vjeçari në SHBA? Këtë pretendon familja në gjykatë kundër OpenAI për djalin e vetëvrarë. Çfarë i bën chatbot-ët kaq të rrezikshëm?

11 Shtator 2025, 09:43 Nga I.A
OpenAI nën akuzë: Chatbot-ët vërtet të sigurt për
Foto Ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Matthew dhe Maria Raine nuk po kërkojnë vetëm kompensim financiar për vdekjen e djalit të tyre, Adam, në Kaliforni. Me padinë e tyre ngritur kundër gjigantit të internetit OpenAI, ata duan gjithashtu të sigurohen që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë. Ata janë të bindur se chatbot-i ChatGPT i OpenAI kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në vdekjen e Adamit.

Në një rast të ngjashëm, një nënë nga Florida pretendon se chatbot-i i njohur si Character.AI e inkurajoi djalin e saj 14-vjeçar të merrte jetën.

Chatbot-ët janë programe të bazuara në internet që u japin mundësi edhe personave të rinj ose pa përvojë të ndërveprojnë me inteligjencën artificiale (AI), të bazuar në modele të mëdha gjuhësore (LLMs). Chatbot-ët nuk janë domosdoshmërisht të krijuar vetëm për të dhënë informacion, për të gjeneruar imazhe apo video, ose për të shkruar kode për programimin e faqeve të internetit. Ata shpesh programohen edhe për të ndërvepruar sikur duan të kënaqin bashkëbiseduesin e tyre njerëzor. Psikologia Johanna Löchner nga Universiteti i Erlangen thotë: "Chatbot-ët konfirmojnë, pranojnë, ‘japin' vëmendje dhe mirëkuptim. ... Kjo mund të shkojë deri aty sa të perceptohen si një mik i vërtetë që është me të vërtetë i interesuar. Të rinjtë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj kësaj.”

A ishte ChatGPT bashkëfajtor në vetëvrasje?

Pikërisht kjo duket të ketë ndodhur në rastin e Adam Raine. Sipas padisë ligjore, ai zhvilloi një marrëdhënie thellësisht të besueshme me chatbot-inChatGPT gjatë vetëm disa muajve. Fillimisht, në shtator 2024, bisedat kishin të bënin me ndihmën për detyrat e shkollës, por shpejt u shndërruan në tema emocionale — deri në atë pikë sa të flisnin për mendimet vetëvrasëse të Adamit.

Pjesët e publikuara të bisedave zbulojnë se inteligjenca artificiale jo vetëm që shprehu mirëkuptim, por madje në një farë mënyre e këshilloi 16-vjeçarin të mos i besonte një qenieje njerëzore. Megjithëse ChatGPT disa herë i sugjeroi Adamit të kërkonte ndihmë profesionale, ai gjithashtu përshkroi metoda vetëvrasjeje - për sa kohë që ai pretendonte se nuk bëhej fjalë për veten e tij. Në prill 2025, Adami i dha fund jetës së tij. Pak para këtij momenti, ChatGPT i shkroi: "Nuk do të përpiqem të të heq mendimet - sepse ato janë të vërteta dhe nuk dolën nga hiçi.”

Sipas padisë ligjore, prindërit akuzojnë zhvilluesin e ChatGPT, OpenAI, dhe CEO-në e saj, Sam Altman, për bashkëfajësi në vdekjen e djalit të tyre prej neglizhencës. Ata pretendojnë se versioni 4.0 i ChatGPT u publikua për të marrë përparësi ndaj konkurrencës së Google, pavarësisht paralajmërimeve të brendshme në kompani për shqetësime rreth sigurisë.

Si reagoi OpenAI?

Një zëdhënës i OpenAI shprehu ngushëllime për familjen dhe shpjegoi se ChatGPT është i programuar të referojë persona në gjendje të vështirë drejt linjave të krizës dhe shërbimeve të tjera të mbështetjes reale. Megjithatë, ai pranoi gjithashtu se këto mekanizma sigurie nuk funksionojnë gjithmonë në mënyrë të përsosur: "Ndërsa këto masa sigurie funksionojnë më mirë në biseda të shkurtra dhe të zakonshme, me kalimin e kohës kemi mësuar se ndonjëherë mund të bëhen më pak të besueshme në ndërveprime të gjata, ku pjesë të trajnimit e modelit mbi sigurinë mund të degradojnë.”

Në një postim në blog të publikuar të martën (09.09.2025), OpenAI njoftoi se po zgjeron bashkëpunimin me ekipe ekspertësh të përbërë nga qindra mjekë të specialiteteve të ndryshme. Chatbot-i synon të mësojë të përgjigjet në mënyrë më të përshtatshme për tema të tilla si çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i substancave dhe shëndeti i adoleshentëve, thuhej në postim.

Gjithashtu, u bë e ditur se gjatë 120 ditëve të ardhshme do të integrohen përmirësime konkrete në chatbot-ët. Këto do të përfshijnë zotimin që "ChatGPT t'u përgjigjen adoleshentëve me rregulla të sjelljes së modelit të përshtatura për moshën, të cilat do të jenë të aktivizuara automatikisht.” Prindërit do të kenë gjithashtu mundësinë të shohin historikun e bisedave të fëmijëve të tyre dhe të marrin njoftime nëse adoleshentët ndodhen në një krizë akute.

A është e mjaftueshme vetëm përfshirja e prindërve?

Psikologia Löchner pajtohet, se prindërit duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si fëmijët e tyre ndërveprojnë me chatbot-ët. Por realiteti, sipas saj, duket krejt ndryshe: "Shumë prindër thjesht nuk kanë kapacitet ose aftësi të mjaftueshme digjitale. Shumë të rritur as nuk e dinë si funksionojnë këto platforma.”

Löchner shtoi se shumë nga problemet që po shfaqen tani me chatbot-ët janë vërejtur prej vitesh në lidhje me rrjetet sociale: "Në vetëm disa teste, zbuluam se mekanizmat e sigurisë së chatbot-it mund të anashkalohen në mënyrë befasueshëm të lehtë - thjesht duke formuluar pyetjet pak më të tërthorta.”

Studiues të porositur nga Center for Countering Digital Hate (CCDH) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar arritën në përfundime të ngjashme. Për një studim, ata krijuan llogari që hiqeshin si 13-vjeçarë dhe kërkuan informacion për tema si vetëdëmtimi i "sigurt”, dieta të rrezikshme dhe abuzimi me alkoolin - përfshirë mënyrat për ta fshehur atë. Në shumicën e rasteve, mjaftonte të pretendohej se pyetjet bëheshin "për një mik” ose "për një projekt shkolle” për të marrë informacionin.

"Adoleshentët preferojnë më shumë të flasin me chatbot-e sesa me njerëz të vërtetë”

Ajo që i bën chatbot-ët kaq të rrezikshëm për adoleshentët, shpjegon Löchner, është fakti se ata mund të krijojnë shumë shpejt një lidhje emocionale me ta: "Nga praktika terapeutike, e dimë që tashmë ka të rinj që preferojnë të flasin më mire me një chatbot sesa me njerëz të vërtetë.”

Një studim tjetër nga Mbretëria e Bashkuar, i publikuar në korrik 2025, e konfirmon këtë. Nga 1,000 adoleshentë të pyetur, një e treta thanë se përdorin rregullisht chatbot-e. Më shumë se një e treta e tyre e përshkruan ndërveprimin me inteligjencën artificiale si një bisedë me një mik. Të miturit në gjendje më të brishtë shoqërore ishin veçanërisht të prekur. Gati një e pesta e përdoruesve të chatbot-it në këtë grup deklaruan se preferonin më shumë të flisnin me një chatbot sesa me një njeri.

Për këtë arsye, Löchner beson se është urgjentisht e nevojshme që ofruesit e chatbot-eve të bashkëpunojnë me mjekë dhe ekspertë të tjerë për të zhvilluar zgjidhje proaktive që mbrojnë në mënyrë efektive të rinjtë nga skenarë të tillë.

Qasja e re e OpenAI për të konsultuar mjekë është, pra, një hap i mirë. Por psikologia mbetet skeptike: "Interesi i këtyre kompanive nuk është shëndeti i përdoruesve, por maksimizimi i përdorimit,” tha Löchner. Ajo beson se padia mund të sjellë një ndryshim të vërtetë: "Nëse kompanitë mbahen përgjegjëse, kjo mund të shërbejë realisht si nxitje për të marrë më shumë përgjegjësi.”/DW

openai chatgpt

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci