Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo thirrje vjen një ditë pasi Izraeli kreu sulme ajrore në Doha të Katarit, duke shënjestruar zyrtarë të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Katarit që “të dëbojë apo të ndjekë penalisht terroristët” që janë në tokën e tij.
Kjo thirrje vjen një ditë pasi Izraeli kreu sulme ajrore në Doha të Katarit, duke shënjestruar zyrtarë të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“I them Katarit dhe të gjitha vendeve që strehojnë terroristë, ose t’i dëboni ose t’i sillni para drejtësisë. Sepse, nëse nuk e bëni këtë, ne do ta bëjmë”, tha Netanyahu.
Deklarata e Netanyahut vjen pasi më herët gjatë ditës ministri i tij i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se shteti do të “veprojë kundër të gjithë armiqve, kudo”.
“Nuk ka vend që ata mund të fshihen”, shkroi Katz në X. “Kushdo që ka marrë pjesë në masakrën e 7 tetorit do të mbahet përgjegjës”, tha ai, duke iu referuar sulmit që Hamasi kreu në tetor të vitit 2023 në Izrael, duke nxitur luftën në Gazë.
Hamasi tha se gjatë sulmeve në Doha të Katarit u vranë gjashtë persona, përfshirë një ndihmës dhe djali i kryenegociatorit të grupit, Khalil al-Hayya, si dhe tre roje dhe një zyrtar i sigurisë i Katarit.
Por, grupi tha se udhëheqësit e lartë i shpëtuan sulmit.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ishte pajtuar me vendimin e Izraelit për të ndërmarrë veprime ushtarake dhe e kishte njoftuar Katarin paraprakisht për sulmet.
Por, Doha tha se kishte pranuar paralajmërimin nga Uashingtoni kur sulmet kishin nisur.
Në Katar gjendet selia e byrosë politike të Hamasit.
Katari, së bashku me SHBA-në dhe Egjiptin kanë udhëhequr një sërë përpjekjesh që synojnë dhënien fund të luftës në Gazë dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga radikalët palestinezë.
Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 dhe rrëmbeu 251 të tjerë. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez – shifra që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara./REL
foto ilustruese Rebelët jemenas Huthi thanë se Izraeli ka kryer sulme të rënda ajrore në kryeqytetin e Jemenit, Sana dhe në ...
Larry Ellison SHBA- Larry Ellison ka kaluar Elon Musk si personi më i pasur në botë, pasuria e tij u rrit ndjeshëm pasi kompa...
pamje nga vendngjarja NEPAL- Situata në Nepal po vijon të bëhet edhe më rëndë me protesta shkatërruese. Pas djegies...
pamje nga protetsa NEPAL- Ish-kryetarja e gjykatës së Nepalit, e vetmja grua që mban këtë post deri më sot, tha në...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar sulmin rus në Poloni, me anë të një postimi në platform&e...
Vesna Medenica dhe Millo Bozhoviç SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e sanksioneve ish-zyrtarë nga ...
foto ilustruese RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se dronët e saj kryen një sulm të ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Lista Serbe po përpiqet të bllokojë form...
POLONI- NATO ka thënë se është në kontakt të ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë pas hyrjes së disa...
FRANCË- Tensionet janë rritur në të gjithë Francën që nga mëngjesi i sotëm, ndërsa protestat&...