LIVE UPDATES
Bota

Mbledhja e samitit të BE-së/ Më shumë municion për Ukrainën, miratohen 2 mld euro

Kriza klimatike dhe lufta agresore ruse në Ukrainë dominojnë agjendën e samitit të BE-së.

24 Mars 2023, 09:42 Nga I.A
Mbledhja e samitit të BE-së/ Më shumë municion për
Samiti i BE

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i ftuari në samitin e Bashkimit Evropian nuk i kurseu fjalët dramatike: "Ne jemi afër pikës ku do të jetë e pamundur të arrijmë objektivin 1.5 gradë. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për veprim vendimtar." Shefi i OKB-së iu referua marrëveshjes ndërkombëtare për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë deri në vitin 2030.

Pasi Këshilli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC) dhe Konferenca Botërore për Ujin parashikuan këtë javë një përkeqësim të shpejtë të kushteve klimatike dhe gjendjes së ujërave në botë, Guterres dha këtë mesazh për Bashkimin Evropian: "Ne llogarisim shumë që Bashkimi Evropian të udhëheqë. proceset e nevojshme të ndryshimit për t'u kthyer në objektivin e vitit 2030." Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje që të përshpejtohen përpjekjet për të mbrojtur klimën.

Kombinimi i krizës klimatike, efektet e luftës ruse kundër Ukrainës, pasojat e pandemisë dhe rritja e çmimeve në tregjet botërore mund të kenë pasoja fatale. "Uria dhe varfëria po rriten”, tha Guterres.

BE-ja përshëndeti faktin që Guterres kishte arritur të paktën të pengonte ndërprerjen e marrëveshjes Ukrainë-Rusi për eksportin e grurit përmes Detit të Zi.

Municione për Ukrainën

Në një video-konferencë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së u përditësuan me situatën në luftën agresionit rus kundër Ukrainës. Ata miratuan një plan për ta furnizuar këtë vit Ukrainën me një milion predha tejet të nevojshme, që kanë një kosto prej 2 miliardë eurosh. Për këtë do të përdoren fondet e BE-së. Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha në Bruksel se vendet anëtare të BE-së do të pastrojnë rezervat nga depot e tyre dhe për këtë do të kompensohen nga BE-ja.

Përveç kësaj u ra dakord që të porositen bashkërisht municione të reja tek koncernet e industrisë së armëve. Për këtë koncerneve do t'u jepen garanci për zgjerimin e kapaciteteve. Në të njëjtën kohë do të kufizohen çmimet e municioneve të artilerisë, të cilat gjatë vitit të kaluar janë dyfishuar. "Nëse bëjmë një prokurim të përbashkët, industria e armëve mund ta dyfishojë vërtet prodhimin e saj, gjë që  deri tani nuk ka ndodhur”, tha kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, e cila është veçanërisht e angazhuar për furnizimin e Ukrainës me municione.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski përsëriti thirrjen e tij për më shumë armë, më shumë avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi. Deri tani Bashkimi Evropian ka qenë përgjithësisht i kujdesshëm në këtë fushë. Polonia ka premtuar dërgimin e disa avionëve luftarakë ndërsa Gjermania vazhdon të ngurrojë.

Orban: Jo emigracionit, jo politikës gjinore, jo luftës

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, doli jashtë linjës së pjesëtarëve të tjerë të takimit duke i refuzuar furnizimet me municion për Ukrainën. Një gjë e tillë vetëm se do ta zgjaste luftën, tha Orban. Megjithatë Hungaria nuk vuri veton ndaj marrëveshjes për municionet. Orban e komentoi samitin vetëm me një postim populist në Twitter: "Jo emigrimit, jo politikës gjinore, jo luftës”.

Tema të tjera të takimit janë përveç politikës së jashtme edhe çështjet e politikës ekonomike. Të goditur nga inflacioni, çmimet e larta të energjisë dhe boshllëqet në zinxhirët e furnizimit, krerët e BE-së po shqyrtojnë mënyra për ta bërë ekonominë e BE-së më pak të varur nga Kina dhe më elastike ndaj goditjeve të jashtme. Kjo përfshin gjithashtu një reformë të tregut të energjisë elektrike në BE, temë e cila është ende e diskutueshme.

Marrë nga DW

antonio guterres okb

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë