15 Maj 2024, 19:05
Nga E. D
foto ilustruese
RUSI- Autoritetet në rajonin Tatarstan të Rusisë i mbyllën për disa orë dy aeroporte të mëdha të mërkurën, për shkak të një sulmi me dronë.
Aeroporti në kryeqytetin e këtij rajoni, Kazan, dhe një tjetër në qytetin Nizhnekamsk, u mbyllën për “arsye sigurie”, thanë autoritetet ruse.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se “një dron ukrainas i llojit avion” u rrëzua mbi rajonin Tatarstan në orën 7:30 sipas kohës lokale.
Muajin e kaluar, dronët e goditën një rafineri nafte në Tatarstan dhe një konvikt në zonën e veçantë ekonomike Alabuga, në Nizhnekamsk, e cila është vend i më shumë se 20 ndërmarrjeve industriale, përfshirë i fabrikave të inxhinierisë mekanike dhe të përpunimit të metaleve.
Raportohet se ky vend është duke prodhuar edhe dronë. Ky rajon ndodhet më shumë se 1.200 kilometra larg kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ky sulm me dronë ndodhi në të njëjtën ditë kur Rusia tha se e ka zmbrapsur një sulm të madh ukrainas në Gadishullin e Krimesë.
Guvernatori i instaluar nga Moska në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë, Mikhail Razvozhayev, tha se është zmbrapsur “një sulm masiv” ukrainas me raketa mbi qytetin e Sevastopolit.
Razvozhayev tha se disa raketa u rrëzuan mbi det dhe në zonën afër bazës ajrore të Belbekut. Edhe më herët, kjo bazë ajrore kishte qenë cak i sulmeve./REL
Bota
15 Maj 2024, 18:51
E. D
Robert Fico
SLLOVAKI- Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fi...
Bota
15 Maj 2024, 18:51
S.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti i ShBA-së Joe Biden ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare të webit të Shtëpisë së Bard...
Bota
15 Maj 2024, 18:42
E. D
foto ilustruese
GAZA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk ka krizë humanitare në qytetin Rafah në Rripin jugor të G...
Bota
15 Maj 2024, 18:40
S.B
pamje nga ngjarja
SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u qëllua ditën e sotme më armë zjarri dhe ndodhet në g...
Bota
15 Maj 2024, 18:34
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e cilësoi si të dështuar takimin në Bruksel për dinar...
Bota
15 Maj 2024, 18:32
S.B
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me atentatin që ju bë homologut të tij sllov...
Bota
15 Maj 2024, 18:15
E. D
pamje nga vendngjarja
KROACI- Një zjarr në Kroacinë veriperëndimore të mërkurën herët shkatërroi 22 varka dhe ...
Bota
15 Maj 2024, 18:06
E. D
foto ilustruese
SHBA- Ish avokati i Donald Trumpit, Michael Cohen, dëshmitari kryesor në gjyqin kundër ish-presidentit në Nju Jork, tha...
Bota
15 Maj 2024, 18:02
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti Joe Biden njoftoi se ka pranuar një ftesë nga televizioni CNN për të marrë pjesë në nj&...
Bota
15 Maj 2024, 17:46
E. D
pamje nga vendngjarja
SLLOVAKI- Është identifikuar autori që qëlloi kryeministrin sllovak Ruber Ficko. Sipas raportimeve autori i atent...