LIVE UPDATES
Bota

ME EMRA- Këta janë 8 diplomatët ndërkombëtarë që do të dëshmojnë pro Thaçit në Hagë

 Me një kërkesë i ishte afruar avokati i Hashim Thaçit gjyqtarit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Hagës. Aty kërkonte që tetë diplomatë të lartë ndërkombëtarë të ftohen për dëshmi menjëherë, pasi janë në moshë të shtyrë dhe ka rrezik që të vdesin, siç kishte ndodhur me ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright.

3 Nëntor 2022, 13:02 Nga k.m.

ME EMRA- Këta janë 8 diplomatët ndërkombëtarë

8 diplomatë të lartë ndërkombëtarë pritet t'i japin dëshmitë e tyre pro ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit po akuzohet për krime lufte nga Dhomat e Specializuara. Avokati i Thaçit tashmë i ka bërë publikë emrat e këtyre diplomatëve, të cilët i ka siguruar gazeta Nacionale. Me një kërkesë i ishte afruar avokati i Hashim Thaçit gjyqtarit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Hagës. Aty kërkonte që tetë diplomatë të lartë ndërkombëtarë të ftohen për dëshmi menjëherë, pasi janë në moshë të shtyrë dhe ka rrezik që të vdesin, siç kishte ndodhur me ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright.

Tashmë emrat e këtyre diplomatëve janë të konfirmuar. Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, e ka dorëzuar në adresën e gjyqtarit listën me emra. Gazeta Nacionale e ka siguruar këtë dokument. Diplomatët që do të dëshmojnë pro ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë: Steve Bennett – Drejtor i Departamentit të OSBE-së për Arsimim dhe Zhvillim të Policisë, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, 1999-2006; Emri i një diplomati është i redaktuar; Gjenerali Wesley Clark – Komandant suprem aleat i NATO-s në Evropë dhe komandant i përgjithshëm i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara nga viti 1997 deri në majin e vitit 2000; Jock Covey – Zëvendës i Parë i Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) nga viti 1999 deri më 2001; Michael Durkee – Këshilltar politik i komandantëve supremë aleatë të NATO-s në Evropë (SACEUR) Clark, 1998-1999; dhe Daan Everts – Shef i Zyrës së OSBE-së në Tiranë, Shqipëri dhe pastaj i Zyrës së OSBE-së në Prishtinë më 1999; Bernard Kouchner – Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), korrik 1999 deri në janar të vitit 2001 dhe William Walker – Shef i Misionit Verifikues të Kosovës të OSBE-së nga 17 tetori 1998 deri në mesin e qershorit 1999.

Në dokumentet e tjera të parashtruara, mbrojtja ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këta diplomatë, moshën dhe funksionet e tyre. Avokati i Thaçit e ka treguar rëndësinë e madhe që e kanë dëshmitë e këtyre diplomatëve.

“Siç është nënvizuar në detaje në anekse, këta 8 dëshmitarë do të dëshmojnë për çështje që janë thelbësore në rastin kundër z. Thaçi, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, rolin e z. Thaçi në ngjarjet që janë objekt i aktakuzës. Kjo përfshin strukturën, organizimin ose mungesën e tyre, të grupeve të ndryshme të individëve që përbëjnë UÇK-në, dhe atyre personave që e konsiderojnë veten si UÇK, por që në asnjë mënyrë nuk kanë pasur lidhje me UÇK-në; Shkalla e autoritetit të z. Thaçi brenda dhe mbi UÇK-në ose mungesa e saj; dhe interesin e tij për të punuar dhe për të siguruar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për të kërkuar një zgjidhje politike të konfliktit, dhe kundërshtimin e tij ndaj dhunës ndëretnike dhe vrasjeve hakmarrëse që kërcënonin atë mbështetje; autoriteti ose jo i Shtabit të Përgjithshëm mbi UÇK-në në terren dhe kapaciteti ushtarak i kësaj të fundit; çmilitarizimi dhe çarmatimi i UÇK-së pas luftës duke përfshirë edhe rolin e Thaçit në këtë; dhe shkaqet dhe natyrën e organizuar, apo mungesën e saj, të dhunës në vitin 1999. Ata gjithashtu do të dëshmojnë për sfondin historik dhe politik të konfliktit dhe situatës pas konfliktit në Kosovë duke përfshirë konferencën e Rambujesë dhe pasojat e saj dhe rolin e z. Thaçi”- thuhet në parashtrimin që është parë nga gazeta Nacionale.

Siç thuhet në njoftim, secili nga këta tetë dëshmitarë “ka pasur kontakte personale me z. Thaçi, duke punuar me të dhe aktorë të tjerë të mëdhenj, vendës dhe ndërkombëtarë, për çështjet kryesore me të cilat ballafaqohen të gjithë gjatë kësaj kohe. Ata do t'i japin dëshmitë e tyre për z. Thaçi dhe do t'i përshkruajnë ndërveprimet e tyre me të, duke i përfshirë sjelljen, qëndrimet dhe sjelljen e tij gjatë periudhës së aktakuzës që janë relevante për akuzat kundër tij”- thuhet më tutje.

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, e ka përsëritur kërkesën që ky parashtrim të pranohet dhe që këta tetë dëshmitarë të dëgjohen në sallën e gjykimit menjëherë, pasi ka rrezik që ata të vdesin.

“Shkurtimisht, para gjykimit, 8 dëshmitarët do të jepnin dëshmi të drejtpërdrejta në seancë të hapur në sallën e gjyqit të Dhomës së Specializuar të Kosovës në Hagë, para së paku njërit, por mundësisht edhe të tre anëtarëve të Trupit Gjykues (të caktuar nga Kryetari me ftesë të PTJ-së), në prani të të akuzuarit. Këta 8 dëshmitarë do të merren në pyetje kryesisht nga Mbrojtja, pasuar nga marrja në pyetje e mundshme nga mbrojtësi i të akuzuarve të tjerë, Prokuroria, mbrojtësi i viktimave dhe anëtarët/et e trupit gjykues sipas dëshirës”- thuhet në parashtrimin që e ka parë gazeta Nacionale.

“Të 8 dëshmitarët ishin të gjithë, në periudhën e aktakuzës, diplomatë të lartë ndërkombëtarë, administratorë dhe figura ushtarake që shërbenin në pozita të larta në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO); Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE); Kombet e Bashkuara (OKB); Administrata e Përkohshme e OKB-së në Kosovë (UNMIK); Misioni Monitorues i Kosovës (MVK); dhe [REDAKTUAR]. Ata kanë bashkëvepruar me z. Thaçi si në nivel profesional dhe në disa raste edhe personal. Siç është detajuar më poshtë në paragrafët 35-36, ata të gjithë do të dëshmojnë për çështjet që janë thelbësore për rastin kundër z. Thaçi, duke përfshirë strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe rolin e z. Thaçi në të dyja; çmilitarizimi dhe çarmatimi i UÇK-së pas luftës duke përfshirë edhe rolin e Thaçit në këtë; dhe shkaqet dhe natyrën e organizuar, ose mungesën e saj, të dhunës në vitin 1999”- bëhet e ditur më tutje në këtë parashtrim të mbrojtjes.

Avokati e ka përmendur rrezikun e vdekjes së dëshmitarëve, duke i theksuar rastet e Madeleine Albright-it e Richard Hoolbroke-t.

“Të 8 dëshmitarët janë të moshës së shtyrë – nga 77 deri në 87 vjeç (siç u tha më lart) – dhe me shkallë të ndryshme shëndetësore. Idealisht, Mbrojtja do t'i thërriste këta 8 dëshmitarë në rastin e saj (në mbyllje të çështjes së Prokurorisë) dhe ata do të dëgjoheshin në të njëjtën mënyrë si të gjithë dëshmitarët e tjerë të thirrur nga Mbrojtja. Megjithatë, për shkak të moshës së tyre të shtyrë, ekziston një rrezik real që provat e tyre “mund të mos jenë të disponueshme më pas në gjyq”, ose të paktën në kohën që Prokuroria të mbyllë çështjen e saj dhe të fillojë çështja e Mbrojtjes, qoftë me vdekjen e individi për shkak të pleqërisë ose paaftësisë. Në të vërtetë, Mbrojtja vëren se tashmë ka humbur dy dëshmitarë të mundshëm: ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, e cila vdiq këtë vit në moshën 84-vjeçare dhe ish-diplomati amerikan, Richard Holbrooke, i cili vdiq në vitin 2010 në moshën 69-vjeçare. Këta shembuj tregojnë nevojën reale për të ruajtur provat e këtyre 8 individëve”- thuhet më tutje në parashtrim, transmeton Nacionale.

Keohe ka alarmuar se dëgjimi i këtyre dëshmitarëve është i domosdoshëm, pasi, bazuar në numrin e dëshmitarëve të Prokurorisë, ata nuk do të mund ta nisin paraqitjen e provave të tyre para fillimit të vitit 2025.

“Në çdo këndvështrim, siç u tha më lart, nuk ka gjasa që çështja e Mbrojtjes të fillojë përpara fillimit të vitit 2025. Deri në këtë kohë, të 8 individët e listuar më sipër do të jenë në të 80-at (shumë nga mesi deri në fund të viteve 80) ose, në rastin e William Walker-it, të 90-at e tij. Për më tepër, provat e tyre, siç janë paraqitur në paragrafët 35-36, janë disa nga më të rëndësishmet që Gjykata mund të presë të dëgjojë dhe sigurisht që janë të domosdoshme për mbrojtjen e z. Thaçi”- thuhet në parashtrim.

Njëri nga këta diplomatë, sipas mbrojtjes, rezulton të jetë edhe në listën e dëshmitarëve të Prokurorisë. Sipas avokatit, do të ishte më mirë që dëshmitarët të dëgjoheshin fizikisht, por që nuk përjashtohet as mundësia e dëgjimit me video-lidhje./Nacionale

hashim thaci hashim thaci ne hage

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën