7 Tetor 2022, 14:19
Nga e.k
Presidenti i Francës, Emannuel Macron dhe liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit
PRAGË- Këshilli Evropian tha se liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit janë takuar në margjinat e samitit në Pragë dhe kanë rënë dakord për një mision civil të BE-së në kufirin e tyre të përbashkët.
Në përleshjet e muajit të kaluar mes dy vendeve, janë vrarë më shumë se 200 persona – përleshjet më vdekjeprurëse qëkur Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë gjashtëjavore më 2020 mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.
Këshilli tha në një deklaratë, më 7 tetor, se kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev u takuan në prani të presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron në margjinat e mbledhjes së parë të Bashkësisë Politike Evropiane.
Pashinian u pajtua të “lehtësojë një mision civil të BE-së përgjatë kufirit me Azerbajxhanin”, thuhet në deklaratë. Ndërsa Azerbajxhani “ra dakord të bashkëpunojë me këtë mision”.
Misioni civil i BE-së do të fillojë në fund të këtij muaji dhe do të zgjasë maksimumi dy muaj, thuhet në deklaratë. Takimi i ardhshëm i një komisioni për përcaktimin e kufijve do të mbahet në Bruksel deri në fund të këtij muaji.
Në deklaratë thuhet se të dyja palët kanë rikonfirmuar njohjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të njëra-tjetrës.
Armenia dhe Azerbajxhani edhe para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik kanë luftuar për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Më 1994, forcat armene etnike morën kontrollin e këtij rajoni, por pas një lufte më 2020, forcat e Azerbajxhanit arritën të largonin forcat etnike arme nga shumica e territorit të rajonit.
Marrë nga REL
komiteti politik evropian prage emannuel macron
Bota
7 Tetor 2022, 14:10
k.m.
Mërgim Lushtaku
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku i ka bërë sot "serum" krye...
Bota
7 Tetor 2022, 13:57
k.m.
Elon Musk
SHBA- Twitter refuzon të pranojë ofertën e rinovuar të Elon Musk për blerjen e kompanisë së mediave sociale p&...
Bota
7 Tetor 2022, 13:41
A.B
Vendngjarje
SHBA- Sulm me thikë në Las Vegas. Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë janë plagosur gjatë nj&e...
Bota
7 Tetor 2022, 13:27
A.B
Mahsa Amini
IRAN- Vdekja e Mahsa Amini, 22-vjeçares iraniane, e cila vdiq teksa ishte në paraburgim nga policia, pasi u ndalua pë...
Bota
7 Tetor 2022, 13:21
A.B
Balenciaga
SHBA- Industria e modës vazhdon të shfaqet me tendenca të çuditshme që ngrenë shumë pikëpyetje.&n...
Bota
7 Tetor 2022, 12:46
A.B
Mesuesja
SHBA- Një video tronditëse po qarkullon në rrjet. Një edukatore, në Mississippi, është filmuar teksa i tmerron ...
Bota
7 Tetor 2022, 12:54
k.m.
Foto ilustruese
Disa qindra persona në Bosnjë e Hercegovinë iu bashkuan protestës së opozitës më 6 tetor, për t&eum...
Bota
7 Tetor 2022, 12:48
k.m.
Vladimir Putin
MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin sot mbush 70 vjeç por sot ka marrë edhe një lajm të keq. Ditë...
Bota
7 Tetor 2022, 12:39
k.m.
Ramush Haradinaj
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thotë se nuk do ta votojë asnjë ligj ose marrëveshje nd&eum...
Bota
7 Tetor 2022, 12:25
k.m.
Ales Bialiatski
SUEDI- Ales Bialiatski është një aktivist i shquar bjellorus i të drejtave të njeriut, i cili aktualisht po mbahe...