LIVE UPDATES
Bota

'Më nxirrni nga këtu'/ U kthyen në simbolin e tërmetit, si mbijetuan dy fëmijët sirianë të bllokuar nën rrënoja, e motra mbronte me krahë vëllanë 9-muajsh

Rahal u përpoq t'i lironte, por kuptoi se nuk mund ta bënte i vetëm. Kështu ai filmoi dy fëmijët e bllokuar dhe ua dërgoi pamjet kolegëve të tij të Policisë, duke u kërkuar që të ndërhynin. Videoja u shpërnda shpejt nga një telefon në tjetrin, duke lënë kufijtë e Sirisë dhe duke u bërë virale, duke arritur gjithsej rreth 5 milionë shikime vetëm në Twitter dhe duke u bërë një simbol i tragjedisë në Idlib.

14 Shkurt 2023, 17:35 Nga k.m.
'Më nxirrni nga këtu'/ U kthyen në simbolin e
Jihan dhe Abdullah

TURQI- Omar Rahal dëgjoi një zë që vinte nga rrënojat, aq i dobët saqë u përpoq të kuptonte se mos ishte vetëm në kokën e tij. Atë natë, dy tërmete me magnitudë 7.8 dhe 7.6 kishin rrafshuar fshatin e tij, Harem, në provincën e kontrolluar nga rebelët të Idlib në Siri, duke rrafshuar dhjetëra ndërtesa duke përfshirë bllokun e banesave ku kushëriri i tij Mahmoud jetonte me gruan dhe shtatë fëmijët e tyre. Disa orë më vonë, Rahal, shefi i policisë lokale, nxitoi në rrënojat e shtëpisë me shpresën për të gjetur gjallë Mahmudin dhe familjen e tij. Gjatë gjithë mëngjesit ai nuk dëgjoi asnjë shenjë jete, por në orën 12:30 në veshët e ij kapën 5 fjalë të thëna nga ajo që dukej si një vajzë e vogël: Më nxirrni nga këtu.

Pak metra poshtë majës së grumbullit të mbeturinave, të ngulitura mes betonit, shtrihej vajza 5-vjeçare e Mahmud, Jinan, së bashku me vëllain e saj Abdullah 9 muajsh, të cilin ajo po e ngushëllonte nën rrënoja. Pranë tyre, e varrosur nga mbetjet e shtëpisë së saj, ishte trupi i nënës së tyre, Suaad. Rahal mund të shihte vetëm krahun e saj, me të cilin dukej se ishte përpjekur të përqafonte fëmijët e saj për t'i mbrojtur.

Rahal u përpoq t'i lironte, por kuptoi se nuk mund ta bënte i vetëm. Kështu ai filmoi dy fëmijët e bllokuar dhe ua dërgoi pamjet kolegëve të tij të Policisë, duke u kërkuar që të ndërhynin. Videoja u shpërnda shpejt nga një telefon në tjetrin, duke lënë kufijtë e Sirisë dhe duke u bërë virale, duke arritur gjithsej rreth 5 milionë shikime vetëm në Twitter dhe duke u bërë një simbol i tragjedisë në Idlib.

'Më nxirrni nga këtu'/ U kthyen në simbolin e

“Njerëzit e mi mbërritën menjëherë dhe më ndihmuan të nxirrja Abdullahun e vogël, i cili fatmirësisht kishte vetëm disa gërvishtje të vogla”, tha Rahal për Guardian.

“Por problemi ishte Jinan. Ajo ishte mbërthyer nga një pllakë betoni dhe një shufër hekuri i kishte futut në këmbë.”

Përpjekjet e shpëtimit në Idlib, i cili mbeti i izoluar nga bota e jashtme dy ditë pas tërmetit, u ngadalësuan nga mungesa e makinerive dhe ndihmave, ndërsa njerëzit ishin të detyruar të nxirrnin të dashurit me duart e tyre.

“Për të ngritur bllokun e betonit që e pengonte, ne përdorëm një 'krik', atë që përdorim për ngritjen e makinave kur duhet të ndërroni një gomë,” tha Rahal.

"Funksionoi. Por Xhina kishte ende një shufër hekuri të ngulur në këmbën e saj. Duhej të pritej.”

Ekipet e shpëtimit u përpoqën të prisnin shufrën me një teh të trashë çeliku ndërsa Jinan qante nga dhimbja. Për t'i bërë gjërat më të komplikuara, pasgoditjet tronditën sërish fshatin. Ajo pak që mbeti në këmbë nga ndërtesat, filluan të shëmbeshin.

“Ju lutem! Më largoni nga këtu,”- iu lut Jinani-burrave.

Nuk kishte kohë për të humbur.

"Ne nuk kishim zgjidhje,"- tha Rahal.

“Rrezikuam të vdisnim dhe të humbnim edhe fëmijën. Prandaj, ne vendosëm të bënim atë që nuk donim kurrë – të nxirrnim Jinan ndërsa këmba e saj ishte ende pjesërisht e shtyrë në shufër.”

Rreth orës 2 të mëngjesit të së martës, pas gati 22 orësh nën rrënoja, Jinani u tërhoq nga rrënojat.

Një javë pas shpëtimit, Guardian vizitoi Jinan dhe vëllain e saj të vogël në një spital të improvizuar në një shkollë ku po trajtoheshin fëmijët e plagosur të Haremit. Abdullahu flinte i mbështjellë me një batanije leshi, ndërsa Jihani ende me dhimbje, rrinte e shtrirë në një shtrat.

'Më nxirrni nga këtu'/ U kthyen në simbolin e

Plaga në këmbën e saj është shumë e rëndë”, tha mjeku i saj, Waxhih al-Karrat.

“Jinan mund të mos ecë më kurrë si më parë. Unë nuk do të të gënjej. Nëse plaga nuk përmirësohet, ne mund të detyrohemi t'ia presim këmbën.”

Pas publikimit të videos, disa media raportuan gabimisht se babai i Jinan ishte ende gjallë. Fatkeqësisht nuk është kështu.

"Xhinani dhe Abullah janë të vetmit që kanë mbetur gjallë nga familja,"-tha Rahal në lot. Dy fëmijët i janë besuar xhaxhait dhe gruas së tij.

Jinan dhe vëllai i saj janë dy nga shumë fëmijë që mbetën jetimë nga tërmeti në Idlib. 

"Është një tragjedi," tha Karrat me zë të ulët.

“Jinan e di se ajo ka mbetur vetëm me vëllain e saj. Por i sheh edhe këta fëmijë këtu, pranë shtratit të Xhinanit, që janë jetimë. Dhe shumica ende pyesin se ku janë prindërit e tyre dhe kur do të vijnë t'i takojnë. Së pari, ne duam t'i trajtojmë mirë. Pastaj, në një moment, ne do të detyrohemi t'u themi atyre të vërtetën.”

Marrë dhe përkthyer nga TheGuardian

siri termet ne turqi


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet