Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“Më ofenduan”/ Ministrja e sapoemëruar e Arsimit u drejton gishtin e mesit protestuesve kundër Johnson
Ajo është vënë në qendër të kritikave, pasi është filmuar duke u treguar gishtin e mesit protestuesve të fushatës “Bye Boris” që ndodheshin përpara Downing Street, duke pritur rezultatin e mbledhjes që vendosi fatin e Kryeministrit.
10 Korrik 2022, 15:18Nga k.m.
Andrea Jenkyns
BRITANI E MADHE- Ministrja e re e Arsimit, Andrea Jenkyns thotë se ajo ngriti gishtin e mesit para një turme jashtë Downing Street, si një përgjigje ndaj thirrjes së turmës. Ajo është vënë në qendër të kritikave, pasi është filmuar duke u treguar gishtin e mesit protestuesve të fushatës “Bye Boris” që ndodheshin përpara Downing Street, duke pritur rezultatin e mbledhjes që vendosi fatin e Kryeministrit.
Deputetja konservatore e ka mbrojtur gjestin e saj ndaj turmës së protestuesve kundër Boris Johnson, duke thënë: E humba durimin, sepse më ofenduan. Kjo është vetëm njerëzore.
Deputetja konservatore dhe ministrja e re e Arsimit e sapoemëruar, gjithsesi ka pranuar se ajo ‘duhej të kishte treguar më shumë qetësi’ gjatë incidentit./ Marrë nga BBC