12 Qershor 2023, 09:50
Nga a.l
Milojko Spajiç
MAL I ZI- Milojko Spajiç, pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Malit të Zi. Partia e tij proevropiane Lëvizja “Evropa Tani”, me të cilën ai garoi arriti të marrë 26 për qind ose 24 mandate në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme datë 11 qershor. Nëse do të arrijë të krijojë një koalicion qeverisës, Spajiç do të vendoset në krye të qeverisë Malazeze.
Por, kush është Milojko Spajiç?
Milojko Spajiç, ka lindur më 24 shtator 1987, në Pljevlja. Ai ka qenë ministër i Financave dhe Mirëqenies Sociale, nga 4 dhjetori i vitit 2020 deri në 28 prill 2022, në qeverinë e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiç.
Studimet i ka mbaruar në Universitetin e Osakës në Japoni, ku studioi ekometrinë në gjuhën japoneze si bursist i Qeverisë së Japonisë. Specializimin 35 vjeçari e kreu në Francë në shkollën e biznesit HEC Paris.
Pas diplomimit, Spajiç punoi në Shtetet e Bashkuara në Wall Street, në Paris dhe Tokio. Para se të hynte në politikë, Spajiç ka punuar edhe për “Goldman Sachs”, një grup bankar global që merret me investime bankare, tregtimin e letrave me vlerë dhe shërbime të tjera financiare, kryesisht me klientët institucionalë, thuhet në faqen zyrtare të qeverisë malazeze. /Dosja.al
zgjedhje ne mal te zi 2023 milojko spajic
Bota
12 Qershor 2023, 09:39
m.s
Nicola Sturgeon
SKOCI- Ish-kryeministrja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Nicola Sturgeon, dikur ishte liderja më popullore në bot&eum...
Bota
12 Qershor 2023, 09:44
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- Kanë nisur sërish protestat në veri të Kosovës. Serbët janë mbledhur para selive komunale n...
Bota
12 Qershor 2023, 09:45
A.B
27 ministrat e brendshëm të BE-së negociuan të enjten gjatë gjithë ditës në takimin e Këshillit në Luksembur...
Bota
12 Qershor 2023, 09:33
a.l
Kim Jong Un
KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është zotuar se do “t’ia mbajë dor&...
Bota
12 Qershor 2023, 09:25
a.l
Lodra
Një mega-operacion i zhvilluar së fundmi nga EUROPOL në bashkëpunim me 'Gurdia di Finanza' ka çuar në sekuestrimin e ...
Bota
12 Qershor 2023, 09:16
m.s
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINE- Tre persona u vranë dhe dhjetë persona u plagosën në një sulm në rajonin juglindor të...
Bota
12 Qershor 2023, 09:18
a.l
Vrasje në SHBA
SHBA- Një ngjarje e rëndë është raportuar në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se një 14-vje&cced...
Bota
12 Qershor 2023, 09:18
A.B
Peshqit
SHBA- Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në Teksas. Plazhuesit në zonën e Gjirit u përballën me një ...
Bota
12 Qershor 2023, 09:10
a.l
Peshk
SHBA- Një fenomen i pazakontëështë raportuar në Teksas. Mijëra peshq të ngrodhur kanë dalë në bregu...
Bota
12 Qershor 2023, 08:42
a.l
Dritan Abazoviç
MAL I ZI- Koalicioni URA i Dritan Abazoviç i cili mori 11 mandate në zgjedhjet parlamentare thotë se do të jen...