LIVE UPDATES
Bota

Më shumë se një shifër/ REL: Çfarë fshihet pas rënies së pjesëmarrjes në zgjedhje?

Analisti Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” në Prishtinë e përkufizon këtë fenomen si një “abstenim revoltues”. Sipas tij, qytetarët nuk zgjodhën të ndëshkojnë vetëm një parti - as pushtetin, as opozitën.

10 Qershor 2026, 14:54 Nga E. D

Më shumë se një shifër/ REL: Çfarë fshihet pas

Mbi 1.2 milion qytetarë të Kosovës zgjodhën të mos votojnë. Në një vend ku dalja në zgjedhje ka qenë tradicionalisht e lartë, kjo nuk është thjesht një statistikë - është zile alarmi për sistemin politik, thonë njohësit e zhvillimeve politike dhe sociale. Zgjedhjet e 7 qershorit prodhuan një nga nivelet më të ulëta të pjesëmarrjes në vitet e fundit, duke ngritur, sipas tyre, pyetje serioze për përfaqësimin, besimin dhe funksionimin e demokracisë. Nga 1.959.962 qytetarë me të drejtë vote, vetëm 726.071 votuan, ose 37.05%, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Krahasuar me rreth 45% pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit të kaluar, rënia është e ndjeshme.

Abstenimi si revoltë

Sociologu Besim Gollopeni nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë të Jugut, e sheh këtë rënie si pasqyrim të drejtpërdrejtë të zhgënjimit të qytetarëve ndaj klasës politike. Sipas tij, fakti që këto janë zgjedhjet e treta brenda më pak se një viti e gjysmë - pas atyre të 9 shkurtit 2025 dhe zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit - ka prodhuar lodhje të theksuar tek elektorati.

“Thirrjet e shpeshta për votim perceptohen si shenjë e një sistemi që nuk arrin të funksionojë normalisht”, vlerëson ai për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në uljen e motivimit për pjesëmarrje.

Analisti Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” në Prishtinë e përkufizon këtë fenomen si një “abstenim revoltues”. Sipas tij, qytetarët nuk zgjodhën të ndëshkojnë vetëm një parti - as pushtetin, as opozitën.

“Ata, thjesht, ndjenë se nuk përfaqësohen nga asnjëra palë dhe qëndruan në shtëpi. Ky është një reagim racional ndaj një politike që nuk prodhon zgjidhje konkrete”, thekson Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Kriza e besimit dhe cikli i pafund i krizave
Përtej lodhjes zgjedhore, Gollopeni nënvizon edhe një problem tjetër: krizën e besimit në politikë.

“Vitet e fundit janë karakterizuar nga vështirësi në formimin dhe funksionalizimin e institucioneve, kriza të përsëritura politike dhe një perceptim i përhapur se, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, jeta e qytetarëve nuk ndryshon”, thotë ai.

Ky perceptim, i kombinuar me rritjen e kostos së jetesës, pasigurinë ekonomike dhe emigrimin, ka zhvendosur fokusin e qytetarëve larg politikës.

“Vëmendja zhvendoset nga politika te sfidat e përditshme. Dhe kjo e bën pjesëmarrjen në zgjedhje më pak ose aspak prioritare, sidomos për të rinjtë ose për ata që ndihen të shkëputur nga proceset institucionale”, shton ai.

“Zile zgjimi” për partitë politike

Rënia e pjesëmarrjes u vlerësua si shqetësuese edhe nga misionet ndërkombëtare dhe organizatat vendore.

Misioni vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) e cilësoi këtë trend si një “zile zgjimi” për subjektet politike, ndonëse procesin zgjedhor e vlerësoi si të qetë dhe profesional.

Organizata “Demokracia në Veprim” (DnV) vlerësoi, po ashtu, se zgjedhjet e fundit u mbajtën në një klimë të qartë lodhjeje zgjedhore dhe me interesim dukshëm më të ulët krahasuar me proceset e fundit.

Një nga faktorët, sipas saj, mbetet edhe mungesa e ofertave të reja politike dhe riciklimi i të njëjtave figura dhe premtime gjatë fushatave.

Vetë partitë nuk e adresuan drejtpërdrejt këtë fenomen, ndërsa për të tërhoqën vëmendjen disa përfaqësues diplomatikë në vend.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë se “pjesëmarrja e dukshme e ulët në zgjedhjet e së dielës tregon se durimi i qytetarëve me politikanët po shteron”.

Rezultatet dhe ndryshimet

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli e para me rreth 42% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me rreth 21%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 17%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me rreth 7% dhe Lista Serbe me rreth 6%.

Këto rezultate, ndonëse nuk përfshijnë votat e diasporës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, tregojnë disa ndryshime në pozicionim krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) konsideron se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje tregon angazhim qytetar dhe legjitimitet të sistemit politik, ndërsa rënia e saj, sidomos në mesin e të rinjve, është trend në shumë vende.

Në një raport të publikuar nga OECD-ja në vitin 2024 thuhet se një në katër të rinj nuk ka fare interes për politikën, krahasuar me një në pesë për të gjitha grup-moshat.

“Midis fillimit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2020, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në të gjithë OECD-në ra nga 75% në 65% mesatarisht”, sipas këtij raporti.

Ngjashëm, edhe një analizë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) tregon se pjesëmarrja globale në zgjedhje ka rënë nga rreth 65% në vitin 2008 në rreth 56% më 2023, duke reflektuar rritjen e skepticizmit ndaj proceseve demokratike.

Si të rikthehet besimi?

Për ekspertët, rënia e pjesëmarrjes është sfidë politike që kërkon zgjidhje të thella.

Kamberi përmend mundësinë e reformave në legjislacionin zgjedhor, duke përfshirë edhe modele si votimi i detyrueshëm, i aplikuar në vende si Belgjika.

“Ajo që është e qartë, është se duhet rishikim apo një reformë e thellë e legjislacionit në fuqi për zgjedhjet”, pohon Kamberi.

Për Gollopenin, çelësi mbetet te besimi.

“Qytetarët duhet të shohin se zgjedhjet prodhojnë zgjidhje, jo kriza. Vetëm atëherë pjesëmarrja mund të rritet”, thotë ai.

Ai paralajmëron se abstenimi, megjithëse i kuptueshëm si reagim, në fund është një zgjedhje që mund t’i dëmtojë vetë qytetarët.

“Nëse tërhiqemi nga proceset elektorale, rrezikojmë të prodhojmë situata edhe më të pafavorshme për mirëqenien tonë”, përfundon Gollopeni./REL

Sondazh

Poll

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën