27 Maj 2022, 19:20
Nga DOSJA
Karl Nehammer
AUSTRI- Presidenti rus Vladimir Putin ka siguruar kancelarin austriak Karl Nehammer se do të bëhet një shkëmbim i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Të dy liderët diskutuan mundësitë për shkëmbimin e të burgosurve gjatë një telefonate 45-minutëshe të premten, sipas një deklarate nga Kancelaria austriake. Sipas kancelarisë, Putin "e siguroi" udhëheqësin austriak se përpjekjet për shkëmbimin e të burgosurve të luftës do të intensifikohen, duke shtuar se ai ishte optimist se një shkëmbim i tillë do të ishte sërish i mundur së shpejti.
Kancelaria austriake shtoi se Nehammer ka marrë "sinjale pozitive" nga Putin se do të gjendet një zgjidhje për të lejuar eksportin e mallrave ukrainase përmes porteve detare të Detit të Zi.
Putin i tha gjithashtu Nehammerit se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) do të ketë akses të lirë te të burgosurit e luftës, duke kërkuar që kjo qasje t'u jepet edhe të burgosurve rusë të luftës në Ukrainë.
"Udhëheqësi rus i dha homologut të tij austriak një vlerësim të situatës në kontekstin e operacionit special ushtarak në vazhdim për të mbrojtur Donbasin", tha Kremlini në njëdeklaratë.
Sipas Kremlinit gjatë bisedës, u riafirmua angazhimi i Rusisë për të përmbushur detyrimet kontraktuale për furnizimet me gaz natyror në Austri.
(d.a/dosja.al)
Bota
27 Maj 2022, 19:11
Foto ilustruese
GJENEVË- Ekspertët janë alarmuar për situatën e pazakontë të shpërthimeve të lisë s&...
Bota
27 Maj 2022, 19:06
Ukraine
UKRAINË- Nëse sapo po na bashkoheni, këtu janë zhvillimet më të fundit nga Ukraina:
Kryesoret
Forcat ruse kanë...
Bota
27 Maj 2022, 18:57
Perplasje ne Izrael
IZRAEL- Të paktën 90 persona u plagosën sot në përleshjet me forcat izraelite në Bregun Perëndi...
Bota
27 Maj 2022, 19:01
Dmytro Kuleba
UKRAINË- Në një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken të premten. BBC shkruan se k&eum...
Bota
27 Maj 2022, 18:52
Vulin
SERBI- Një grup i organizatave joqeveritare dhe individëve nga Beogradi dhe Kosova dënuan, siç njoftuan më 27 maj, gjuh&eu...
Bota
27 Maj 2022, 18:48
Christopher Cavoli
SHBA- Gjenerali amerikan Christopher Cavoli, i emëruar si Komandanti Suprem i NATO-s, tha gjatë një seance dëgjimore...
Bota
27 Maj 2022, 18:34
Ben Grant
UKRAINË- Djali i një ish-deputeti konservator të Marinës Mbretërore besohet të jetë pjesë e një ekip...
Bota
27 Maj 2022, 18:30
Vladimir Putin
RUSI- Vladimir Putin tashmë e ka humbur luftën që mendonte se do ta fitonte brenda një jave, tha ish-agjenti i...
Bota
27 Maj 2022, 18:24
Anijet greke
GREQI- Në autoritetet greke mbizotëron ankthi pasi është kominukuar bastisja e dy anijeve greke në Gjirin Persik...
Bota
27 Maj 2022, 18:17
HAGË- Avokati i ish-drejtuesit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur rreth dënimit të tij me 4 vite burg që jua dha rreth...