21 Qershor 2023, 11:01
Nga I.A
Aleksandër Vuçiç
RUSI- Media ruse RIA Novosti shkruan se autoritetet serbe po marrin kërcënime nga jashtë, për ndalimin e policëve të Kosovës. Media shkruan se tre policë të Kosovës u arrestuan në territorin e Serbisë qendrore. Sipas tekstit, autoritetet serbe kanë raportuar se ata janë ndaluar nga pjesëtarë të njësisë antiterroriste (SAJ) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Të premten, një gjykatë në Kraljevë u dha atyre 30 ditë paraburgim “me dyshimin për armëmbajtje pa leje”.
“Nuk mund të fle natën, fjalë për fjalë fizikisht. Nuk i kam thënë askujt se çfarë kërcënimesh janë bërë ndaj Serbisë pas arrestimit të tre policëve të Kosovës. Më kanë thënë se kërcënimet do të realizohen të premten, të shtunën, të hënën nëse ata nuk lirohën. Unë personalisht i kam takuar. U kam thënë që të mos e dënojnë vendin tim. Po thonë që nuk po i lirojmë se janë të rrahur, të lënduar, të gjithë të mavijosur, gjysma e mediave evropiane e kanë raportuar, gënjejnë, askush nuk i ka prekur, pinë Coca-Cola, hanë ëmbëlsira, rrush, pjeshkë, çfarë të duan. Ne mund t’ju tregojmë. Por ne jemi ende zuzar dhe të egër”, tha presidenti serb.
Shkrimi
Situata në komunat në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar prej datës 26 maj, ku serbët prej ditësh vazhdojnë të kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të hyjnë në ndërtesat komunale. Tensionet u përshkallëzuan në datën 29 maj, kur trupat e KFOR u përplasën fizikisht me protestuesit serbë. Situata u përkeqësua edhe më tej më 14 qershor pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga Serbia. Efektivët kanë dalë para gjykatës serbe dhe janë lënë në paraburgim për 30 ditë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas arrestimit të tre policëve të njoftoi për një takim urgjent në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, për zgjidhjen e krizës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e caktuar nga Borrell, ndërsa kryeministri i Kosovës është akoma i pavendosur. BE ka bërë thirrje që të dyja palët të marrin pjesë në takimin në Brukse ose do të përballen me pasoja.
aleksander vucic tensione në veri të kosovës
Bota
21 Qershor 2023, 10:52
I.A
Ana Brnabiç
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, u kërkoi mbrëmë liderëve të Bashkimit Evropian që...
Bota
21 Qershor 2023, 10:42
f.i
burgu ne Honduras
SHBA- 41 gra në një burg të Hondurasit kanë humbur jetën si pasojë e një përleshje mes banda...
Bota
21 Qershor 2023, 10:33
I.A
Pikat kufitare
KOSOVË- Pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë e Merdarë janë zhbllokuar për qarkullimin e automjeteve. Kjo &...
Bota
21 Qershor 2023, 10:21
I.A
Miroslav Lajçak
SHBA- Emisari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak ka njoftuar se është takuar me dy zyrtarë t&e...
Bota
21 Qershor 2023, 10:02
I.A
Joseph Borrell dhe Albin Kurti
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon kritikat ndaj ndërmjetësve të dialogut, në prag t...
Bota
21 Qershor 2023, 10:01
k.m.
Joe Biden
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka vendos...
Bota
21 Qershor 2023, 09:48
I.A
Antonio Guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka deklaruar se është i zhgënjyer me mëny...
Bota
21 Qershor 2023, 09:42
I.A
Jens Stoltenberg
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u zotua se Aleanca do të ndihmojë më...
Bota
21 Qershor 2023, 09:19
k.m.
Nëndetësja
SHBA- Një zhytës me përvojë, i cili shkoi vetë në oqean për të parë rrënojat e Titan...
Bota
21 Qershor 2023, 08:49
I.A
Foto ilustruese
GJERMANI- Së pari të ashtuquajturët "Qytetarët e Rajhut" e tani edhe lëvizja Anastasia. Zyra Federale pë...