Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Senatori Rubio momentalisht shërben si nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin. Ai gjithashtu është anëtar i Komisionit për Marrëdhënieve me Jashtë. Sipas burimeve të cituara nga disa media, Trump ka zgjedhur ligjvënësin republikan Mike Waltz për postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare. Waltz njihet për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Kinës.
SHBA- Donald Trump pritet të zgjedhë senatorin Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit, sipas disa burimeve të cituara nga disa media amerikane. Nëse kjo konfirmohet atëherë politikani nga Florida do të jetë hispaniku i parë që do të shërbejë si kryediplomat amerikan, sapo presidenti i zgjedhur republikan të marrë detyrën në janar.
Senatori Rubio momentalisht shërben si nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin. Ai gjithashtu është anëtar i Komisionit për Marrëdhënieve me Jashtë. Sipas burimeve të cituara nga disa media, Trump ka zgjedhur ligjvënësin republikan Mike Waltz për postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare. Waltz njihet për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Kinës.
Një tjetër vendim për kabinetin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, sipas dy burimeve të rrjetit CNN, është përzgjedhja e Guvernatores së Dakotës së Veriut Kristi Noem për postin e Sekretares së Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
Ashtu si edhe Senatori Rubio, Guvernatorja Noem ishte përmendur si kandidate e mundshme e zotit Trump për postin e Nënpresidentes gjatë fushatës zgjedhore. Ajo momentalisht është në mandatin e saj të dytë si guvernatore pas një fitoreje bindëse në vitin 2022.
Ndërkaq, nga lista e ngushtë e kandidatëve të zotit Trump për Sekretar Shteti, Senatori Rubio është politikani që ka folur më hapur për një politikë të jashtme më të ashpër ndaj kundërshtarëve gjeopolitikë të Amerikës, përfshirë Kinën, Iranin dhe Kubën.
Gjatë viteve të fundit ai ka zbutur disa nga qëndrimet e tij për t'iu përshtatur atyre të zotit Trump. Presidenti i zgjedhur akuzon presidentët e kaluar të Shteteve të Bashkuara se e kanë angazhuar Amerikën në luftra të kushtueshme dhe të panevojshme dhe ka folur në mbështetje të një politike të jashtme më të përmbajtur.
Ndërsa zoti Trump njihet për qëndrimet e tij të paparashikueshme dhe si një person që mund të ndryshojë mendjen edhe në minutën e fundit, deri të hënën ai dukej se ishte i vendosur në zgjedhjen e zotit Rubio për Sekretar Shteti, sipas burimeve, të cilët folën në kushte anonimiteti për disa media.
Përfaqësuesit e zotit Trump dhe Senatorit Rubio nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Administrata e re do të përballet me një botë më të paqëndrueshme dhe më të rrezikshme se sa ishte kur zoti Trump mori detyrën në vitin 2017. Luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme po vazhdojnë ndërsa Kina vazhdon të lidhet më ngushtë me armiqtë e Uashingtonit, Rusinë dhe Iranin.
Kriza e Ukrainës do të jetë pika kryesore në programin e Sekretarit të ardhshëm të Shtetit. Pesëdhjetë e tre vjeçari Rubio ka thënë në intervistat e fundit se Ukraina duhet të kërkojë një zgjidhje të negociuar me Rusinë në vend që të përqëndrohet në rimarrjen e të gjithë territorit që Rusia e ka pushtar në dekadën e fundit. Ai ishte gjithashtu një nga 15 senatorët republikanë që votuan kundër një pakete ndihmash ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, të miratuar në muajin prill.
Ndërsa Senatori Rubio është kandidati që ka folur më shpesh për politika më të ashpra të jashtme, zgjedhja e tij e mundshme megjithatë nënvizon një ndryshim të rëndësishëm në pikëpamjet e politikës së jashtme republikane nën zotin Trump.
Dikur partia e zyrtarëve që flisnin më shumë në favor të ndërhyrjeve ushtarake dhe një politikë të jashtme që tregon muskujt, shumica e aleatëve të zotit Trump tani flasin për përmbajtje, veçanërisht në Evropë. Shumë republikanë ankohen që aleatët e Amerikës në Evropë nuk po investojnë sa duhet në mbrojtjen e tyre.
“Unë nuk jam në anën e Rusisë, por fatkeqësisht realiteti është se mënyra se si do të përfundojë lufta në Ukrainë është me një zgjidhje të negociuar” tha Senatori Rubio për rrjetin NBC në muajin shtator.
Përzgjedhja e zotit Rubio ka rëndësi brenda Shteteve të Bashkuara dhe në arenën ndërkombëtare. Kandidati republikan Trump mundi Nënpresidenten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit pjesërisht duke rritur mbështetjen në mesin e votuesve latino-amerikanë, të cilët kishin votuar me shumicë dërrmuese për demokratët në ciklet e mëparshme zgjedhore. Ky grup votuesish, megjithatë janë bërë një grup demografik gjithnjë e më i larmishëm në kuptimin politik, me gjithnjë e më shumë latino-amerikanë që votojnë republikanët.
Duke zgjedhur Senatorin Rubio për një rol kyç në politikë, Presidenti i zgjedhur Trump mund të vazhdojë të konsolidojë mbështetjen në mesin e hispanikëve dhe të bëjë të qartë se ata kanë një vend në nivelet më të larta të administratës së tij. Nëse konfirmohet, Senatori Rubio ka të ngjarë t'i kushtojë një rëndësi shumë më të madhe Amerikës Latine se çdo sekretar i mëparshëm i shtetit, tha Mauricio Claver-Carone, një aleat i tij dhe ish-president i Bankës Ndër-Amerikane për Zhvillim.
“Kjo është koha kur Amerika Latine do të ketë vëmendjen më të madhe në historinë e çdo presidence të Shteteve të Bashkuara. Është me rëndësi historike”, tha zoti Claver-Carone./VOA
Murtezani MAQEDONI- Ministri për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Orhan Murtezani, thotë se Raporti i Progresit i ...
Njerëz të plagosur shihen në rrugë pas sulmit me një automjet jashtë një qendre sporti në Zhuhai të Kinës. ...
Foto ilustruese FERIZAJ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj, ku një person ka sulmuar me thikë 4 ...
Artane Rizvolli KOSOVA- Prokuroria Speciale ka konfirmuar se Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është marrë në pyetje mesdit...
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. BAKU- Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shteti i të cilit është nikoqir i Konferencës...
Senatori Marco Rubio SHBA- Forcat e armatosura amerikane “ndaluan nazizmin dhe komunizmin” dhe “të këqija të tjera, si spa...
Olaf Scholz GJERMANI- Partitë më të mëdha politike të Gjermanisë kanë rënë dakord për një kalendar q...
Kaja Kallas BRUKSEL- Kandidatja për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të...
Minsitri izraelit i Mbrojtjes IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz ka theksuar se Izraeli do të vazhdojë të godasë Hezbollahun me ...
Foto ilustruese GREQI- Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 00:...